Marat Sarulu

“Song from the Southern Seas” – film kazak me regji te Marat Sarulu

 

Regjizori Marat Sarulu vetë eshte kirkiz, por ngjarjet e filmit te tij i vendos ne Kazakistan.

   “Pesni Juzhnykh Morej” (”Song from the Southern Seas” aka. “Kenga e Detrave te Jugut”) eshte plot e perplot me melankoli, me trishtim. Trishtimi eshte arsyeja e gjithshkaje : e dashurise, e ikjes (take flight), e veshtiresise per tu ngulitur ne nje vend.

Filmi fillon me nje lindje. Nje hatà: femija i sapolindur nuk i ngjan fare babait (rus) ! I kujt eshte ?? Dyshohet tek fqinji (kazak). Pastaj tek vete babai i femijes, origjinat e te cilit jane te turbullta…

Tashme i rritur, femija zhduket bashke me kalin e tij, fshihet maleve dhe nuk kthehet më. I ati zhytet edhe me thelle ne trishtimin e tij, deri ne momentin kur eshte rradha e tij te zhduket, ne kerkim te nje historie qe mund te ishte e tija. Por qe mund te ish dhe e nje vendi : Kazakistanit.

Ne nje plan filmik, ne pak sekonda, regjizori di te kondensojë esencen e nje personazhi, te nje jete, te nje vendi. Ketyre planeve filmike, u shtohen sekuenca te shkeputura nga e tëra, qe ne nje fare menyre, jane si frymemarrje per filmin.

Mund te gjesh gjera te kritikueshme ne film, skenari nganjehere i rënduar, pista skenaristike jo fort te trajtuara, narracion me boshlleqe, por me duket mua, keto jane nje menyre “indirekte” per te shkuar direkt ne zemer te gjerave (dhe regjizori duket se ka fort gjera per te na thene per vendin e tij, e me sa duket, edhe per veten e tij !).
Ose thene ndryshe : ashtu si dhe ne nje gjest abstraksionist (ne pikture), regjizori i çngjitet, i iken fiksionit (fabules), te cilen, me sa duket, e mban ne brendesi te vetvetes.

Sikur ndonje regjizor shqiptar te arrinte te thosh qofte dhe kaq gjera te mira (artistikisht) permes ndonjerit prej filmave te tij, une qofte dhe me kaq do isha mjaftuar !

6.8

trailer i filmit :

// 

YouTube – ‘Chant des Mers du Sud (Pesni Juzhnykh Morej)’ – Bande annonce VOSTF HD