Mulholland Drive (2001) – David Lynch


large_fMC8JBWx2VjsJ53JopAcFjqmlYv

Ok, ti me pyet per filmin qe une e konsideroj si filmin më te rendesishem te dhjetevjeçarit te fundit, ndaj, meqe eshte dhe e djele dhe kam pak kohe te lire, po te shkruaj diç me gjate. Se pari, Lynch-i vertet ben filma psikologjike, por kurrsesi “te rende”, ne sensin e gjuhes shqipe (film i rëndë = film lourd(fr.) = dull movie(ang.). Per mendimin tim, David Lynch ben thjesht filma me tru. Eshte e vertete se, “Mulholland Drive” eshte apoteoza e tij, kulmi i krijimtarise se tij kinematografike ku gjithshka permbyllet, fundi “kthehet” ne fillim, ose siç thote frëngu: “le boucle est bouclé” ! Tani te flasim per MD (Mulholland drive) : MD eshte film i “veshtire”, por i magjishem. Kuptohet, i adresohet nje publiku qe nuk eshte debutant ne kinematografi dhe qe ka PATJETER mbi 18 apo 20 vjeç. Ti thua se e ke pare vetem nje here dhe nuk di ku ja humbe fillin. Te siguroj qe edhe po ta kishe pare 3 apo 4 here, perseri do t’ja “humbje fillin”, edhe pse do t’ja humbje me pak se heren e pare. Dua te them se MD eshte si ato librat e rrallë dhe te jashtezakonshem qe, pasi e ke lexuar nje here, i kthehesh here pas here per ta konsultuar, dhe po aq here sa e “konsulton”, zbulon gjera te reja. Personalisht, MD e kam pare 2 here ne kinema, dhe pastaj, shume here ne DVD. Te jem i sinqerte, me dy heret e

Rocket-fuelled with vanity and cruelty … Naomi Watts and Laura Harring in Mulholland Drive.

para, edhe pse ne kinema (pra vemendja eshte 100% e perqendruar tek ekrani magjik !!), pothuaj nuk kuptova gjë… Keshtu qe i intriguar jo vetem nga skenari “i ngaterruar” i filmit, por mbi te gjitha, nga menyra e rrefimit te filmit ne fjale, ju riktheva disa here, si puna e atij librit intrigues. Por per te kuptuar MD, duhet me qenë disi njohes edhe i filmave te meparshem te David Lynch-it (ti e ke fjalen per “Lost Higtway”, filmi i parafundit i tij, kur flet per nje film te tijin me Bill Pullman dhe Patricia Arquette), sepse tek filmat e Lynch-it, simbolika e ngjyrave (psh. ngjyra blu eshte vdekja) apo muzika, zhurmat, kane shume rendesi, pra ekziston nje fare “kodi” Lynch-ian. Tani: “A ta lodh koken Lynch-i ?”, sikunder shkruan ti : Varet, nese ke kenaqesine dhe kersherine ti hysh universit Lynch-ian apo jo. Pra, c’est un choix (it’s a choise !). Nese lexon frengjisht (meqe konstatoj se firma e mesazhit tend eshte ne frengjisht), une po te jap adresen http ku ndodhet nje shpjegim komplet i historise, por dhe i gjithshkaje qe lidhet me Mulholland Drive. Te siguroj se eshte nje tekst shume profesional, ndofta më seriozi dhe bindesi qe mund te ekzistoje ne Internet. Ne anglisht… nuk te propozoj dot gjë, nuk njoh web-site te fansave te Lynchit, edhe pse, SIGURISHT qe duhet te kete. Pra, adresa eshte: http://site.voila.fr/cineclub/realis…llanddrive.htm Sikurse thote frengu, “là, il y a tout”. Por te siguroj qe MD eshte film qe nuk mund te “kuptohet” (ne sensin e te kuptuarit te intrigës se filmit, te skenarit) vetem me nje te pare. Nese te jepet mundesia ta rishikosh, mund te lexosh paraprakisht teksit ne fjalë i cili do te ndihmoje shume ne ate qe e quajta “te kuptuarit” te filmit, dhe qe jo rastesisht e vendosa ne thonjeza, sepse, sikunder thote vete mjeshtri, pra Lynch-i, filmat e tij, sekush ka te drejte ti “kuptoje” …si te doje ! Megjithate, tek Mulholland Drive, sikuder tek te gjithe filmat e tij, gjithshka ka nje shpjegim, TOUT S’EXPIQUE ! tung ! (P.S. Me thuaj nese mund te lexosh ne frengjisht, perndryshe… do te me duhet ti futem nje dite “shpjegimit” te filmit ne shqip… dhe kjo gje, do pak kohë…) Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura


