10 Filma Politikë


Mendimi im (dhe nuk besoj te jem i vetmi) eshte se, gjithshka ne kinematografi eshte politikë. E vetmja menyre per nje regjizor apo produktor per te na bindur se permes filmit te tij ai nuk ka bere politikë, eshte të bëjë diçka që i ngjan gjithshkaje (paçavure,video-clip,…), perveç kinematografise ! Perndryshe, çdo film, qe meriton te therritet film, eshte poliktikë.
Megjithate, ekziston nje zhaner me vete, filmi politik, si zhanër, i cili vë ne skene ushtrimin e pushtetit nga njera ane, dhe nga ana tjeter, perpjekjet e individit ose te nje grupi individesh per te realizuar marrjen e tij. Filmi politik gjithashtu perfshin kauzat e medha per liri, progres, luften kunder racizmit e diskriminimeve te tjera. Nje nga nen-ndarjet e tij eshte “drama sociale” (filmat sociale, siç quhen zakonisht), qe nuk po i fus ne kete postim e do u kushtoj nje postim me vete.

Kur eshte i mire, filmi politik mund te jete i hatashem, por si duket zhanri eshte i veshtire per te qene i arrire, edhe pse i lehte ne dukje.

10 Filma Politikë, te preferuarit e mi :

1. Salò o le 120 giornate di Sodoma (1975) me regji te Pier Paolo Pasolini (Itali)

2. Notre musique – Muzika jone – (2003) me regji te Jean-Luc Godard (France)

3. Dernier maquis –Çeta e fundit- (2008) me regji te Rabah Ameur-   Zaïmeche (France)

4. Nicht versöhnt– Të papajtuar– (1965) me regji te D. Huillet & J.-M.   Straub (Gjermani)

5. Hunger (2008) me regji te Steve McQueen (Angli)

6. Palombella Rossa (1989) me regji te Nanni Moretti

7. Dalla Nube alla Resistenza (1979) me regji te D. Huillet & J.-M. Straub (Itali)

8. Le Dictateur (1940) me regji te Charles Chaplin (USA)

9The Cheyenne autumn (1964) me regji te John Ford (USA)

10. Buongiono, notte (2003) me regji te Marco Bellocchio

Nese ka nje “film politik” qe do doja ta shikoja, eshte ai i Eisenstein-it: “Staroye i novoye“ (La ligne générale)- 1929.

 

  

 

  

Image result for the dictator charlie chaplin movie Image result for the cheyenne autumn

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s