46-50: Allen, Almodovar, Spielberg, Bertolucci, Tarantino.


46. Woody ALLEN (lindur ne 1935 – regjizor ne aktivitet) – U.S.A.

Hë hë, i famshmi Woody Allen : regjizor dhe aktor ne shumicen e filmave te tij, gjithesej 35 deri sot.
I njohur mbi te gjitha per komedite e tij te holla e burleske, kinematografia e Woody Allenit rrefen historine e personazheve te tij qe jane, ne me te shumten e rasteve, personazhe te komplikuar te ndodhur ne situata… te thjeshta !

Filmi qe e ben te njohur eshte komedia sentimentale “Annie Hall” (1977). Duke vazhdua me “Manhattan” (1979), “Hannah and her Sisters” (1986) e deri tek “Manhattan Murder Mystery“, ne qender te te cileve eshte ne me te shumten e rasteve ai vete.

Woody Allen e ka krijuar vepren e tij filmike me nje ritem te habitshem, si rralle ndonje regjizor tjeter: çdo vjeshte, ai xhiron nga nje film te ri i cili shfaqet ne pranveren e vitit qe vjen ! Per kete, ate e ka ndihmuar fakti i bashkepunimit me te njejtin ekip teknikesh dhe artistesh te cilet kane besim total tek regjizori i tyre dhe te cilit ja njohin mire ekzigjencen ne pune, metoden e punes si dhe humorin e tij.

ne foto, Woody Allen dhe filmi i tij kult : “Hannah and her Sisters” (1986)

.

  

.


.

47. Pedro ALMODOVAR (lindur ne 1951 -regjizor ne aktivitet) – SPANJË

.

Me i njohuri dhe sigurisht me i madhi nder kineastët aktualë spanjollë, simbol i Movida-s (jeta e nates e anti-kulturës se viteve post-Frankiste).
Krijimtaria e Almodovarit korrespondon me rikthimin e demokracise ne Spanje. Filmat e tij jane antikonformiste, plot ngjyra dhe dramë, personazhet e tij jane margjinalë, plot nerv (nganjehere dhe histerikë) dhe kontradiktorë.

Gjithesej, 14 filma; nga me te njohurit : “La ley del deseo” (“The law of desire”–Ligji i deshirave) 1986, “Mujures al Borde de un Ataque de Nervios” (Gra ne prag krize nervash) 1987, “Atame !”(Lidhmë mua) 1989, “Tacones Lejanos” (“High heels” –Takat e holla)1991, “Kika” 1993, “Todo Sobre mi madre”(“All about my mother” –Gjithshka mbi nënen time) 1999 me te cilin fiton Oscar si filmi me i mire i huaj, “Hable con ella” (“Talk to her” –Foli asaj) 2001 dhe filmi i tij i fundit “La mala educacion” (Edukimi i keq) 2004.

Ne foto: Pedro Almodovar dhe filmi i tij kult: “Hable con ella” (Talk to her), 2003

.

  

.


.

48. Steven SPIELBERG (lindur ne 1946 – regjizor ne aktivitet) – USA-

.

Nje nder regjizoret më emblematike aktuale amerikane me 22 filma ne gati 30 vjet karriere. Filmi qe fillon ta beje te njohur per publikun eshte “Jaws” ne 1975. Duke filluar nga fundi i vitetve ’70, Spielberg vendos raporte te ngushta me filmat fantastike: “Close encounters of the third kind” (1977), “E.T. The Extra-Terrestrial” (1982), “A.I. Artificial Intelligence” (2001), “Minority report” (2002), “War of the worlds” (2004).

Nje tjeter shije qe kultivon ne filmat e tij, eshte ajo per aventurat siç eshte Saga e famshme “ Indiana Jones” dhe “Jurassic Park” (1993). Pa harruar temat historike qe i trajton ne dy nga filmat e tij me te njohur: temën e holokaustit ne “Schindler’s List” (1994) dhe ate te Luftes se Dyte Boterore ne ” Saving Private Ryan” (1998).
Perveç se regjizor, Spielberg eshte dhe producent. Ne 1994, ai krijon studon “DreamWorks”, nga me te njohurat ne USA.

