76-80: Eustache, Jarmusch, Angelopoulos, Kaurismaki, Forman.


76. Jean EUSTACHE (1938 – 1981) – FRANCE-

I vetmi regjizor në botë te ketë vrarë veten per Artin filmik !

Jean Eustache (Zhan Ëstash) u bë i njohur me filmin e tij te pare ne vitin 1973 te titulluar “La maman et la putain” (“Mamaja dhe putan’a” aka “The Mother And The Whore“), te cilin ai e prezantoi ne Festivalin e Kanës ku dhe shkaktoi nje skandal te vertete : filmi (i gjate 3 ore e 40 ‘) konsiderohet si film më kontraversal i Historise se festivaleve ne Kanë, dhe padyshim nje nga filmat më anti-konçesionalë te gjithe Historise se kinemase. Fitues i çmimit special ne Kanë ne ’73-shin,”Mamaja dhe putan’a” nuk eshte vetem nje film i Madh dhe i ndershëm: ai eshte ndershmëria vetë !

Realizimi i nje filmi te tille i krojoi shume probleme regjizorit, te cilit, me gjithe talentin e pamatë, producentët francezë filluan t’i largohen… Me gjithe realizimin e dy tre filmave te tjere, Jean Eustache, regjizori i ardhur nga nje familje tejet modeste puntorësh, e ndjeu veten gjithe e më teper te margjinalizuar, duke i dhene keshtu fund jetes më 4 Nentor 1981, ne moshen 43 vjeçare.

Sot e kesaj dite, 30 vjet me vonë, filmi i tij monumental “Mamaja dhe putan’a” nuk ka humbur asnje grimcë nga vlera dhe fuqia e tij universale : nje film-shuplakë, film-shoc, qe shkermoq çdo ideologjizëm. Ne kinematografi, “Mamaja dhe putan’a” paraqet te njejten vlere sikunder paraqet ne letersi “Ne kerkim te kohes se humbur” te Marcel Proust-it.
ps: per autorin e ketyre rradhëve, filmi ne fjale eshte pa dyshim nje nga 3-4 filmat më te madherishem qe ka mundur te shikoje deri tani…

per me shume, ne anglisht: http://www.sensesofcinema.com/conten…/eustache.html

Cannes, 25 May 1973: When they chose Jean Eustache’s film La Maman et la poutain (The Mother and the Whore) to represent France at this year’s Cannes Festival, the selection committee could not have foreseen the furor that would ensue. Eustache’s work provoked loud protests during and after the screening, primarily because of its crude dialogue. The director was almost physically assaulted when he exited the auditorium with Jeanne Moreau, who had taken his arm in friendship. The 215-minute film of a ménage à trois is witty, verbose and erotic, and consists mainly of monologues, conversations and confessions.

(Dhe harrova te shtoj diçka interesante: nese ju jepet rasti te shikoni “Broken flowers“, filmin e fundit te Jim Jarmusch, ne fillim te filmit, kur shfaqen titrat, mund te lexohet ky dedikim : “To… Jean Eustache“.

No comment…)

Ne foto, Jean Eustache dhe monumenti i tij “La maman et la putain” (“The Mother And The Whore“)

.

 

Post: Prill 9, 2006


.

77. Jim JARMUSCH ( lindur ne 1953 – regjizor ne aktivitet) – USA-

.

Princi i kinematografise indipendente amerikane dhe nje nga regjizorët më te talentuar te viteve ’80-’90 e ne vazhdim.

Jim Jarmousch ka realizuar filma qe jane tejet te influencuar nga “nouvelle vague” (“vala e re”) franceze e viteve ’60, edhe pse filmat e tij mbesin thellesisht amerikane : peisazhet, muzika, jane thellesisht amerikane. Karakteristika e filmave te tij eshte frangmentarizimi i konstruksionit te tyre gjeografik qe perkthehet me nje konfrontim kulturash.

FIlmin e tij te pare ne 1980-en “Permanent vacation” e financon me paratë e nje burse te vogel qe ju dha si student dhe me ate film mbron dhe diplomën ne vitin e fundit te studimeve. Fitues i kameres se Arte ne Kanë ne 1984 me filmin e tij te dyte “Stranger than paradise“, Jarmusch kthehet ne simbol te kinematografise indipendente amerikane.

Fans i muzikes rrock, 50-vjeçar me look adoleshenti, ai fiton ne kanes Cmimin e madh te Jurise ne 2005 me “Broken flowers“.

Ndre filmat e tij me te njohur: ” Down by law” (1986), ” Dead Man” (1995), “Ghost Dog” (1999), “Coffee and cigarettes” (2002), “Broken flowers” (2005)

Ne foto: Jim Jarmusch dhe nje nga filmat e tij mê te njohur: “Ghost dog“.

