Pagjumësia sipas shamanit tailandez të imazheve (“Blue” – metrazh i shkurtër nga Apichatpong Weerasethakul)

 

Faqja III

Tetor 16, 2018

Albano-id

Citim Sipas tij, “ në kinema shkohet për të ënderruar dhe, kinematografia eshte derivat i endrrave: duke qene se çdo cikel gjumi zgjat pak a shume 90 minuta (po aq sa zgjat pak a shume edhe nje film), forma dhe gjuha kinematografike nuk vijne veçse nga nevojat tona biologjike te lidhura me gjumin

so true,

ne fakt cdo film mund te shihet si nje derivat i tille, edhe me i keqi, pervec televizionit natyrisht 😀 e kemi analizuar disa here, po nuk eshte asnjehere teper per ta analizuar rolin e realitetit brenda endrres, aka deshires

 

korriku 
shkelqyeshem ky pohim i permbysur, albano

Tetor 17, 2018

Albano-id
lexova qe kishe pare down the myth of the american sleepover, e pata pare dhe une nje dite. I talentuar rregjizori i ri.
Po endrrat duket se thone me teper. ne mulholl dr. Shife daianen me endrrat dhe deshirat e saj ne enderr, duket si vajza me e zakonshme qe mund te takosh kudo dhe qe enderron me sy hapur

 

STALKER
E kish dh.jere me kete filmin e ri … . Dola nga kinemaja ne krye te 30 minutave… . Impossible !

Tetor 21, 2018

korriku
flm. per videon. Me ne fund beri sens klasifikimi i Mullholand Dr. si nje film noir.
Pare disa here, Mullholand Dr. s’isha shtyre te njihja skemen aq te perfolur te zberthimit te tij.
Ne fakt i ngarkuar aq shume ne detaje per t’u shpjeguar sa mori nje video 13 minuteshe, ndoshta s’e kampasur keq, narrativa e shpjegimit eshte e komplikuar, sa i pakuptueshem filmi vete.

Albano-id
sigurisht e kerkon nje celes shpjegimi kur e shikon per here te pare, por filmat e lynch hyjne te ata filma qe nuk duhet te lodhesh per ti kuptuar, thjesht duhen pare dhe punen e bejne vete. Kur i kalon me vone sekuencat ne koken tende shef qe kane lene gjurme ne kortekstin e trunit.

Tetor 23, 2018

STALKER
Nuk e dija qe i je rikthyer Mulholland Drive (MD) i cili, ne fakt, sot eshte nje nga filmat me te ‘shpjeguar’ (skenarisht !) te David Lynch: ka me dhjetra, nê mos me qindra faqe web qe detajojne dhe shpjegojne te verteten e filmit (i cili sot duket super i thjeshte krahasuar me, per shembull “INLAND EMPIRE”).
MD fillon me imazhet e nje skene kercimi twist (sfondi lejlà).

Pastaj, pas 2 a 3 minutash, shihet nje krevat: nen nje mbulese roze (cepi eshte jeshil) flé dikush: degjohet nje frymemarrje.

Duke filluar nga ky moment, filmi eshte ‘endërr’ (ose enderr e revizionuar nga heroina kryesore, dmth nga bjondja, dmth nga Diane Selwyn, vajze e re kanadeze nga Ontario, qe ka ardhur ne Los Angeles per te provuar fatin e saj si aktore) e cila i merr personazhet nga jeta e saj dhe i trasformon “si do donte qe ata te ishin”.
Pra, qe nga minuta e dyte (apo e trete), pa filluar titrat e filmit, e deri ne momentin kur dy heroinat kthehen nga koncerti dhe brunes (edhe pse me paruke te verdhe) i bie kutia (e Pandores ??) nga dora (duhet te jete minuta e 80 apo 90 e filmit), e gjithe kjo pjese eshte enderr e Dianes, e bjondes, e heroines kryesore te filmit, ose më sakte, eshte jeta e saj “si do te donte ajo qe te ishte”.

Nga ky moment e tutje (ka nje ekran te zi pergjate 30-40 sekondash, pra pas kutise blu qe bie pertoke dhe ekranit te zi, eshte jeta reale, pra si ka ndodhur vertet) menjehere pastaj shohim Dianen tek ngrihet mundimshem nga gjumi cfilites, nga endrra e keqe qe ajo ka parë :

Pra: në 40-50 minutat e fundit, jane te njejtet personazhe qe kemi pare gjate 90 minutave te para (ata rishihen sidomos tek skena e darkes se fejeses se brunes me regjizorin: aty jane pothuaj TE GJITHE PERPOSNAZHET E FILMIT : eshte pothuaj nga fundi fare i filmit ajo skene), pra shohim te njejtet perosoanzhe te cilet bjondja i ka marre dhe i ka futur ne enderren e saj (90 minutat e para te filmit) dhe ka bere me to “ça i ka dashur qejfi”

 

STALKER
Sa per imazhin e fundit te filmit :

ai eshte “thjesht” eshte homazh kinofilik sekondave te fundit te skenes se fundit fare te “Le Mépris” (Contempt) te Godard :

 

