Month: April 2006

Festivali i Kanës 2006 !

Festivali i 59 i filmit ne Kanë fillon me 17 Maj 2006. 

Filmat qe konkurojne ne Kategorinë Kryesore (La Sélection Officielle) për Palmën e Arte jane:

per USA-n: 
1. “Marie-Antoinette” nga Sofia Coppola (regjizorja e “Virgin suicide” dhe “Lost in translation”)
2. “Fast Food Nation” nga Richard Linklater (regjizor i “Before sunrise” dhe “Before sunset”).
3. “Southland tales” nga Richard Kelly (regjizor i “Donnie Darko”)

per Spanjën:
4. “Volver” nga Pedro Almodovar (regjizori më i famshem aktual spanjoll

per Argjentinën:
5. “Cronica de una fuga” (Kronikë e nje ikjeje) nga Adrian Caetano

per Italinë:
6. “Il Caimano” (“Kumbari”) nga Nanni Moretti (regjizori më i talentuar aktual italian
7. “L’Amico di famiglia” (“Miku i familjes”) nga Paolo Sorrentino

per Meksikën:
8.“Babel” nga Alejandro González Inárritu (regjizori i “Amores perros” dhe “21 grams”).
9. “Pan’s labyrinth” nga Guillermo Del Toro (regjizor i “Cronos”, “Hellboy”…)

per Anglinë:
10. “The Wind that shakes the barley” (“Era qe shkund elbin”) nga Ken Loach (nje nga regjizorët me te medhenj aktuale anglezë
11. “Red Road” nga Andrea Arnold – filmi i pare i regjizores ne fjalë)

per Algjerinë:
12. “Indigènes” (Indigjenët)nga Rachid Bouchareb

per Portugalinë:
13. “Juventude em marcha” (“Rinia perpara”) nga Pedro Costa (regjizor i “Ossos”)

per Turqinë:
14. “Iklimler” (“Klimat”) nga Nuri Bilge Ceylan (regjizor i “UZAK” – çmimi i Madh i Jurise ne Kanë 2003)

per Belgjikën:
15. “La Raison du plus faible” (“Arsyeja e më te fortit”) nga Lucas Belvaux

per Finlandën:
16. “Laitakaupungin valot” (“Dritat e periferisë” aka “Les Lumières du faubourg”) nga Aki Kaurismäki (më i madhi regjizor finlandez aktual, fitues i Cmimit te madh te Jurise ne Kane 2001 me “Njeriu pa te kaluar” (L’homme sans passé)

per Kinën:
17. “Summer palace” nga Lou Ye

per Francën:
18. “Quand j’étais chanteur” (“Kur isha kengetar”) nga Xavier Giannoli
19. “Selon Charlie” (“Sipas Sharlit) nga Nicole Garcia
20. “Flandres” (“Flandra”) nga Bruno Dumont (regjizor i “L’Humanité” (“Njerezimi”), fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne Kanë 1999 dhe regjizori im më i preferuar aktual francez).

Gjithesej, 20 filma ne konkurim per PALMËN E ARTË !

 


Juria e Festivalit:

President i Jurisë:

  • WONG KarWai – regjizor nga Hong-Kong-u (Kinë)

Anëtarë te Jurisë:

  • Monica BELLUCCI – aktore italiane
  • Helena BONHAM CARTER – aktore angleze
  • Lucrecia MARTEL – regjizore argjentinase
  • ZHANG Ziyi – aktore kineze
  • Samuel L. JACKSON – aktor amerikan
  • Patrice LECONTE – regjizor francez
  • Tim ROTH – regjizor dhe aktor anglez
  • Elia SULEIMAN – regjizor palestinez

Ne foto: 3 anetare te Jurise: Monica BELLUCCI, ZHANG Ziyi, Elia SULEIMAN

  


 

Edhe nje javë dhe fillon Kampionati Boteror i Filmit, siç quhet shpesh Festivali i Kanës.

Nga nje shikim i shpejte i 20 filmave kandidues (te perzgjedhur midis rreth 800 filmave të shikuar nga Komisioni i perzgjedhes i Festivalit), mund te konstatohet :

Festivali hapet me filmin komercial (jashtë konkurimit) “The Da Vinci code” i Ron Howard (regjizori i “Apollo 13”).

Bie ne sy pjesemarrja e 4 regjizorëve tejet te njohur dhe tashmë të mësuar me Kanën: Moretti, Almodovar, Loach, Kaurismaki.

-Italiani Nanni Moretti (fitues i “Palmes se Arte” ne 2001 me “La Stanza del figlio” (Dhoma e djalit), me filmin e tij te fundit “Il Caimano” – “Kumbari”, satirë ndaj Berluskoni-t dhe “bëmave” te tij.

-Spanjolli Pedro Almodovar, pjesemarres ne disa festivale te Kanes dhe fitues i disa cmimeve, por asnjehere i Palmës se Artë, me filmin e tij te fundit : “Volver” 

-Anglezi Ken Loach me filmin e tij te ri : “The Wind that shakes the barley” (“Era qe shkund elbin”).

-Finlandezi Aki Kaurismäki, fitues i Cmimit te madh te Jurise ne Kane 2001 me “Njeriu pa te kaluar” (L’homme sans passé), kete vit prezanton filmin e tij : “Laitakaupungin valot” (“Dritat e periferisë” aka “Les Lumières du faubourg”).
Perveç ketyre 4 gjigandeve, bie ne sy prezenca e nje grupi regjizorësh te rinj ne moshe :

Vajza e Francis Coppola-s, 35 vjeçarja Sofia Coppola me filmin e saj te trete “Marie-Antoinette”, nje portret i mbretereshes, gruas se mbretit te Frances Luis XVI.

