81-84: Cameron, Ferrara, Sang-soo, Scott


81. James CAMERON (lindur ne 1954 – regjizor ne aktivitet) – U.S.A

 

.

James Cameron ben pjese nder ata regjizore qe bejne pak e sakt filma: Gjithesej veçse 8 ne 25 vjet aktivitet ! Cameron eshte nje nder regjizorët me te talentuar te filmave fantastiko-shkencore.

Ne fakt, Cameron ka lindur ne Kanada por prinderit emigrojne ne Californi (USA).

Filmi i tij i pare eshte TERMINATOR, ne 1981 me Arnold Schwarzenegger te cilin e realizoi veçse me 6 miljon dollar, film qe ben pjese ne pothuaj te gjithe klasifikimet e 10 filmave me te mire te filmave fantastiko-shkencore.
Vazhdon ne 86-en me “Aliens“, sukses gjigandest komercial, gje qe e lejon te filmoje ndofta filmin e tij më inteligjent dhe më te mire: The Abyss !

Vazhon me tej punen me se shumti si producent, realizon Terminator 2 : Judgment Day dhe Trues lies. Dhe, pas 10 vjetesh pergatitjeje, realizon filmin e tij tejet te njohur Titanic , filmi më i shtrenjte ne historine e kinemase (200 miljon dollare ! ) dhe fiton 11 Oscar.

Që prej TITANIC, Cameron nuk ka realizuar më filma… Thuhet qe ka ne plan 3 filma: Battle angel (ne shek. e XXVI, aventurat e nje cyborg-u, adaptim i nje manga japoneze), The Dive (historia e nje zhytesi ne ujra te thella) dhe Avatar, nje tjeter film fantastico-shkencor. Te shohim… !

ne foto: James Cameron dhe dy filmat e tij cult: TITANIC dhe ALIENS

.

    

Post: Mars 22, 2007

 


.

82. Abel FERRARA (lindur ne 1951 – regjizor ne aktivitet) – USA-

.

I lindur ne lagjen Bronx te New York-ut, Abel Frerrara, duke filluar nga fundi i viteve ’70, zhvillon nje karriere indipendente kinematografike. Fan absolut i Godard, Fassbinder, Pasolinit dhe Nicholas Ray-t, filmat e tij shquhen per natyren e tyre tragjike, ku mbisundojne kater elemente: dhuna, droga, besimi(fetar) dhe droga. Per nga forma, narracioni eshte krejt inekzistues dhe frymezimi Godard-jan eshte më se flagrant dhe i bere me ndergjegje.

Nder filmat me te njohur te tij jane: Bad lieutenant (1992), Body snatchers (1993), The Funeral (1996), New rose hotel (1998) dhe filmi i tij i fundit : Mary (2005).

Ne foto: Abel Ferrara dhe filmi i tij kult: Bad Lieutenant

.

 

Post: Mars 23, 2007

.


.

83. Hong SANG-SOO ( lindur ne 1960 – regjizor ne aktivitet) – KOREA E JUGUT

.

Pasi studion per kinematografi ne San Francisco (USA), Hong Sang-soo kthehet ne vendin e tij te lindjes, Kore e Jugut ku fillon aktivitetin e tij si kineast totalisht indipendent.

Nga te rrallët regjizore qe filmon pothuaj pa asnje skenar te parapergatitur, Hong Sang-soo ne pak vite ka arritur nje origjinalitet per ta patur zili: ne pamje te pare, skenat e filmave te tij duken si irracionale dhe pothuaj hipnotike, por qe ne finale pershkrohen nga nje “vizatim” sinjifikativ, gjë qe e bëjnë kete kineast te konsiderohet si nje nga grafistët më autentikë të mendimit.

Filmat e tij jane:

  • The Day a Pig Fell Into the Well (Le jour où le cochon est tombé dans le puits) 1996
  •  The Power of Kangwon Province (Le pouvoir de la province de Kangwon) -1998
  • Virgin Stripped Bare by Her Bachelors (La vierge mise à nu par ses prétendants) -2001
  • Turning Gate – 2002
  •  Woman Is the Future of Man (La femme est l’avenir de l’homme) – 2003
  • Tale of Cinema (Conte de cinéma) – 2005

ps: per autorin e ketyre rradheve, Hong Sang-soo eshte nje nga 4 a 5 regjizorët e tij aktualë më te preferuar.

.

 

Post: Mars 23, 2007

.


.

84. Ridley SCOTT (lindur ne 1939 – regjizor ne aktivitet) – USA- 

.

Ne fakt, Ridley Scott eshte anglez dhe pasi mbaron Royal College of Art ne Londer, shkon studion ne New York dhe me pask arrin te behet nje nga regjizoret më te famshem te rreklamave (ne vitet ’70).

Filmi i tij i pare, ne 1976, titullohet Duellists, film me te cilin fiton Cmimin e Jurise ne Festivalin e Kanes ne France (1977). Por eshte filmi ALIEN qe e ben te njohur ne gjithe boten.
Fama qe fiton me ALIEN e ben qe te fitoje te drejten per te realiuzuar BLADE RUNNER, adaptim i romanit të më të madhit autor te letersise fantastiko-shekncore Philip K. Dick.

Ne 1991, realizon road-movie-n e famshem : Thelma & Louise dhe me pas, ne 2000 i rikthehet nje zhanri pothuaj te harruar: peplum movie (filmat epopé): GLADIATOR.
Kinematografia e Ridley Scott lekundet midis filmave spektakël dhe filmave autor, pra ku ndihet personaliteti i regjizorit.

Ne foto: R. Scott dhe dy filma te tij cult: BLADE RUNNER dhe GLADIATOR

.

Mars 26, 2007

 

Leave a comment