Kina, emër i gjinisë femërore («Ash is purest white» – film kinez me regji te Jia Zhang-ke)


MV5BMzIyZTIzNmItZGIwMS00MGViLWEzZTgtYTBiYTYwMTI4YjgzXkEyXkFqcGdeQXVyMjUzMTYzMDI@._V1_UX182_CR0,0,182,268_AL_

Duke qene se nga njera anë i kam parë te gjithe filmat e Jia Zhang-ke-së (regjizori-simbol i kinematografise autoriale kineze !) por duke qene se nga ana tjeter kam qene disi i zhgenjyer me «Mountains may depart», filmin e tij te fundit, nuk e mohoj se hezitova te shkoj te shoh punen e fundit te tij.

«Ash is purest white» ishte ne listen e 20 filmave per Palmen e Arte në festivalin e parafundit te filmit në Kanë (dmth në 2018) dhe habitem qe nuk e fitoi atë, po te marrim parasysh kendveshtrimin e jurive te atij eventi si dhe nje far’ konsensusi qe propozon filmi (do shpjegohem me poshte se per ç’e kam fjalen), shto faktin qe regjizori ne fjale eshte nje frekuentues tradicional i atij festivali.

Gjithsesi, «Ash is purest white» eshte shume më pak monumental se «Mountains may depart», shume më pak i influencuar estetikisht nga Hollywoodi apo kinematografia europiane dhe, per fat, shume më teper intimist dhe minimalist. Pra shume më teper Jia Zhang-ke-ist.

***

Image associéeHistoria :
Ngjarjet zhvillohen ne Datong, nje qytet prej 3 miljon banoresh te provinces kineze te Shanxi-së, ne veri-lindje te Kines, jo fort larg Pekinit. Behet fjale per nje histori te veshtire dashurie midis Qiao-s, nje ish-kercimtareje (rol i luajtur nga  Zhao Tao, muza artistike e regjizorit prej vitesh!) dhe Bin-it, nje gangsteri provincial.
Ngjarja shtrihet në 17 vite (2001-2017).

***

Po ta mendosh mire, në fund te fundit filmi eshte nje polar (film policor), por qe na shfaqet para syve si portreti i nje gruaje.

Po shpjegohem : zhanri i stermadh i dramës (drama, ne anglisht) ka nje nëndarje qe quhet «portret-gruaje» (sikurse ka dhe nendarje te tjera si «portret femije» apo adoleshenti apo burri… etj).

Biles jemi qe jemi, ja nje top20 subjektiv imi i filmave «portret-gruaje» :

1. Wanda – film amerikan me regji te Barbara Loden (Loden ishte gruaja e te famshmit Elia Kazan, dhe ky eshte i vetmi film qe realizoi ne jeten e saj, por qe ishte filmi-lajmetar i nje epoke të tërë : “New Hollywood”: 1970-1976)

 

Jeanne Dielman2. Jeanne Dielman – film belg me regji te Chantal Akerman

 

 

 

3. Opening Night – film amerikan me regji te John Cassavetes

 

 

 

4. Alexandra – film rus me regji te Alexander Sokurov

 

 

5. Lola – film francez me regji te Jacques Demy

 

 

6. Aquarius – film brazilian me regji te Kleber Mendonça Filho

 

 

7. The purple rose of Cairo – film amerikan me regji te Woody Allen

 

 

8. Jackie – film amerikan me regji te kilianit Pablo Narrain

 

 

 

9. On the Beach at Night Alonefilm jug-korean me regji te Hong Sang-soo

 

 

 

10. Persona – film suedez me regji te Ingmar Bergman

 

 

 

 

11. My life to live (Vivre sa vie) – film francez me regji te Jean-Luc Godard

 

 

 

 

12. The bitter tears of Petra von Kant – film gjerman me regji te Warner Fassbinder

 

 

 

 


13. La Strada
– film italian me regji te Federico Fellinit

 

 

 

14. The effect of the gamma rays on man-in-the-moon marigolds  – film amrikan me regji te Paul Newman

 

 

15. Elle – film francez me regji te hollandezit Paul Verhoeven

 

 

16. Chouga – film kazak me regji te Darezhan Omirbaev

 

 

17. The Queen – film anglez me regji te Stephen Frears

 

 

18. The circle (Dajre) – film iranian me regji te Jafar Panahi

 

 

19. A gentle woman (Une femme douce) – film francez me regji te Robert Bresson

 

 

 

20. Nje diell i bukur i brendshem – film francez me regji te Claire Denis

 

 

 

21. Veronika Voss – film gjerman me regji te Warner Fassbinder

 

 

 

22. A woman under the influence – film amerikan me regji te John Casavetes

 

 

 

***

Tani ti kthehemi filmit te Jia Zhang-ke-së. Pra sic thash me lart, behet fjale per nje protret-gruaje (heroina kryesore eshte prezente në pothuaj te gjithe planet filmike). Në te tilla raste loja e personazhit kryesor merr nje rendesi te veçante dhe duhet thene se aktorja Zhao Tao eshte vertete e jashtezakonshme. Por ç’eshte interesant eshte fakti qe, gjithsesi, ndjehet dukshem qe fjalen e fundit e ka regjizori (dhe jo aktorja-e-gjithpushtetshme, siç ndodh jo rralle në kesi lloj filmash), duke i dhene mundesi filmit te shihet edhe si nje roman i historise dhe metamorfozes se Kines se sotme (pak a shume ne sensin epokal te romaneve te Balzakut).

Film i mire (më intrigoi dhe e pashe me jo pak pasion!), sa polar romantik aq edhe melodrame me mafiozë, «Ashes is purest white»  eshte, in fine, portreti i vete Kinës (Kina, emër i gjinisë femerore!)

nota: 8.5

Résultat de recherche d'images pour

Trailer :

 

(vijon ne faqen 2)

2 comments

Leave a comment