Regjizorët e mi më të preferuar aktualë – III. Filmat e Apichatpong Weerasethakul (Tailandë)


23 Maji 2010, dita kur regjizori tailandez Apichatpong Weerasethakul fitoi Palmën e Arte ne edicionin e 63-te te Festivalit te Kanës, me të gjitha gjasat do te hyje ne histori si “The Independence Day” e Kinematografise se Lire e te Vertetë ! Duhen pare filmat (por dhe instalacionet video !) te tij, per te kuptuar se ç’eshte nje film i lire, ç’eshte nje film i vertete ! Ne kete fillim shekulli, askush më mire se kineasti tailandez veçse 40 vjeçar nuk i eshte afruar aq shume atyre !

JL Godard e ka me qejf te citoje shkrimtarin francez Jean Genet, tek thoshte se, “Duhet germuar per te gjetur imazhet : ato gjenden ne shkretëtirë !“. Me imazhe, sigurisht qe Godard nenkupton ato te pastrat, te vertetat (ato qe Deuleze i quan “image pure”) e qe sigurisht, ndodhen atje ku s’ka asgje, ne shkretetire, domethene ne imagjinatën më absolute te krijuesit. Po imazhet e filmave te Weerasethakul-it, ku ndodhen ? Ku ndodhet “shkretetira” e tij krijuese ?

Pa dyshim, ne xhunglen tailandeze, po aq e virgjer sa dhe shkretetira : aty ku zhvillohet edhe pjesa me e madhe e ngjarjeve te filmave te tij me metrazh te gjate, gjithesej 5, ne 10 vite krijimtari (2000-2010), gjithe duke punuar aktivisht ne realizimin e metrazheve te shkurter (si ky ketu, sa dhe te ekspozitave).

Duke pritur te shohim filmin e tij te ri (i pesti i regjizorit) me te cilin fitoi dhe Palmen e Arte ne Kanë (Uncle Boonmee Who Can Recall His Past Lives), e kam te veshtire te klasifikoj 4 filmat e Apichatpong Weerasethakul, pasi per të katert, kam nje afeksion pothuaj te njejte e të pamatë ! E megjithate, duhen respektuar rregullat e lojes, keshtu qe…. voilà,

Top FIVE Apichatpong Weerasethakul :

1. Tropical malady (2004)
2. Blissfully yours (2002)
3. Mysterious object at noon (2000)
4. Syndromes and a century (2007)
5. ? – duke pritur filmin e tij te ri, qe del ne shtator 2010…

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s