56-60: Kiarostami, Vigo, Cassavetes, Kazan, Oliveira.

56. Abbas KIAROSTAMI (lindur ne 1940 – kineast ne aktivitet) – IRAN

Ambasadori i kinematografise aktuale iraniane ne bote dhe nje nga mjeshtrit e medhej më novatorë te fundshekullit XX.

Falë suksesit te filmit te tij “Khaneh-ye dust kojast?” (aka “Where is the Friend’s Home?” aka “Où est la maison de mon ami?”) ne vitin 1987 neper Europë, kinematografia iraniane fillon te bëhet e njohur ne bote. Dhe gjithmone falë filmave te Kiarostamit, kjo kinematografi ka arritur kulmet e suksesit ne keto 20 vitet e fundit: ne 1997, Kiarostami fiton Palmën e Artë ne Festivalin e Kanës me filmin e tij te mrekullueshëm “Tam-e Gilas” (aka “The Taste of Cherry” aka “Le Goût de la cerise”, aka “Shija e qershisë”) dhe dy vjet me vone, ne 1999, Cmimin e Madh te Jurise ne festivalin e Venecias me “Baad Mara Khahad Bord” (aka “The Wind Will Carry Us” aka “Le Vent nous emportera”, aka “Era do te na marrë nje dite te gjitheve”).

Statusi i Kiarostamit perballë çensurës se mollahokracise islamike iraniane mbetet gjithmone delikat. Nga njera ane, autoritetet islamike nxisin pjesemarrjen e tij ne festivalet nderkombetare te filmit dhe perhapjen e famës se kinematografise iraniane ne bote, dhe nga ana tjeter bejne ç’mos per te penguar shfaqjen e filmave te tij ne Teheran. E gjitha kjo te kujton Tarkovskin: nga njera ane, çensura sovietike brezhnjeviane inkurajonte pjesemarrjen e filmave te tij ne Festivalet nderkombetare te filmit prej nga ato ktheheshin gjithmonë me trofej, dhe nga ana tjeter, pengonte shfaqjen e tyre ne Bashkimin Sovietik te asaj kohe.

Shpikës i palodhur i formave te reja kinematografike, i adhuruar nga specialistët e kinematografise ne te kater anet e globit, Kiarostami vazhdon rezistencën e tij me te njejten metode mbijetese: memecëri, vetmi, soditje-ëndërrim i natyres dhe … gjyslykë djelli gjate gjithe kohës !

per me teper, ne anglisht: http://www.sensesofcinema.com/conten…iarostami.html

Ne foto: Kiarostami dhe filmi i tij i mrekullueshem : “”Tam-e Gilas” (The Taste of Cherry)

   

.


.

57. Jean VIGO (1905-1934 ) – FRANCE

Vetem 1 film (metrazh te gjate) dhe 3 metrazhe te shkurter ne 4 vite karrire: Jean Vigo vdiq ne moshën 29 vjeçare.

Jean Vigo [Zhan Vigo] ishte per kinematografinë boterore ajo qe ishte Migjeni per letersine shqipe, NJE METEOR, dhe kjo, permes filmit te tij te vetem “L’atalante”(1934), te cilin e perfundoi veçse pak dite perpara vdekjes dhe nuk mundi ta shihte.

“L’Atalante” (Atalanta) eshte nje shkeputje TOTALE me mënyrën e te filmuarit ne vitet ’30, qe kryesisht karakterizohej nga narracioni dhe dramatizimi. Krejt ne te kundert me të, “L’Atalante” eshte nje film poetik i pabesueshem per ato vite, me nje lirizëm te pamatë, nje himn dashurie per jeten, pershkruar here pas here nga momente surrealiste. Dedramatizim, refuzim i psikologjizmave te shtirur, vendosja e theksit ne momente precize tek detaje tejet te vogla por intriguese dhe tek personazhe spontanë qe shfaqen po aq papritur sa dhe zhduken: asnje tjeter regjizor si ai nuk ka mundur te koncentroje aq shume dashuri ne nje çast te vetem filmik ! Art i Madh !!

