Porn things : “Poor things” – film anglo-amerikan me regji te grekut Yorgos Lanthimos

Ku e lamë me Lanthimosin ? E lame tek «Dreri » (2017), filmi i tij i parafundit sepse te fundit nuk e pata parë (“The favourite”) në 2019 : nuk kisha deshire. Isha pak kurioz per kete te riun, se gojet e mira thonin qe kesaj rradhe Lanthimos-limontozi eshte më pak cinik se ne filmat e meparshem (në fakt, problemi i regjizorit ne fjale nuk ka qene cinizmi, por cinizmi i tij te cilit nuk i dilte per zot: not assumed. Por nejse, ky eshte tjeter muhabet).

“Poor things” eshte  nje ‘coming-of-age story’, domethene rrefimi i nje pjese jete te nje personi, duke filluar nga mosha e femijerise e deri tek kalimi në moshen e pjekurise.


Historia me dy fjale :
 Godwin Baxter, nje doktor i çuditshem tip Frankenstein-i modern, blen si fillim në nje morg trupin e vdekur te Victorias, te nje gruaje shtatezanë qe vetevritet (hidhet në lumë) per shkak te dhunes qe ushtron mbi te i shoqi (minutat e para te filmit) dhe, pasi ben transplantimin e trurit te femijes (qe Victoria mbante ne bark) në trurin e Victorias, krijon Belën. Nje grua-femi. Filmi eshte pelegrinazhi emancipues i Belës, kesaj gruaje-femi (e cila iken nga shtepia e «babait» te saj, pra nga shtepia e doktor Frankenseinit modern) bashke me Duncan Wedderburn, nje avokat dinak dhe qejfli dhe i bie kryq e terthor botës. E etur per ta zbuluar ate, rezistente ndaj paragjykimeve, Bela eshte e vendosur te mos beje asnje leshim ndaj principeve te lirise dhe barazise.



*

Poor things» («Krijesa te gjora» eshte titulli i filmit ne frengjisht, e që më duket fort mire i adaptuar), fitues i Luanit te Arte në Festivalin e vjetshem te filmit në Venecia, i levduar në kulm nga kritika, nominuar 11 here (11 herë !!) per Oscar (mbi te gjitha, edhe si filmi më i mire, edhe si aktorja më e mire, edhe si regjizori më i mire) zhgenjen se pari per nga permbajtja. I shitur si rrefim filozofik (historia eshte identike me ate te «Kandidit» te Volterit), historia e filmit nuk eshte per asnje çast destabilizuese per spektatorin : gjithçka eshte brenda ‘kuadrit’ : bota ka pabarazi (vertet ??), liria, sidomos ajo seksuale eshte gje e mire (shi shi dreqi), akomodimet sociale nuk jane te mira (nuk e dinim !) e te tjera e te tjera. Frëngu e quan kete : philosophie de comptoir. Inglizi do thosh : Philosophy For Dummies. Nê shqip le ta quajmë filozofi per nulat.

Jo se kinematografia duhet te trajtoje ‘tema te renda’, kurrsesi, por filmi menjanon me nje thjeshtesi marramendese pyetje qe natyrshem mund te shtroheshin, siç mund te ishte per shembull ajo e raportit midis trupit njerezor dhe identitetit te tij : Bela sillet sikur ky problem te mos ekzistonte fare, a thua se mjafton qe Frankensteini i shek XX te veshi nje fustan në nje shekull retro-futurist (“filmi”Poor Things” nuk e percakton se kur zhvillohen ngjarjet), pak makjazh dhe… ja ku beme nje film.

Parabola pseudo-emancipuese e Belës, domethene etapat neper te cilat ajo kalon, jane super te parashikueshme dhe trajtohen me nje shpejtesi dhe perçmim te paparë. Feminizem cheap : « Girl power, beni ç’tu doje qejfi me trupin tuaj » (feminizëm per nula dhe bërryla), a thua se prostitucioni i bordellove te Parisit ishte nga qejfi e jo nga halli. Pra as me i vogli reflektim (kinematografik, sigurisht, dhe jo moralizues) per nje fenomen te tille (bordellot trajtohen jo pak në film). Ky i fundit, si produkt financiar i Walt Disnay-t (nepermjet ‘Searchlight Picutres’, nje prej degeve te saj gjoja ‘autor’), permes historise se kesaj barbi gagaçe, i ben më së miri «detyrat e shtepise» dhe, ja ku ja hodhem (ja ku siguruam suksesin financiar te filmit). Pra : nenshtrim, kryengritje, dhe… happy-end ! Fiks si tek filmat Disney apo Mattel (nenshtrim/kryengritje/happy end). Asnje transgresion tek “Poor Things”, biles vetë Bela nuk eshte transgresive sepse, mjedisi perreth saj eshte po aq ‘i çmendur’ sa Bela ! (ku ishim ? hiçgjekundi !). Aq sa, po ta mendosh mire, filmi ka lehtesine e nje filmi porno, jo pse ka skena ‘hot’, por sepse trajtimi i ngjarjes te kujton lehtesine e pornove : ashtu sikurse keto te fundit nuk kane asnjehere préliminare seksuale (foreplay), edhe tek « Porn Things », më falni, « Poor Things », Bela asnjehere nuk i vihet punes per te mesuar, kuptuar e zbuluar preferencat e saj, deshirat e saj, seksualitetin e saj. E nuk po flasim per dashurine! Harroje !!