Po ashtu, marrin pjese nje grup regjizoresh te tjere te rinj si Xavier Giannoli (France), Paolo Sorrentino (Itali) etj.

Bie ne sy edhe rikthimi i disa regjizorëve tashmë te konfirmuar e gjithe talent si :

-Portugezi Pedro Costa me filmin e tij “Juventude em marcha” (“Rinia perpara”)

-Meksikani Alejandro Inárritu (regjizori i “Amores perros”) me filmin e tij te ri “Babel” (ne rolet kryesore: Brad Pitt, Cate Blanchett) ;

-Turku Nuri Bilge Ceylan (regjizor i “UZAK” – çmimi i Madh i Jurise ne Kanë 2003) me filmin e tij te fundit “Iklimler” (“Klimates“)

-Francezi Bruno Dumont (regjizor i “L’Humanité” (“Njerezimi”), fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne Kanë 1999) i cili prezanton filmin e tij te ri “Flandres” (“Flandra”).


 

Sot, e enjte 18 maj, ishte dita e pare e filmave ne konkurim (per fat te keq, nuk mund te shoh asnjerin prej tyre, dalin shume më vonë neper kinema…)

1. “SUMMER PALACE” (“Pallati i Verës) i kinezit Lou Ye. Kritika sot thoshte se ishte pa dyshim bomba e pare e Festivalit (ne kuptimin e nje filmi te forte). Filmi rrefen nje histori dashurie ne peridhen e revoltave ne Kine ne vitin 1989 (sheshi Tien An Men).

2. “The Wind that shakes the barley” (“Era qe shkund elbin”) nga Ken Loach qe i merr ngjarjet nga fillimi i revoltes irlandeze per pavarësi ne vitin 1920. Gjithome me sa kam lexuar nga kritika, bje film i mire, por ndofta jo më i miri i nje regjizori aq te talentuar siç eshte Ken Loach


 

Keto dy ditet e fundit, filmat e prezantuar ne konkurimin zyrtar per Palmën e Arte kane qene :

  • Iklimler” (“Klimates”) – “Klimat”, filmi turk i Nuri Bilge Ceylan. Pritur shume mire nga shtypi dhe kritika profesionale, regjizori turk konsiderohet si pasardhësi më i denjë i Antonionit (mjeshtrit te madh te incomunikabilitetit dhe subversionit).
    www.nbcfilm.com
  • Il caimano” (“Kumbari”) -filmi i italianit Nani Moretti (ata qe jetojne ne Itali, mund ta shikojne filmin ne kinemate e ketij vendi, ku deri më tani ai eshte pare nga 1.5 miljon spektatore !!). Filmi, nje parodi me nje humor te holle e qe midis te tjerash trajton edhe personazhin e Berluskonit, u prit ne menyre tejet entuziaste nga kritika dhe publiku i Kanës.
  • Babel” filmi i meksikanit Alejandro Gonzáles Iñárritu. Kritika duket e ndare me dysh persa i perket cilesive te filmit…

 


 

Gjithmone ne konkurim per Palmen e Arte, dje u prezantuan ne Kanë :

  • Dritat e periferisë” (“LAITAKAUPUNGIN VALOT” aka “Les Lumières du Faubourg”) i finlandezit Aki KAURISMÄKI, i cili merr pjese per here te trete ne kete Festival. I pritur shume mire nga kritika dhe shtypi i specializuar, filmi trajton temen e vetmise se nje roje nate.

    Më ne fund, pas nje jave nga hapja e Festivalit, ndodhi dhe i famshmi eveniment i forte i Kanës: filmi i fundit i francezit Bruno DUMONT i titulluar “Flandres“. Regjizori ne fjale, i shquar per filmat e tij rradikalë, origjinalë dhe pa konçesione, tronditi sallën me forcen e tij kinematografike. I interpretuar totalisht nga aktore jo-profesionistë, gjithmone sipas kritikes, “Flandres” (“Flandra”), filmi i tij me efektet e nje bombe eshte nje meditim fizik dhe mental mbi te miren dhe te keqen, i çveshur teresisht nga shpjegimet psiko-sociologjike.
    A do te guxoje Juria e Kanës te vleresoje me çmim nje veper kaq rradikale ? Pergjigja… te djelën, me 28 maj, ne Ceremonine e Mbylljes se Festivalit.

 


Cmimet e Festivalit te 59 te filmit ne Kanë :

  • Palma e Arte per filmin: The Wind that shakes the barley (“Era qe shkund elbin” aka : “Le vent se lève”) i regjizorit anglez Ken Loach
  • Cmimi i Madh i Jurisë per filmin: “FLANDRES” (“Flandra”) i regjizorit francez Bruno Dumont 
  • Cmimi i Jurise:  per filmin “Red Road” nga Andrea Arnold (Angli)
  • Cmimi per skenarin më te mire: Pedro Almodovar per “Volver“(Spanjë)
  • Cmimi i mizaskenës Alejandro Inárritu për filmin “BABEL” (Meksikë)
  • Cmimi per aktorin me te mirë : ekipit te aktorëve te filmit “Indigènes” (“Indigjenët”) – Algjeri.
  • Cmimi per aktoren më te mirë : ekipit te aktoreve femra te filmit “VOLVER” (Spanje)
  • Kamera e Arte (çmimi per filmin e pare te nje regjizori te ri):”12:8 – East of Bucharest” i regjizorit rumun 24 vjeçar Corneliu Porumboiu

Maj 28, 2006

Advertisements