Top-5 Dokumentar mbi artin. Kinemaja-rrëfyese e së tashmes vs. Teatri-rrëfyes i së shkuarës

Gusht 11, 2019

STALKER

Citimkorriku: Nderkohe u nis nje tjeter, La Dance

Ah Wiseman !! Nje kga dokumentaristet me te medhej aktuale por dhe te shekullit qe shkoi!
Gjenial ! Pa diskutim dokumentaristi me i mire amerikan aktual. E sigurt!
Dokumentari qe evokon eshte në një tjeter kategori, quhet “dokumentar mbi artin”.
Neser i bejme nje liste, c’te bejme tjeter ? 🙂

Gusht 12, 2019

STALKER

Sikurse dhe premtuar:
ja nje top 5 dokumentaresh mbi artin: 
1. Cave of forgotten dreams (Warner Herzog, 2011) – ndofta nuk eshte rastesi qe ai qe konsideroj si me i bukuri dokumentar mbi artin:cave of forgotten dreams

a. ka per regjizor nje nga dokumentaristet me te shkelqyer te historise se kinemase

b. filmi flet per artin primitiv, dmth prehistorik, qe eshte djepi i te gjithe arteve

 

2. By the ways (V. Gerard & C. Laty, 2007) by the ways

 

 

 

 

 

 

3. David Lynch – The Art Life ( (Jon Nguyen, 2016) David lynch

 

 

 

 

 

4. La danse (Frederick Wiseman, 2012) la danse

 

 

 

 

 

5. “A Personal Journey with Martin Scorsese Through American Movies” (1995) dhe “Il mio viaggio in Italia” (Scorsese, 1999) martin scorsese

 

 

 

 

 

 

Gusht 13, 2019

STALKER

Citimkorriku: mos valle ke ne preference punet me tematike te hershme, ose bere heret…? Shoh kete lloj lidhjeje mes Nanook of the North (i pari ne dokumentaret etnografike) dhe Cave of forgotten dreams (i pari nder dokumetaret e artit)…

Jo jo, tematika eshte ndikuese ne nje film (per mua te pakten) sa ç’eshte ndikues zhanri ne nje fiksion ose ne nje dokumentar. Pra nuk ka fare rendesi (si te thuash). Nje fiksion/dokumentar eshte i mire ose nuk eshte, pak rendesi tematika (zhanri, kush luan në të… etj etj).

ps: ah po, meqe ra fjala: duhet pranuar diçka: mendoj se kinemaja (fiksioni më ekzaktesisht) eshte krijuar per te rrefyer me se shumti realitetin prezent se sa te kaluaren (filmat historike). Dua te them: nese nga i njejti regjizor sheh dy filma te bere me po te njejtin talent (art, … etj,etj) dhe njeri ka tematike aktuale ndersa tjetri eshte film historik, jane te gjitha shancet qe i pari te te pelqeje shume me teper se i dyti. Ose thene ndryshe: jane te gjitha shancet qe i dyti te jete problematik (te stonojë).

Mendoj se para se gjithash, problemi vjen nga kostumet (nese do ta reduktonim në njerin prej elementeve te nje filmi historik). Kam pershtypjen se kostumet kane diçka prej teatri pra, qe nga momenti qe vishemi si ne vitet ’60 apo si ne shekullin e XIX apo XV, kemi hyre ne sferen e teatralitetit. Ndofta kjo eshte arsyeja qe regjizorë si Godard, Ozu, Akerman, Antonioni, Cassavetes, Jacques Demy, Brian De Palma etj, nuk kane bere asnje film historik! (dhe te gjithe kane qene, para se gjithash, regjizore qe jane shquar per modernitetin qe kane sjelle ne artin e 7). Biles edhe Chaplin, te vetmin film historik qe beri ishte “The Gold Rush” ! (ngjarjet e te cilit zhvillohen ne fund te shek XIX) : te gjithe te tjeret ka patur teme aktuale.

Nga ana tjeter, jo rastesisht disa regjizore qe jane shquar per modernitetin e tyre, kur kane bere filma historike, kane perdorur nje qasje kinse teatrale (ne kostume apo ne aktrim), ose me sakte, te stilizuar (dhe jo realiste!). A thua se nuk besonin tek realizmi i kostumeve (ose muzikes, ose aktrimit etj etj). Psh po me vjen ne mendje Bressoni me Zhan Darken e tij, ose Rohmer (Perceval le Gallois) etj.

eric rohmer

ose Pasolini tek «Edipo Re» :

edipo re

besoj se eshte teatri ai qe mundeson te flasesh per historiken, te kaluaren; kinemaja… jo shume. Ah sigurisht, ka plot e plot perjashtime. Per shembull, filmat e John Ford (me i madhi regjizor amerikan i te gjitha kohrave, e sigurt): 2/3 e filmave te tij kane qene western, dmth i zhvillonin ngjarjet e tyre kryesisht ne shek XIX por jane te nje elegance, bukurie, magjie qe te lene pa fjale.

