BARBENHEIMER : “Barbie” me regji të Greta Gerwig dhe “Oppenheimer” me regji të Christopher Nolan, dy blockbuster Hollywoodjanë vere (1+1 falas)

Edhe para mbylljeve per shkak te Covidit, Hollywoodi i kish keq punët (financiarisht kuptohet, sepse ai eshte dhe kriteri kryesor i ekzistences se tij) por pas hapjes, punët shkuan akoma edhe më keq: sallat e kinemave amerikane ishin bosh dhe, siç shkruajti Spielbergu me rastin e daljes se filmit “Top Gun : Maverick”, “Tom Cruise shpetoi b*then e Hollywoodit

Arsyet pse Hollywoodi i ka keq punet nuk jane objekt i kesaj review-je, por per ti rene shkurt, fajin kryesor e ka Netflix+kanapé (per te cilin vetë Hollywoodi ka kontribuar jo pak, por dhe kjo eshte tjeter meselé).
Pas ‘Top Gun’-it, Hollywoodi provoi te mbushe sallat e kinemave amerikane (pervec se me Marvel tip “Guardians of the Galaxy” apo me Mario) edhe me ndonje firmë (signature) të sigurt siç ishte pikerisht filmi i fundit i Speilbergut apo edhe me “Babylon”, filmin e Damien Chazelle, kalamanit të talentuar te Hollywoodit (regjizorit te “La la Land”) : te dy rezultuan njeri më deshtim financiar se tjetri. Katastrofe!

‘Paradoksi’ (qe në fakt nuk eshte paradoks) eshte se këtë verë, Hollywoodi po e tenton suksesin permes dy blockbuster goxha te shtrenjte financiarisht, por te dy nen drejtimin e regjizorëve qe e mbajne veten per autorë (a thua nuk mjaftoi deshtimi i Speibergut dhe Chazelle) : i pari, “Barbie“, realizuar nga Greta Gerwig e cila e pat filluar karrieren si aktore (e shkelqyer biles!) permes dy rolesh mbreselenes në dy filma te Noah Baumbach (“Greenberg“, 2010 dhe “Frances Ha“, 2013) :

Pastaj, si duket, Gretës i hypi vetja në qejf dhe i tha vetes regjizore e keshtu filloi te beje filma ose anekdotikë (si puna e “Lady Bird”, 2018) ose akademikë (si puna e “Little Women”, 2020).
Tjetri eshte “Oppenheimer“, biopic (film biografik) kushtuar atij qe konsiderohet sot si babai i bombes atomike amerikane, film realizuar nga ‘i famshmi’ Christopher Nolan (konsideruar gabimisht si regjizor i talentuar nderkohe qe behet fjale per nje skenarist të mire qe di te shkruajë historira-te-ngaterruara-qe-me-demek-nuk-i-kupton-askush).

Po ta mendosh mire, Hollywoodi nuk i ka bere dhe aq keq llogaritë: duke e ditur qe Greta di thjesht te menaxhoje xhirimin e nje filmi (gjithe duke bere gjasme sikur i jep një si far note autoriale filmave te saj, “ma non troppo” ë ?) dhe që Nolan nuk ka shance ta ngaterrojë historine lineare të nje personazhi historik (pra nuk ka shance ta koklavisë filmin siç beri heren e fundit me “Tenet” (Tafmaja e madhe të lé pa gje – e kisha titulluar kritiken time per ate film), u ka mundesuar atyre regjinë e dy blockbuster-ave te kesaj vere.
Aferim!