 Ashtu sikurse doktor Godwin (God, e therrasin në film, me demek GOD = Krijuesi i Madh) transplantoi  trurin e nje femije në trupin e e nje te rriture, ashtu edhe Lanthimosi (regjizor, por dhe skenarist i filmit, se i thote vetes autor burri i botes !) ka bere nje film gjoja në dukje barok, te ‘shkalluar’, por ne thelb, në rastin më te mire, nje alegori infantilizuese 2 ore e 20 minuteshe dhe në rastin më te keq, nje film mizogjin flashy. Me nje perjashtim te vetem (perjashtim qe konfirmon ‘rregullen’, e cila eshte : filmi eshte nul) : muzika eshte e shkelqyer !
Por… ç’ne me lazëm ? thone nga Shqiperia e mesme… .

Ps : ka pas bere Lars Von Trier nje film mbi nje teme te ngjashme : “Dogville“. Nje vajze qe emancipohet nga i ati, revoltohet, por ne fund nuk ka happy-end (biles me se shumti ka nje vazhdim, nje film tjeter qe titullohet : « Manderlay »).
«Poor things » eshte « Dogville » for dummies. Ose, Pornoville.  

nota : 4.0

TRAILER :

BEST MOVIES FOR 2023

Sipas traditës së fundvitit, voilà Top-10 imi (subjektiv, sigurisht!) për vitin kinematografik 2023. Per fat te keq, nuk kam komentuar shume filma kete vit në blogun tim, por ai ishte vertet nje vit i shkelqyer (shume e shume here më i mire se 2022-shi).

ps: Click, kur eshte e mundur, në secilin prej titujve per komentin perkates per secilin film :

1. “Mos prisni shumë nga fundi i botës” (Do Not Expect Too Much from the End of the World / Nu aștepta prea mult de la sfârșitul lumii) – film rumun me regji te Radu Jude.
(Per te dytin vit rradhazi, në vend të parë nje film nga fort i talentuari regjizor rumun, me te gjitha gjasat i vetmi trashegimtar i denje i nje ‘far’ Jean-Luc Godard)

2. Dy filma nga jug-koreani Sang-soo, Hong :
– “Në ditet tona” (“In our day“) : një haiku i vertete kinematografik !
& : “Filmi i romancieres” (“The Novelist’s Film“)

The Novelist's Film - Wikipedia

3.Barishtet e thara (“About dry grasses“) – film turk me regji te Nuri Bilge Ceylan, nderit dhe krenarisë se kinematografise indipendente turke

4. “Disorders” (Désordres) – film zviceran me regji te Cyril Schäublin : filmi më kurajoz (per nga mizaskena, sigurisht) i vitit!

5. “Banda e pyllit te tempullit” (Le Gang des bois du temple) – film francez me regji te Rabah Ameur-Zaïmeche

6. “Verën që shkoi” (L’été dernier) – film francez me regji te Catherine Breillat

7. “Profesori Yamamoto del në pension” – dokumentar japonez me regji te Kazuhiro Soda : kur nje dokumentar ia kalon 95% tê fiksioneve

8.Yannick” film francez nga regjizori shume ekscentrik dhe prodhimtar Quentin Dupieux

9.Trenque Lauquen” – film argjentinas me regji te Laura Citarella

10. “Djelli i ardhmërisë (Il sol dell’avvenire) – film italian nga i pavdekshmi Nanni Moretti

Vijojnë më pas:

11.Anatomia e nje rëniejeAnatomie d’une chute (regjia: Justine Triet, France)
12. “Nje vella i vogel” – Un Petit frère (Léonor Serraille, France)
13. Alcarras (Carla Simon, Spanjë)
14. De la Conquête (Franssou Prenant, France)
15. Eternal Daughter (Joanna Hogg, Angli)
16. Esterno notte (Marco Bellocchio, Itali)
17. Voyage en Italie (Sophie Letourneur, France)
18. Killers of the Flower Moon (Martin Scorsese, USA)
19. Inside the Yellow Cocoon Shell (Pham Thien An, Vietnam)
20. La montagne (Thomas Salvador, France)
21. Master gardener (Paul Schrader, USA)
22. Return to Seoul (Davy Chou, France)
23. Rapito (Marco Bellocchio, Itali)
24. Babylon (Damien Chazelle, USA)
25. Knock at the cabin (M Night Shyamalan, USA)
26. Chien de la casse (Jean-Batiste Durand, Francë)
27. Lost in the night (Amat Escalante, Meksikë)
28. Wahou ! (Bruno Podalydès, France)
29. Fallen Leaves (Aki Kaurismäki, Finlande)
30. Cerrar los ojos (Victor Erice, Spanje)
31. Déserts (de Faouzi Bensaïdi, Marok)
32. Showing Up (Kelly Reichardt, USA)
33. Ricardo et la peinture (Barbet Schroeder, France)
34. Barbie (Greta Gerwig, USA)
35. The Fabelmans (Steven Spielberg, USA)
36. Lost Country (Vladimir Perišić, Serbi)
37. Perfect days (Wim Wenders, Japon)
38. Blazh (Ilya Povolotsky, Rusi
39. Asteroid City (Wes Anderson, USA)
40. Le règne animal (Thomas Cailley, France)
41. Goûte d’or (Clément Cogitore, France)
42. Oppenheimer (Christopher Nolan, USA)
43. La Chimera (Alice Rohrwacher, Itali)
44. Yamabuki (Juichiro Yamasaki, Japoni)
45. Relaxe (Audrey Ginestet, France)

45 filma në total, pare në sallat e kinemase.