STALKER
Biles eshte shume ‘argetuese’: po ta rishikosh filmin me kete sy, kupton pse brunia, gjate 90 minutave të para, pra gjate endrres, cdo 5 minuta thote (për situata ose persona të ndryshem) : “çudi, se nuk eshte keshtu kjo pune”. Biles Lynch, në nje interviste thote se gjate xhirimit, për pjesen e stergjate të endrres, i thosh aktores (brunes) : luaj (aktró) si kukull e mefshte, sikur je prej plasteline 😀 (por aktorja, pranon Lynch, nuk e kuptonte pse duhet të luante ashtu, pra ‘si e ngrire’). Po ashtu, gjate endrres se stergjate, ka plote dialogje qe, po ta dish të verteten e filmit, të bejne me qesh, sepse janë komplet surrealiste (psh, ai menaxheri i Hollywoodit qe pi kafen expresso dhe merr kot si pushke jevgu 😀 ,  ose ajo trashaluqja qe hà plumbin skiç, ose ndihmesja e regjizorit Adam Kesher qe i thote ketij të fundit : “i know i know, u are not broke, but u are” 😀 (se nuk i thote dot: “epo në enderr je, s’ke si ta dish të verteten”, sepse nuk ehste endrra e saj, fundja).
E te tjera e te tjera 🙂

Tetor 24, 2018

STALKER
Ose më shkurt (dmth më gjate) :
Mulholland Drive eshte historia e Diane Selwyn, kanadeze nga Ontario, qe zbarkon ne Los Angeles, qytetin e engjejve (a nuk shfaqet qofte nê fillim fare fare, qofte nga fundi fare imazhe ku shihet qofte Diana e vetme, qofte te dyja shoqet, dmth Diane dhe Camilla, te bardha si dy engjej??)

dhe ne fund fare:

Në LA, Diana takon Camillen (Qamilen, ne shqip), aktore tashme e sprovuar, me te cilen bie ne dashuri. Mund te themi se Diana eshte, seksualisht, lezbike, ndersa Camilla, biseksuale (sepse Camilla se shpejti do te martohet me Adam Kersher-in, regjizor hollywoodian shume në modë, ne filmat e te cilit ajo luan role kryesore (kujto skenen, andaj nga 4/5 e filmit, dmth pjesa reale dhe jo enderr: shohim Dianen tek luan nje rol te dores se dyte apo dhe figuranteje (fshesaxhijen)

nderkohe qe Camilla luan rol kryesor në filmin ” “Sylvia North Story” dhe shfaqet splendide, duke rrezatuar bukuri dhe famë (ne krahet e regjizorit qe i tregon aktorévé se si te luajne rolin e tyre

**
By the way: meqe ra fjala: kete titull filmi (“Sylvia North Story”), xhirimi i te cilit shihet gjate pjeses reale te Mulholland Drive (pra në çerekun e fundit te tij), Diana e merr dhe e fut në enderren e saj 90 minuteshe si titull kenge : eshte kenga qe do kendoje Camilla Rodes në pjesen e endrres (por qe per te na ngaterruar, në enderr, kete kenge nuk e kendon Camilla Rodes e vertete, dmth brunia, por nje bjonde

Kjo kengetare-bjonde (në enderr), në realitet nuk eshte veçse nje shoqe/e-dashur kalimtare e Camilles se vertete (te cilen e shohim per pak sekonda tek pjesa e vertete e filmit, pergjate darkes se fejeses rreth tavolines tek vila e regjizorit, teksa ajo i thjote dicka ne vesh brunes, pra Camilles se vertete, dhe pastaj i jep nje te puthur) :

ps2:
por kete punen e marrjes se personazheve te vertete (kryesisht atyre qe jane perreth tavolines ne darken e fejeses se regjizorit me brunen), Lynch e ben me shume personazhe.
Per shembull, Coco, të jemen e regjizorit Adam Kesher, te cilen ky i fundit ja prezanton Diannes gjate darkes se fejeses se tij me Camillen (gjate darkes se famshme tek villa e regjizorit),

Diana e merr ne endrren e saj kete personazh dhe e transformon në… concierge (roje pallati !!) te baneses se tezes se saj ne LA:

D:

 

STALKER
Po ashtu, gjate darkes perreth tryezes ne vilen e regjizorit me rastin e fejeses se ketij te fundit me brunen, pra me Camilla Rodes, Diana sheh per nje sekonde te vetme nje kaubojs (po ashtu i ftuar në dinner (darkë).

index

Por ne ditet tona, kaubojsit jane shume te rralle (pothuaj s’ka më te tille !!).
Dhe ça ben Djana ? E merr kete personazh ‘te cuditshem’ dhe e fut ne endrren e saj, ne rolin e kercenuesit, pra atij qe zbaton urdherat e mafies Hollywoodiane (paranojat e Dianes – shkurt).
Veprimet e kaubojsit gjate endrres jane komplet surreale (voilà nje shembull tjeter, nje tjeter indicie qe na ndihmon te kuptojme se behet fjale per enderr !!) : ai kercenon regjizorin Adam Kecher se “keshtu e ashtu, bla bla bla” (pallavra pa piken e kuptimit).

Po ashtu, ne fund fare-fare te endrres, eshte pikerisht kaubojsi qe kalon tek dhoma e Djanes (por qe ne enderr i jep vetes emrin melodioz : Betty !! – do ta shpjegoj me vone pse-në), tek i thote: “Hej bukuroshe! Zgjohu se ka ardhur koha per tu zgjuar” (dmth: kaq e kishte dhe ENDRRA !)

 

korriku
mbeta pa fjale une, kjo pune e Lynch eshte nje pershfaqje e subkoshiences ne aktivitet …nje enderr prej verteti

STALKER 

Citim korriku:
nje enderr prej verteti

!!!

 

(vijon ne faqen 4)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s