Prill 3, 2006
Citim Per 2046 po mundohem ta permbledh ne nje epitet por s’mundem. Ndoshta Magjepses!

Më duket se “2046”-ës do ti shkonte mbi te gjitha epiteti film-narcizik (nacisic), sepse eshte vertet maja (kulmi) i obsesioneve estetike te Wong KarWai-t.

Po ta shikosh me vemendje, ne nje fare menyre, “2046” ka te perbashkët me “Mulholland drive” (MD) faktin se te dy filmat, jane kulme artistike të të dy regjizorëve (Wong KarWaiper “2046” dhe David Lynch per “MD”). Pra, si te thuash, opusi i tyre artistik eshte i kryer, i permbyllur(achieve). Nuk eshte rastesi qe, me sa lexova ne Internet, filmi i ri i Lynch-it (INLAND EMPIRE) do te jete me se shumti diçka si “Eraserhead“, pra si filmi i tij i parë fare (ne 1976), pra nje film më se shumti ekseprimental (ti e di qe ai po e xhiron me camera dixhital) sesa komplet, global, total (siç eshte “MD”). Pra, si te thuash, Lynch, duke qene koshient se e ka mbyllur tashmë nje “cikël” te Vepres se tij globale, po i rikthehet burimit, fillimit. Biles po te bej nje “dhuratë”: ja disa foto nga “INLAND EMPIRE” qe nje fan i çmendur i Lynch-it ka mundur ti vjedhe ilegalisht: nje zot e di si ka mundur ti nxjerre: http://www.kafard.com/html/davidlynch/inlandphotos.html

Gjithsesi, jam betuar qe te mos ta shikoj TRAILER-in e filmit, te mos mësoj ASGJË paraprake mbi historine e tij dhe ta zbuloj filmin veçse kur te shkoj ta shikoj ne kinema (ne France del ne Nëntor, e sigurt !)

Citim Ti thua qe ‘Mulholland Drive’ (MD) shenon etape te re ne kinematografi. C’fare etape ke ndermend? Si e ka ndryshuar filmi kinematografine moderne?

Se pari, eshte interesant fakti qe, “MD” eshte realizuar ne vitin 2000, eshte shfaqur ne 2001, pra fiks fillimi i mijevjeçarit te ri ! Të jetë rastesi ?? ).

Kur them “nje etapë te re”, e kisha fjalën kryesisht per nje stad te ri, duke filluar nga viti 2000. Pra si te thuash, “MD” eshte film i nje mijevjeçari tjeter, pra eshte film-shkeputje (break) ne raport me kinematografine e viteve ’90 (filmat e viteve ’90 kane qene kryesisht filma te sëmurë, qe shpesh lëngonin si nje njeri i sêmurë qe do shpetim, por nuk gjen ilaçin…) Pra “Mulholland Drive” e tejkalon stadin e filmave te fund shek. XX (dmth stadin e filmave te dhjetëvjeçarit te fundit i atij shekulli, dmth pikerisht te viteve ’90 !) dhe ne nje fare menyre, lajmeron shek. e XXI ne kinematografi (gjithmone behet fjalë per nje stad artistik dhe jo komercial (per industrinë e filmit) – qe dhe ky ka rendesi, por eshte temë tjetër).

