Uncle Boonmee Who Can Recall His Past Lives – film tailandez me regji te Apichatpong Weerasethakul

  

Per t’ju rikthyer filmave te rinj ne kete rifillim sezoni :

Daja Boonmee, ai qe kujton jetet e kaluara“, filmi fitues i Palmes se Arte ne Kanë, ne 2010-en. Dhe qe prisja prej kaq muajsh per ta pare, per me teper qe filmat e ketij regjizori, Apichatpong Weerasethakul, i dua fort !

Por filmi me pelqeu shume me pak se sa e prisja : mu duk shume i “copezuar”, pa unitet stilistik dhe kur degjova nje interviste te regjizorit gjate te ciles ai thoshte se filmi permban ne vetvete 6 bobina, pra 6 stile te ndryshe (une dallova nja dy-tre), mu perforcua edhe me shume ndjesia qe perjetova gjate shikimit te filmit.

Shto pastaj faktin qe ai e ka realizuar ate ne nje shtrirje kohore tmerresiht te gjate : 3 vjet !!! (sigurisht, jo per faj te tij, por per mungese mjetesh financiare). Dhe ne fakt, mendimi im eshte se regjizorit, ne nje fare menyre, i kish shkare filmi nga duart… .
Per shembull, pergjate nje skene, ne te njejten tavoline buke ftohen dy besime (croyance) : njera ne forme shpirti, tjetra ne forme reincarnacioni(misherimi). Po sikur nuk shkonte amà (ça ne le faisait pas). S’kam kurrgje kunder principit, po ja qe s’mu duk se funksiononte. Po pse s’funksiononte ? – sipas meje. Sepse nuk shpjegohej pse ! Pse njeri pershfaqej si shpirt (e shoqja), dhe tjetri si incarnacion ? (i biri, me duket). Tek ”Tropical malady”, kryevepra e ketij regjizori, vertet realja/imagjinarja nuk “shpjegoheshin”, por magjia funksiononte (ndofta dhe fale “ndarjes” se filmit ne dy pjese, e pranoj) : por amà habija ishte e bukur dhe e bukura ishte e habitshme ! Tek ‘Boonmee’… hiç ! Mu duk se ne vend qe ti shperthente (éclater) hapsiren dhe kohen, filmi i sheshonte, i hiqte kripën… Me nje fjale : vanitet.

Dhe meqe Mao thosh se “s’ka komunizem pa levizje komuniste” (qe ne rastin tone do te kontekstualizohej me “s’ka kinofili pa levizje kinofilike“), e lëviza edhe une menderen, dhe shkova per te riparë “Boonmee”. Shikim qe nuk ndryshoi fort opinionin tim nga ai i heres se parë, perveç perforcimit te pershtypjes se kontemplimit qetazi te nje filmi po aq kontemplativ (ne sensin jo fort pozitiv te fjales…).

nota ime per filmin : 6.7


Shtator 18, 2010

Leter Dajes Boonme :

Metrazh i shkurter 17 minutesh (“Leter Dajës Boonmee“), nje prolog i filmit fitues se ‘Palmes se Arte’ ne Kanë 2010 :

http://www.dailymotion.com/video/xeefs6_a-letter-to-uncle-boonmee_shortfilms?start=1#from=embed

http://www.dailymotion.com/video/xee…t=1#from=embed

.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s