Vdekja e tij e papritur padyshim ka qene nje nga tragjedite me te medha per kinematografine franceze por dhe ate boterore.

Mbas gjenialitetit shkencor te shpikesve e kinemasë, vëllezërve Lumière (vitet 1900), mbas Profesorit me te madh te Gjuhës filmike, David W.Grifftith (vitet 1910) mbas Universalistit Serguej Eisenstein (vitet 1920), mbas Kameramanit vital Dziga Vertov, mbas te Dëshperuarit violent Friedrich Murnau (vitet ’30), pikerisht perpara lindjes se femijës-gjeni Orson Welles, Historia e Kinematografise ruan nje vend diskret per Jean Vigo-në, dashnorit rrebel te Artit te Shtate !

 

.


.

58. John CASSAVETES (1929 – 1989) – USA

Shume i madhi Cassavetes !! Gjithesej vetëm 12 filma, por te gjithe, kryevepra filmike !

Aktor dhe regjizor me origjine greke, lindur ne 1929 ne NY, Cassavetes braktis qe ne fillimiet e tij kinematografike (1960) sistemin hollywoodian per te bere filma indipendente, ne rolin kryesor te te cileve luan gruaja e tij, aktorja e madhe Gena Rowlands. Për te realizuar financiarisht kete, ai vazhdoi ne te njejten kohe karrieren si aktor por dhe dramaturg, duke vene ne skene shume pjese teatrale.

“Faces” ne 1968, “Husbands” ne 1970 dhe mbi te gjitha “A woman under the influence” (Une femme sous influence) ne 1974 e bejne te njohur per artin e tij te veçante. Vazhdon ne 1974 me “The Killing of a chinese bookie” (Meurtre d’un bookmaker chinois) “Opening night” ne 1978 dhe “Gloria” ne 1980, me te cilin fiton Luanin e Artë ne Mostra di Venecia ne te njejtin vit. Kulmin e tij e arrin me “Love streams” per te cilin fiton Ariun e Arte ne festivalin e filmit ne Berlin, ne ’84.
Edhe pse i semure, ne 1987 Cassavetes u perpoq te realizonte vazhdimin e filmit te tij “Gloria”, por vdes ne moshen 60 vjeçare. Filmin e realizoi i biri, Nick Cassavetes, dhjete vjet mê vone, nen titullin “She’s Delovely” (1997), bazuar ne skenarin e shkruajtur nga i ati.
Ne filmat e tij, Cassavetes filmoi personazhe margjinalë, qe shkonin kunder rrjedhes se jetes amerikane konformiste. Kamera e tij ishte gjithmone ne levizje dhe filmonte nga afër portretet dhe xhestet e personazheve.

Vepra autentike dhe tejet moderne e Cassavetes gjen sot gjithe e me shume admiratorë, sidomos pas vdekjes se tij te parakohshme.

p.s. per autorin e ketyre rradhëve, Cassavetes eshte nje nga 10 regjizoret e tij te preferuar, te te gjitha kohrave.

Ne foto, John Cassavetes dhe filmi i tij kult: Gloria

 

.


.

59. Elia KAZAN (1909-2003) – USA 

.

Jeta dhe krijimtaria e Elia Kazan perbejne nje roman kompleks historik, politik e artistik tejet kontradiktor.
I lindur ne Turqi, grek per nga origjina (emri i vertete i tij ishte Elia Kazanjoglou), bashke me te atin emigron ne USA ne moshen 4 vjeçare.
E fillon krijimtarine e tij ne teater, per te vazhduar me kinematografine. Ne 1951 adopton ne film pjesen e njohur teatrale te dramaturgut me te madh amerikan te shek. XX Tennessee Williams “A Streetcar named Desire” (Un tramway nommé désir) duke u kthyer ne simbol te avangardes se re artistike amerikane.
Ne 1952 realizon “Viva Zapata” dhe ne 1954 “On the Waterfront” (Sur les quais) me te famshmin Marlon Brando.