C’fare kam parasysh kur them këtë, pra kur flas per stad te ri artistik? Kam parasysh më se shumti formën (menyren se si na prezantohet filmi, karakterin e tij, sesi ai ekziston fizikisht dhe mëndërisht), dhe jo historinë (historia e “MD”, ne fund te fundit, eshte historia banale e dy aktoreve ambicioze ndersa per nga zhanri, filmi eshte thjesht nje film fatal, pra “film noir” — dua te them qe, filmi nuk eshte novator as per nga historia qe rrefen, as per nga zhanri: per mendimin tim, sot eshte budallallëk te lodhesh te pretendosh te shpikësh ndonje zhanër te ri apo te rrefesh ndonje histori qe nuk na qënkërka degjuar më parë dhe po na lënkërka gojëhapur ! Kete vetem kalamajt e kapërdijnë . Ne u rritëm tani, apo jo ? ).

Pra mbetet “forma” (po e vendos ne thonjeza, se fjala formë, ne shqip, eshte shume reduktuese si fjalë, por nuk po gjej nje fjale tjeter). Pra mbetet menyra se si rrefehet filmi, se si ai prezantohet, se si ai shfaqet, se si ai shkon tek spektatori. Ne gjuhen profesionale quhet mizaskenë, ose regji. Dhe “MD”, per mendimin tim, ka bere nje revolucion te vertetë ne kinematografine moderne te dhjete viteve te fundit. Nuk eshte puna se filmi eshte “si me ëndrra, si me zhgjëndrra” por tek ajo se ç’fare ka dash me na thene Lynch-i me ate film ?! Mua me duket se ai ka dash me na thene qe pikerisht, NUK jane ëndrrat qe ngjajnë me filmat (sikunder mund te konkludohet gabimisht nga skenari i filmit ne fjalë), por jane filmat qe ngjajnë me ëndrrat ! : sa më dehës(ëndërrues, te magjishëm) te jene filmat, aq më te besueshem jane. Dhe filmi e fton spektatorin ta gjeje vete rrugën, po aq sa dhe ta humbasë atë rrugë!

Pastaj eshte dhe kjo tjetra: Mulholland Drive, qe kur eshte shfaqur per here te pare ne 2001, eshte kthyer ne nje fare reference per filmat e mepastajmë, sidomos per formen e tij ne formë te nje rrethi te mbyllur; Per shembull, në jo pak filma te prezantuar keto dy tre vitet e fundit ne Kanë (qe per nga cilesia jane te nje niveli vertet te mire, si per shembull “Tropical malady“, “A History of Violence“, “Caché” etj etj), vihet ré influenca e MD (flas gjithmone jo per anen skenaristike, por per mizaskenën, regjinë, per ate qe sjell pastaj magjinë e filmit, dhe qe ne rastin konkret eshte i formes se nje rrethi te mbyllur).

Ti mund te më thuash: “Po pse nuk thua te njejten gje per shembull per “Naked lunch” te Cronenberg-ut” ? Nuk mund ta them te njejten gjë, sepse “Naked lunch” eshte para se gjithash nje adaptim (adaptation) i nje romani te madh te William Burroughs nderkohe qe “Mulholland Drive” eshte nje krijesë totale e autorit, pra e David Lynch-it, nga maja e kokes deri tek gishtat e kembes !

Ose, per te qene edhe me i qarte ne ate qe them: per shembull, nje film si “Usual suspects” vertet mund te jete film enigmatik nga ana skenaristike, por mbetet film dinak, hileqar, finok, keshtu qe nuk ka absolutisht asgje te perbashket me nje veper te tille te mirefillte artistike si eshte “Mulholland Drive” te cilit, nese do te duhej ti gjenim nje epitet, per mendimin tim ai do te ishte film-somnambul (sleepwalker)!

Por… imagjino se sa film te hatashëm duhet te shikojë në kokën e tij nje somnambul, qe ngrihet ne mes te natës dhe vepron sikur te ishte zgjuar! E pra, nje gjë te tillë e arrin Mulholland Drive !Pikerisht, ne kete prizëm mê duket se ai perbën nje etapë, nje stad te ri te avancuar ne Historine e fundme te kinematografise.

(Shpjegimi i intrigës së filmit në detaje, këtu)

 

 

 

One comment

Leave a comment