Historikisht, “Film Noir” (film i zi– perkthyer fjale per fjale) jane quajtur ato filma te Periudhes se Arte te Hollywood-it (vitet ‘40-’50 te shek. qe shkoi) qe ilustrojne nje fare atmosfere tragjike, “te zeze”, ku perzihen vrasja, krimi, pabesia, tradhetia, xhelozia e fatalizmi.
Por dhe per kete zhaner, “kufijte” mbeten tejet te diskutueshem: disa e konsiderojne “Vertigo” te Hitchcock-ut si “film noir”, te tjere jo, me pretekstin e kombinimit te ngjyrave dhe me vizionin specifik te regjizorit ndaj ngjarjes dhe personazhe…
However,
Ja nje liste me 10 “filma noir“ qe me pelqejne sa s’behet :
- Mulholland Drive (2001) me regji te David Lynch (USA)
- L’argent (1982) me regji te Robert Bresson (France)
- Vertigo (1958) me regji te Alfred Hitchcock (USA)
- Hana-Bi (1997) me regji te Takeshi Kitano (Japoni)
- Point Blank (1967) me regji te John Boorman (USA)
- They live by night (1949) me regji te Nicholas Ray (USA)
- The Big Sleep (1946) me regji te Howard Hawks (USA)
- Out of the Past (1947) me regji te Jacques Tourneur(USA)
- Pulp Fiction (1994) me regji te Quentin Tarantino (USA)
- À bout de souffle (Breathless; 1960) me regji te Jean-Luc Godard (France)