.

 

Post: Tetor 23, 2006


.

78. Théo ANGELOPOULOS (lindur ne 1935 – regjizor ne aktivitet) – GREQI –

.

Pa dyshim, me i talentuari i regjizorëve grekë, Angelopoulos i kryen studimet per kinematografi ne Paris dhe kthehet ne Greqi pas grushtit te shtetit nga ana e ushtarakeve.

Duke filluar nga vitet ’90, filmat e tij, karakterizuar nga kontemplacioni (veshtrimi i qete) marrin famë ne gjithe boten. Ne 1996 fiton Cmimin e Madh te Jusrise ne Kane me “To Vlemma tou Odyssea” (“Veshtrimi i Ulisit” – “Le regard d’Ulise”) ku nje pjese e filmit i zhvillon ngajrjen ne Shqiperi (Korçë)

Tre vjet me vone, fiton Palmen e Arte ne Kanë me “Eternity and a Day” (“Perjetësi dhe nje ditë” – “Éternité et un jour”) ku ne rolin e dyte eshte nje femije i vogel emigrant shqiptar ne Athinë. 

Ne foto: Théo Anglelopoulos dhe filmi i tij kult : “Eternity and a Day”

.

  

Post: Tetor 24, 2006


.

79. Aki KAURISMÄKI (lindur ne 1957 – regjizor ne aktivitet) – FINLANDË

.

Gjeniu i kinemase finlandeze !!

Kur ishte i ri, Aki Kaurismäki punoi si postjer, pjata-larës dhe kritik filmi, pastaj, veçse ne 1981 ju fut aventures kinematografike dhe ne 20 vite ka realizuar rreth 20 filma.

Ajo qe eshte tipike ne kinematografine e Kaurismakit eshte nje perzierje e humorit te holle me dramën deshperuese. Ndofta nje gje e tille regjizorit i vjen nga qejfi disi i tejkaluar qe ka per alkoolin… por rezultati eshte i mrekullueshëm: Filmat e Kaurismakit jane esenca e humanizmit !

Shok për kokë me Jim Jarmusch-in, Kaurismaki fiton ne vitin 2002 Cmimin e madh te Jurise ne Kanë me filmin e tij “Njeriu pa te shkuar” (“Mies vailla menneisyyttä”, aka “The Man Without a Past” aka “L’homme sans passé”).

Nder filmat me te njohur:

  •  Tulitikkutehtaan tyttö” aka “The Match Factory Girl” (“La fille aux allumettes”) 1989 – nje nga 10 filmat e mi më të preferuar te gjithe jetes sime
  • Leningrad Cowboys Go America” – 1990
  • Kauas Pilvet Karkaavat ” aka Drifting Clouds (“Au loin s’en vont les nuages”) (1996)
  • Mies vailla menneisyyttä” aka The Man Without a Past – (L’homme sans passé) 2002
  • Laitakaupungin valot” – Lights in the Dusk (“Dritat e periferisë) filmi i 2006-es.

Ne foto: Aki Kaurismäki dhe filmi i tij kult: “Tulitikkutehtaan tyttö” aka “The Match Factory Girl” (“La fille aux allumettes”)

.

   

.

Post: Tetor 25, 2006


.

80. Milos FORMAN (lindur ne 1932 – 2018) – CEKOSLLOVAKI & USA

.

Që i vogel, Formanit i vdesin prinderit ne kampin nazist te Auschwitz dhe i ri studion kinematografine ne Prage (Cekosllovaki). Ne vitet ’60 realizon disa filma te natyres komedi te ëmbla/te hidhura si “Fireman’s Ball” dhe “Loves of a Blonde“.

Ne 1968 tanket rusë hyjne ne Prage, pas pranveres se Prages dhe Forman iken nga Europa dhe vendoset ne USA ku realizon ne 1975 nje film krejt te ndryshem nga komedite e tij te mëhershme , filmin e mrekullueshem “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (“Vol au-dessus d’un nid de coucou” aka “Fluturim mbi nje folé qyqeje“) per te cilin fiton Oscar te regjizorit me te mire çmim te cilin e fiton edhe nje here tjeter ne 1985 per filmin e tij “Amadeus“. Nderkohe qe ne 1979 realizon filmin kult “Hair“.
Dy filmat e tij te fundit jane Larry Flynt (1997) dhe “Man on the Moon” (2000).

Milos Forman nuk ka realizuar ndonje numer te madh filmash, por per nga cilesia, jo pak regjizore ja kane zilinë ! Per me shume, ketu.

Ne foto: Milos Forman dhe dy filmat e tij kult: “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (“Vol au-dessus d’un nid de coucou” aka “Fluturim mbi nje folé qyqeje dhe “Hair“.

 

 

Nentor 8, 2006

 

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s