Ne foto: Spielberg dhe filmi i tij kult: “Schindler’s List”.

.

 

.


.

49. Bernardo BERTOLUCCI (lindur ne 1941 – regjizor ne aktivitet) – ITALI 

.

Autor i “Ultimo Tango a Parigi” (Tangoja e fundit ne Paris), filmi qe beri nje skandal te vertete ne 1972 dhe njeri prej filmave më erotikë te historise se kinemtografise. Pikerisht, suksesi komercial i tij i dha mundesine Bertollucit te realizoje ne 1975 nje nga filmat e tij me te mire te titulluar “1900” (me Robert De Niro, Gérard Depardieu dhe Burt Lancaster), nje perlë e vertete !

Në 1987, Bertolucci i kthehet kinematografise spektakolare me “L’Ultimo imperatore” (The last Emperor) me te cilin fiton 9 Oscar ne 1987.

Vitet e fundit, regjizori eshte kthyer ne temat e tij te fillimit (duhet patur parasysh se Bertolucci behet anetar i partise komuniste italiane ne 1968) siç jane ato te revolucionit feminist te fundit te viteve ’60 me filmin “Stealing Beauty” (1995) dhe “The Dreamers” (2003), ku trajton temen e revolucionit liberal te 1968-s ne Europe.

Ne foto, Bertolucci dhe filmi i tij “1900” (Novecento).

.

  

.


.

50. Quentin TARANTINO (lindur ne 1963 – regjizor ne aktivitet) – USA –

.

Princi i kineastëve indipendentë : i vetmi regjizor qe ka mundur te kthehet në mit duke realizuar vetem … 4 filma !

Tarantino e kaloi femijerine ne rrethinat e Los Angeles-it, nuk shkonte per dite te tera ne shkolle per te shkuar fshehurazi ne kinema dhe i ri punoi ne video-klube ku beri punet më te rendomta. Shkroi skenaret e pare te filmave “True romance” (1993, nga Tonny Scott) dhe “Natural born killers“(1994, nga Oliver Stone) duke iu shitur regjizoreve ne fjale skenarët perkatës. I vinte plasje qe nuk ishte ai vete regjizor i dy filmave ne fjale.

Me parate qe mblodhi, ne moshen 30 vjeçare, Tarantino me ne fund xhiron filmin e tij te pare “Reservoir dogs” ku Harvey Keitel luan rolin kryesor falas, aq i entuziasmuar ishte.
Dy vite me vone, ne 1994, realizon filmin qe jo vetem e ben te famshëm ne gjithe boten “Pulp fiction” – Palmë e arte ne Festivalin e Kanës 1992) por qe i dha mundesine te behet miljoner: filmi i kushtoi 8 miljon $ dhe suksesi komercial i filmit i dhuroi … 100 miljon $ !
Nje vit më pas, me shumen marramendese te fitimit, Tarantino vendos te banojë ne Hollywood dhe te krijoje sallën e tij te kinemase personale 50 vendeshe, salla montazhi DVD dhe CD, ekrane videoje, nje vile liksoze etj etj etj.

Por te gjitha keto kane nje dhe vetem nje shpjegim te vetem: dashurine deri ne marrezi te Tarantinos, qe i vogel, per kinematografine ! Tarantino eshte kinefilia vetë ! (shok i tij i rrallë mund te jete ndonje Almodovar ne Spanje apo Scorsese ne USA, te dy qe ne femijerine e tyre po aq cinefilë te çmendur sa Tarantino).

Ne 1997 realizon “Jackie Brown” dhe pas gjashte vitesh “pushim”, ne 2003 Tarantino shfaq me ne fund te famshmin “Kill Bill”, himn i tij per artin e 7-te (filmi eshte plot referenca kinematografike). 

Ne foto: Quentin Tarantino dhe filmi i tij kult: “Pulp fiction” (1994)

.

.

Shator 18, 2005

 

 

Leave a comment