Top-5 Dokumentar mbi luften dhe krimet ndaj njerezimit. Filmi eksperimental.

Gusht 27, 2019

vazhdojme me qokat per dokumentarët artistikë:
top5 dokuentare mbi luften dhe krimet ndaj njerezimit:

.
1. “Shoah” – Claude Lanzmann, 1985 – nje nga 10 filmat më esencialë te gjithe historise se kinemase. Pikë. shoah

 

 

 

 

 

2. The sorrow and the pity (Le chagrin et la pitié) – Marcel Ophuls, France 1969

le chagrin e la pitie

 

 

 

 

 

 

3. Night & fog (Nuit et bruillard) – Alain Resnais, France 1955

night and fog

 

 

 

 

 

 

4. Milestones – Robert Cramer, USA 1975  milestones

 

 

 

 

 

5. Calle Santa Fé – Carmen Castillo, Kili 2007  calle santa fe

 

 

 

 

 

STALKER

Citimkorriku: kishe folur dikur per Shoah dhe filmin me teme krimin kunder njerezimit ketu.

me kujtohet! kam bere nje debat te stergjate me Lulian Kodren tek peshku vjeter ! me kujtohet

Citimkorriku: ne ate debat te gjate i referoheshe edhe dokumentareve te tjere me teme krimin kunder njerezimit, ne vendet e azise.

Kam pas renditur “S21” (krimet e Kmereve te kuq ne Kamboxhia) tek 10-shja ime e preferuar e dokumentareve qe pata bere ne 2009 per te gjithe llojet e dokumentareve pa dallim tematike, por duke qene se e kam ne dvd ate film, e kam ripare para pak kohesh. Me ka pelqyer me pak. Ne fakt, ka diçka te paragjykuar ne ate dokumentar: duke qene realizuar nen frymezimin e “Shoah” te Lanzmann, sigurisht qe i merr huà menyren e realizimit (intervista te gjata, gjate te cilave i lihet per nje kohe te gjate folesit te shprehet). Por tek “S21”, kur e kam ripare,ndryshe nga “Shoah”, me ka rene ne sy nje far’ ‘ngutjeje’ e regjizorit per te konfirmuar ate qe don te thote. Duhet pare filmi per te folur konkretisht. Megjithate mbetet pune per tu levduar

Citimkorriku: Do i shoh serish dokumentaret e Artavazad Pelechian, jane clodhje.

Kinse nuk e kam vendosur Pelechian. Filmat e tij jane eksperimentale, siç eshte Man with a movie camera e Dziga Vertov. Nuk i kam harruar (as qe mund te behet fjale !!) por jane filma qe kane shume pak nga dokumentari, dhe anojne me se shumti nga poema lirike kinematografike e per rrjedhoje, nga filmi eksperimental.

Duhet bere një liste me to, jane tjeter zhaner nga dokumentari (edhe pse fqinj!), por nuk kam parë shume nga to në fakt… . Per shembull, kam parë vetem disa nga Jonas Mekas (USA), gjeniu absolut i kinemase eksperimentale (vdiq kete vit, ne moshen 97 vjecare!), sic kam parë disa edhe nga Andy Warhol ose Guy Debord. Biles njerit, te James Benning, i kam bere një review në kinoditar.

Filmat eksperimentale jane te afert me instalacionet art-vidéo te muzeve te artit kontemporan, por gjithsesi jane tjeter gje nga art-video (edhe pse ndodh qe dhe ata te shfaqen ne nje muzé në formen e nje instalacioni). Pra aferia e tyre eshte pak a shume si puna e “Calle Santa Fé” (Rruga Santa Fé) qe figuron edhe ne listen time te filmave autobiografike, por edhe ne ate te dokumentareve (lista e melartme).

Citimkorriku: Sa shume ke pare, ne pergjithesi… e paimagjinueshme!

jo jo, nuk kam parë shume. Marrin kohe filmat eksperimentale, shpesh zgjasin mesatarisht mbi 3 ore.
Ose dy qe po me vijne ne mendje (nga pionieret e filmit eksperimental) : “Un chien andalou” dhe “L’age D’or” i Bunuel-it !!! (1930). Dhe qe sigurisht qe nuk mund ti quash dokumentarë!

dhe

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s