Edhe pse thellesisht progresist dhe i majte per nga bindjet, eshte pikerisht Kazan ai qe denoncon regjizore komunsite, perpara komisionit te Joseph Mc Carthy. Frikacak? Anti-komunist? Egoist? (per te eleminuar konkurentët e tij) ? Ende sot enigma vazhdon, edhe pse gjithe jeten e tij Kazan u perpoq te justifkohej dhe te legjitimonte aktin e tij.

Nder filmat e tjere te njohur te tij jane “East of Eden” (me James Dean)-1955, “Splendor in the Grass” (1961), “America America” (1964), “The Arrangement” (1969), gjithesej 19 filma gjate gjithe karrieres se tij (por dhe shume pjese teatrale te vena ne skenë).

Ne fakt, historia e Elia Kazan eshte historia e nje njeriu qe nuk arriti asnjehere te behet bir (ne raport me babain e tij) por qe arrin te behet babai i pa-pohuar (per arsyen e më lartme) i nje brezi te tere regjizoresh, sidomos i Coppola-s dhe Scosese-s. Te dy keta te fundit vazhduan refleksionet e tij kinematografike mbi perdorimin e aktoreve, te emocioneve te tyre dhe te trupit te tyre fizik. Kazan zbuloi aktore te medhenj si Marlon Brando, James Dean apo Warren Beatty.

Coppola dhe Scorsese vazhduan rrugën e hapur nga Kazan per sa i perket ekuilibrit te holle midis dhunes dhe ndjenjave, midis dimensioneve epike dhe analizes. Filmat e tij nuk ishin filma zhanresh, por filma tematikë: racizmi dhe anti-semitizmi ishin qe ne fillim te vepres se tij temat kryesore.

Ne foto: Elia Kazan dhe filmi i tij kult “On the Waterfront” (1954).

 

.


.

60. Manoel DE OLIVEIRA (lindur në 1908 – regjizor ne aktivitet) – PORTUGALI

Veterani i kinematografise portugeze, por dhe asaj boterore: më 11 dhjetor te ketij viti, de Oliveira mbush 97 vjeç, dhe … perpara dy muajsh, ai konkuroi ne Mostra di Venezia me filmin e tij te ri !. Thene ndryshe, De Oliveira jo vetem qe eshte regjizor ne aktivitet, por dhe eshte ne kulmin e tij !

Ne fillim te viteve ’40 de Oliveira kish realizuar vetem dy filma dhe krijimtarine e tij u detyra ta nderpriste gjate diktatures se Salazarit ne Portugali (1932-1974).

Post-diktaura e gjen regjizorin ne moshën 66 vjeçare, nje moshë kur shume regjizore dalin ne pension. Por pikerisht ateherë ai i futet punes per te realizuar filmat e tij deri dhe ne këto momente qe shkruaj keto rradhë: plot 24 filma !!

Nder filmat më te njohur te tij jane: “Amor de Perdição” (aka “Doomed Love”, aka “Amour de perdition”)

1978, “Francisca” (1981), “Vale Abraão” (aka “Abraham Valley” , aka “Val Abraham”), kryevepra e tij ne 1993.

Ne 2001 realizon ne gjuhen frënge “Je rentre à la maison” (I Go Home) me te madhin Michel Piccoli, ne 2002 perlën e tij “O Princípio da Incerteza” (aka “The Uncertainty Principle” aka “Le Principe de l’incertitude”) .

Ne 2003 ” Um Filme Falado” (aka “A Talking Picture” aka “Un film parlé”) dhe perpara dy muajsh, kete vit, konkuroi ne Mostra di Venecia me filmin e tij te ri “Espelho Mágico” (“Pasqyra magjike”).

Filmat e 97 vjeçarit de Oliveira jane te mrekullueshëm. Kam patur fatin te shikoj disa nga krijimet e tij dhe ajo qe eshte më e habitshme eshte fakti se filmat e tij jane gjithë e më te arrirë me kalimin e moshes se tij te madhe !

EDHE 100 te tjere portugezit te pavdekshëm!

Ne foto: Manoel de Oliveira dhe filmi i tij kult “Vale Abraão” (Abraham valley)- 1993.

  

Nentor 7, 2005

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s