“MANDERLAY”, filmi i Lars Von Trier

Image result

Ne maj te 2005, Lars von Trier prezantoi ne Festivalin e Kanës “MANDERLAY”, pjesen e dyte te trologjisë se tij, filluar ne 2003-shin me “Dogville“. Qe prej disa ditesh filmi shfaqet neper kinemate e Europes. Dje e kisha rradhën une per ta parë.

“Manderlay” eshte vazhdimi i “Dogville” ne tre plane: se pari, nga ana e rrefimit: filmi fillon aty ku “Dogville” mbaron. Se dyti, nga ana stilistike: po ajo mungese dekori sikunder dhe tek “Dogville”; se treti, nga ana e zhanrit: gjithmone behet fjale per “rrefim filozofik i filmuar” (nuk behet kurrsesi fjale per “teater te filmuar” sepse mizaskena, pra regjizura e filmit mbeshtetet tek kamera, montazhi dhe miksazhi).

Kete here, Grace, qe largohet nga qyteti “Dogville”, mberrin ne Jugun e thelle te USA (jemi gjithmone ne vitet 1930), drejt Denver-it, e shoqeruar gjithmone nga gunmen-ët e saj (gangsterët) ku ne Alabama zbulon qe skllaveria ekziston akoma, ne nje plantacion te vogël te quajtur “Manderlay”.

Lars von trier eshte nga ata regjizore te talentuar qe guxojne te ballafaqohen me tezat te tilla te politikës korrekte siç eshte ajo qe i redukton afro-amerikanët (zezakët) ose ne viktima ose ne te revoluar, por asnjehere ne fajtorë (qofte dhe pjeserisht): “Manderlay” deshiron te na thote se viktimizimi i shpeshte e i kollajshëm social apo rracor, fsheh refuzimin e marrjes se pergjiegjësive nga individet qe perfaqesojne grupet sociale apo rracore ne fjalë.

Te gjitha keto bejne qe nese “Dogville” ishte me se shumti nje rrëfim moral, “Manderlay”anon më se shumti nga rrefimi politik, nga satira ideologjike me temë segregacionin rracial.

Te gjitha keto jane interesante por … efekti i zbulimit (discovered, la découverte) nuk funksionon. Filmi nuk më magjepsi !

Ndofta pjesa e trete dhe e fundit (per te cilën Lars von Trier eshte shprehur se nuk do te kete te njejtin dispozitiv sikunder “Dogville” dhe “Manderlay” , pra mungese dekori… etj etj) , do te na mundesoje te rishohim artin e danezit te talentuar, autorit te “Idiots” apo “Breaking the waves”

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s