26-30: Eastwood, Donen, Leone, Kitano, Ozu.


26. Clint EASTWOOD (Lindur në 1930 – regjizor ne aktivitet) – U.S.A 

.

Më teper se regjizor i madh, Clint Eastwood eshte i njohur si aktor. E megjithate, krijimtaria kinematografike si mjeshter regjizor eshte shume më e rendesishme, dhe filmat e Eastwood-it kane nje stil gati te padukshem, por te afrimuar artistikisht.

Thelbi i kinemase se tij eshte eksplorimi i universit amerikan me qellim zbulimin e vibracioneve më te ndjeshme mendore.

Clint Eastwood-i ka filluar xhirimin e filmave te tij ne 1971-shin dhe vazhdon deri ne ditet tona. Nder filmat me te njohur te tij jane: “Honky Tonky Man” (1983) , “Bird” (1988), “Unforgiven” (1992), “A perfect world” (1993), “The bridges of Madison county” (1995), “Mystic river” (2003), “Million dollar baby” (2005).

Pese filmat e fundit te cituar konsiderohen edhe si pese kryeveprat e tij. Sikunder dhe shikohet nga viti i prodhimit te tyre, Eastwood eshte nga ata regjizore qe ka arritur persosmerine sa me teper kane kaluar vitet.

Gjithsesi, kritika e specializuar konsideron si filmin e tij me te persosur, dhe ndofta melodramën me te magjishme te historise se kinemase : “The bridges of Madison county” ku ne rolet kryesore luan vete autori dhe Meryl Sreep.

Dicka me shume ketu. dhe gjithashtu, ketu.

.

 

.


.

27. Stanley DONEN (Lindur në 1921 -jeton akoma, por e ka pushur aktivitetin e tij artistik) – USA

.

Stanley Donen eshte autori i komedise me te bukur muzikore ne bote: “Singin’ in the rain” !
Perkunder nga ç’mund te mendohet ne shikim te pare, “Singin’ in the rain” eshte nje veper filmike seroize, por plot humor dhe optimizem.

Realizoi 27 filma gjate karrieres se tij. DY kryeveprat e tij: “On the town” (1949) dhe “Singin’ in the rain” (1952) i realizoi me bashkautor Gene Kelly-n e famshem.

Nder filmat e tjere te njohur te tij, permenden: “Seven brides for seven brothers” (1954), “Funny Face” (1957), “Two for the road “ (1967) etj.

.

 

.


.

28. Sergio LEONE (1929-1989) – ITALI

.

Edhe Sergio Leone eshte nga ata regjizore qe realizoi pak filma gjate krijimtarise se tij, veçse 8, por pothuaj te gjithe te njohur!

Cuditerisht, gjate periudhes se diktatures ne Shqiperi, kemi patur fatin te shohim disa nga filmat e tij te pare, si : “Gli ultimi giorni di Pompei” (1959) – Ditet e fundit te Pompeit, dhe “Il colosso di Rodi” (Kolisi i Rodit ) – 1960

Leone eshte i njohur mbi te gjitha per filmat e tij western si “Il buono, il brutto, il cattivo” (1966), “C’era una volta il West” (1969) dhe “Giù la testa” (1971). 

Gjithsesi, kryevepra e tij konsiderohet filmi i tij i fundit (1983) “Once Upon a time in America”.

.

 

.


.

29. Takeshi KITANO (lindur ne 1947 – regjizor ne aktivitet) – JAPONI

.

Pa dyshim, më i madhi nga kineastet aktualë japoneze !

Kitano e ka filluar vone karrieren e tij prej regjizori (ne 1990-en) dhe gjithesej ka realizuar 11 filma.

Ne fillimet e tij, Kitano realizoi filma televizive dhe me vone, ju dedikua kinemase

Nga filmat me te njohur te tij (titujt po i vendos ne anglisht pasi ne japonisht, zor se do ti kuptonte njeri …) : “Sonatine“, “Boiling point”, “A Scene at the Sea”, “Violent cop”, si dhe kryeveprat e viteve te fundit : “Dolls”, “Zatochi”, “Kikujiro” dhe “Hana-Bi”. Ky i fundit (Lioni i arte ne Mostra di venezia 1997) konsiderohet si nje nga filmat me te mire aziaktike te 10 viteve te fundit.

ne foto: Takeshi Kitano dhe filmi i tij kult: “Hana -Bi”

.

  

.


.

30. Yasujirô OZU (1903-1963) – JAPONI 

.

Poeti i kinematografise japoneze ! I vetmi mjeshter i kinemase boterore qe arriti te filmoje kohen, dmth, qe arriti qe kohën ta beje te shikueshme (vizuale) per syte dhe te degjueshme per veshët.

Filmat e tij (gjithsej 53 filma, pra nje regjizor SHUME prodhimtar !!) shpesh jane ne formen e udhetimit, ne tren, ne taksi, ekskursione ne autobus, trajektore ne biçklete etj .

Ne filmat e Ozu-së gjithshka eshte “ordinere” dhe “banale”, deri edhe vdekja, qe konsiderohet si “harresë natyrore”. Per Ozu-në, jeta eshte e thjeshte, por eshte njeriu qe e komplikon atë, duke llakaçitur ujin e qete te jetes.

Ne fillim filmat e Ozu nuk paten sukses internacional, pasi gjykoheshin si “shume japonezë”. Pas vdekjes ne moshen 60 vjeçare, fama e Yasujirô Ozu u perhap permes filmave te tij te mrekullueshem si: “There Was A Father “ (1942), “Tokyo Story” (1953), “Early Spring” (1956), “Equinox Flower” (1958), “An Autumn Afternoon ” (1962). Per ata qe duan te lexojne me shume ne anglisht rreth tij:

http://www.sensesofcinema.com/conten…rs/03/ozu.html

Ne foto: Yasujirô Ozu dhe filmi i tij kult: “Tokyo story”

Korrik 15, 2005

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s