Po e filloj me kete te dytin, pra me Bomben atomike te Christopher Nolanit, i cili, per ta thene me nje fjali te vetme, eshte nje trailer (reklama e nje filmi) që zgjat… 3 orë ! Pra merrni nje trailer (ku gjithçka eshte video-clip-eske, e shpejtuar, zhurmëmadhe) dhe shtrijeni pergjate 3 oresh : rezultati quhet “Oppenheimer”. Per asnje sekonde te vetme nuk arrita te futem në ate qe mund ta quajme temporalitet i vetë filmit (jo i historise, ok ? por i filmit, se nje film nuk eshte vetem historia e tij) por mbeta duke parë nje trailer 3 orësh ku çdo skene eshte nje si punë countdown-i : imagjinoni rraskapitjen e syve dhe vesheve, sidomos keto te fundit sepse, saaaapo rrit dramaticitetin e ngjarjes, Nolan, ashtu sikurse dhe reklamat në TV qe jane gjithmone më te fuqishme per nga volumi i zerit (me qellimin e vetem te terheqin vemendjen e shikuesit), edhe Nolan ngré në kupë te qiellit muziken ‘dritheruese’ (e cila shoqeron aty tek 96-97% te filmit, thyerje e te gjitha rekordeve !!) qe ta trondise akoma dhe më shume spektatorin.

Ajo qe eshte ‘tragjikomike’ (patetike, në fakt) eshte se me gjithe seriozitetin e temës (bomba atomike gjithsesi!), per asnje moment nuk e ndjeva veten të shqetesuar, concerned (ta themi angllësh): perpara syve te mi nje tufe me zoterinj te kollarisur benin sfilatë, te veshur chic, mirrnin poza, llogarisnin gjithçka e gjithkend, por… jo mua (spektatorin). Une isha “jasht loje”.


Per tjetrin, per “Barbie”-n e Greta Gerwig, jam gati te them se eshte çik më i mire por problemi eshte se, gjithe duke u hequr si film-feminist qe dekonstrukton Barbin imagjinar, filmi në fakt eshte nje rebranding, një reklamë e fshehte e vetë markës Mattel, firmës qe ka prodhuar Barbin “prej verteti”: duhet te jesh adulteshent ta kaperdish nje karamele kaq fjalamane (filmi eshte tmerrsisht llafazan) dhe shpjegues (explanatory). E keqja me e madhe: filmi nuk te ben as mé qesh (do ishte nje cilesi e tij!!).

Po ashtu, per t’ju kundervene fijeve qe patriarko-kapitalizmi leviz si ti doje qejfi figurinen e Barbit (marketingu i sotem universal), regjizorja therret në ndihme nje imgjinate po aq reklamaxhie (permes nje estetike po aq eterike sa dhe reklama per nje kavanoz reçeli), fiks po sa dhe ajo e kukulles ne fjale! Thene ndryshe, behet fjale per nje film feminist qe i zhvillon ngjarjet në Roseland, por… pa e vrarë ngjyren rozë : ok, Greta Gerwig nuk e urren kete ngjyre, por as nuk e do aq sa “do duhej” ta donte per ta mbrojtur!
Ose e gjitha kjo thene ndryshe: ndofta u ka dashur qe te ishte Tim Burton (ai i pari, ai i “Beetlejuice”,1988 apo “Edward scissorhands”, 1990 dhe jo ai i “Alice in Wonderland”, 2010) qe duhet ta realizonte kete film qe ai te kish vertet ‘çmenduri’ në të. Te ishte te pakten çik crazy.

*

Tani, si i bie, duhen parë apo jo keto dy filma? Po të jeni kino-mazokistë si puna ime, shkoni e shihini. Asnjeri nuk e kalon klasen. Ose, hajt se e kalojne e po u veme secilit noten 5
Pra: 5 x 2 filma = 10

Nota 10 per te dy bashke: 1+1 falas.

:D

TRAILER i BIMBOS :


dhe i BOMBËS :


4 comments

    1. Ka aq shume filma të mirë qe duhen pelqyer, mbrojtur… etj, sa te vjen plasje qe duhen komentuar mediokritete si keta të dy (e di e di, nuk më detyroi njeri të flisja per ta, por ja qe nuk më rrihet)

      Like

  1. Dhe kur lexon se Greta do na drejtojë Festival de Cannes në 2024, kuptohet se ç’ film do fitojë!!
    Faleminderit për punën në kete blog!
    Chimère dhe Légua, filma që duhen parë!✌️

    Like

Leave a comment