Por mendoj se western e kane nje shpjegim: duke qene se vete kinemaja si art eshte rrugetim (kohe qe rrjedh) dhe duke qene se western jane me se shumti pikerisht rrugetim (kalerim!), kjo i afron në menyre gati intraseke (te themi) me kinemanë. Biles vete kinemaja (historia e saj) eshte westerniane: pasi e sollen vellezerit franceze Lumière në SHBA, dhe meqe s’kish vend ne East Cost (New York), kinemaja u transferua ne West Coast (Hollywoodiiii !!!). Pra vete kinematografia eshte western nê vetvete.

 

STALKER

Per ta ilustruar akoma me tutje ate idene e melartme (po citoj veten, modestine menjane)

Citimnese nga i njejti regjizor sheh dy filma te bere me po te njejtin talent (art, … etj,etj) dhe njeri ka tematike aktuale ndersa tjetri eshte film historik, jane te gjitha shancet qe i pari te te pelqeje me teper se i dyti

Keto dite po bej nje kurë Mizoguchiane : kinemaja ime ‘art & essai” shfaq nje cikel prej 8 filmash (te gjithe te dixhitalizuar, pra cilesia e filmit eshte kryeveper!!) te njerit prej dy regjizoreve japoneze me te medhej te te gjitha koherave : Kenji Mizoguchi (tjetri pa dyshim eshte Ozu).

Jane 8 filma te periudhes se fundit te jetes se tij: 1951-1956. 3 nga 8 filmat jane me teme aktuale (pra te kohes kur jane xhiruar: Street of Shame, The Woman in the Rumor, A Geisha aka. Gion Music Festival). Te tjeret jane me teme historike (Japonia mesjetare ose ajo e shek. XIX).

Une jam shume (po shume amà!) fan i filmave te Mizoguchit. Amà, 3 filmat me teme aktuale (te kohes kur jane xhiruar) ndjehet se jane më te bukur, me te magjishem, më kinematografikë. E perseiris, diferenca eshte e vogel, por eshte e dukshme.

Eshte vertet interesante ta mendosh qe Ozu apo Cassavetes apo Godard nuk kane bere kurre filma historike. Sigurisht, jo se nuk ‘kane ditur’, por pa dyshim nuk u ka interesuar. Ose ndofta sepse EDHE kur kane folur per te sotmen (momentin kur kane bere fillmin), kane ditur te flasin në menyre tangente EDHE per te kaluaren.
Por kuptohet, jo te gjithe e kane kete dhuntí.

biles tani po i bie ne të qe, filmi me pak i arrire i Brian de Palma mund te mos jete rastesi qe eshte… nje film historik, I vetmi i tille i regjizorit : Casualties of War (1988) por qe i merr ngjarjet nga lufta ne Vietnam (1966).

Gusht 14, 2019

STALKER

Citimkorriku: kinemane si art i se tashmes dhe teatri si art per te shkuaren.

!!

per me teper qe kronologjikisht, qendron (teatri eshte mijra vjet me i vjeter se kinemaja).

Citimkorriku: e radhen e shembujve te kinemase qe ka ofruar risi e modernitet duke trajtuar te shkuaren titujt qe me erdhen ne mendje ishin La France e Serge Bozon, dhe Femijeria e Zhan D’Arkes e Bruno Dumont

!!

parfait ! Jane dy shembuj te tjere qe tregojne se, e kaluara, nese stilizohet (nepermjet kostumeve, mizaskenes (Zhan D’Arka kendon rrok !! etj etj), eviton has-been-llëkun.

Por dhe ketu ka perjashtime: “The New World” i Malick (per te cilin, une njoh kinofilë qe kane reazerva dhe nuk u ka pelqyer filmi sepse, duke qendruar realist me kostumet (per shembull), ai u eshte dukur alla-new-age, jo pak has-been etj etj – une mendoj se jo, sepse Malick manovron shume me muziken dhe montazhin (plane-sekuenca sh te shkrurtra) qe i japin filmin modernitet, gjithe duke qene poetik).

Me pelqen shume The Queen, e kam ripare para pak kohesh. Me pelqen mbi te gjitha per ‘te padukshmen’ qe rrin te filmojë, te kapë (pra dinamikën e ndryshimit te mendjes nga ana e mbretereshes: edhe ajo, njeri-si-gjithe-te-tjeret-eshte).

ps: per raportet teater/kinema nuk jam as i pari as i fundit qe flas; qofte edhe ne sensin e debatit ne fjale 🙂

 

Fund

 

Leave a comment