71-75: Dreyer, Loach, Carpenter, Malick, Moretti.

71. Carl Theodor DREYER (1889-1968) –DANIMARKË

.

Regjizori më i Madh ne Historine e Kinematografise daneze.

Karrieren e tij e fillon ne vitin 1918, duke u bere nje nga kineastët më autentikë te filmave pa zë (realizoi nje film per çdo vit) ku veçohen “Michael”(1924) dhe La passion de Jeanne d’Arc” (1928) per te vazhduar më tej, pas viteve ’30 me filmat me zë (periudhe gjate te ciles realizoi nje film te vetem çdo 10 vjet !) ku shquhen “Dies Irae” (“Ditet e zemerimit”) 1943, “Ordet” (1955), dhe filmi i tij i fundit qe eshte dhe kreyvepra e tij “Gertrud” (1964).

Ekzigjences estetike, rigorozitetit, karakteristika te filmave te tij, i shtohet fakti qe Dreyer i realizoi filmat e tij ne 5 vende te ndryshme europiane, ku perveç vendlindjes se tij Danimarkes, zene vend dhe Gjermania, Franca, Suedia etj.

Filmat e Dreyer jane po aq te panjohur sa dhe i madh ka qene dhe talenti i tij. Nje paradoks më shumë i artit te 7te…
Ne foto: Carl Theodor Dreyer dhe kryevepra e tij “Gertrud” (1964).

.

  

.

Post: Dhjetor 18, 2005


.

72. Ken LOACH ( lindur ne 1936 – regjizor ne aktivitet) – ANGLI-

.

Loach eshte padyshim nje nga regjizorët me te medhej aktualë anglezë dhe pa dyshim regjizori më social aktual. Po ashtu, Loach eshte nga te rrallët regjisorë me zë aktualë te kete vizituar Shqiperine (ne dhjetor te vitit 2005)

Vizioni i filmave socialë te Ken Loach nuk i paragjykon asnjehere personazhet e tij qe mund te jene qofte punetorë ndertimi (“Riff raff” – 1991) apo te papunë (“Raining Stones”-1993), por thjesht evidenton kontradiktat e tyre si dhe kontekstin social prej nga ato burojne. Edhe pse filmat e tij jane ne thelb filma militantë (mbrojne shtresat e defavorizuara te shoqerise), ata asnjehere nuk jane demonstrativë.

Nder filmat me te njohur te Loach, permenden: “Family life” (1972), “Land & freedom” (1995), “My name is Joe” (1998), “Bread & roses” (2001), “Sweet sexteen” (2002), “Just a kiss” (2004) dhe filmi i tij i fundit “Tickets” (2005), i ndare ne tre kapituj dhe i realizuar nga 3 regjizore te ndryshem, ku njeri prej kapitujve, i realizuar PIKERISHT nga Ken Loach rrefen historine e nje grup tifozësh skocezë përballë një familjeje emigrantësh shqiptarë që udhëtojnë drejt Romës për të takuar babain e tyre, i cili do të mbërrijë me gomone nga Shqipëria.

Ne foto: Ken Loach dhe filmi i tij i fundit “Tickets” (2005)

.

 

Post: Janar 8, 2006


.

73. John CARPENTER (lindur në 1948 -regjizor ne aktivitet) – USA-

 

.

Nje nga regjizorët me te talentuar te filmave fantastikë e horror (filma ku njeriu perballet me te përtejmen: djajtë, shpirtërat-fantazëm, vampirët).

Filmi qe e ben te njohur ne gjithe botën eshte “Halloween” (1978), per te vazhduar me tej me “Escape from New York” (1981), “Prince of Darkness”(1987), “Village of the Damned” (1995), “Escape from L.A.” (1996), “Vampires” (1997), “Ghosts of mars” (2001)

Ne foto: John Carpenter dhe filmi i tij kult: “Halloween” (1978)

.

  

Post: Janar 31, 2006


.

74. Terrence MALICK (lindur në 1943 – regjizor ne aktivitet) – U.S.A.-

.

Në mos i vetmi, nga të rrallët regjizorë i konsideruar si mjeshtër i madh i artit kinematografik me vetem 3 filma gjate gjithe aktivitetit te tij 30 vjeçar (filmi i tij i katert, “THE NEW WORLD” sapo ka dalë ne ekranet e kinemasë: nje koment te filmit ne fjale mund ta lexoni ketu.

Malick eshte regjizor i “Badlands“(1974), “Days of heaven“(1979), dhe i te famshmit “The Thin Red Line” (La ligne rouge)-1999, te treja KRYEVEPRA ne kuptimin më te plote te fjalës !

Bashke me Stanley Kubrick, ai eshte nje nga dy mjeshtrit e medhenj më enigmatikë te artit te shtatë. Dihen shume pak gjera per të: pasi mbaron studimet brilante ne Harvard dhe ne “American Film Institut”, i futet kinematografisë. Thelbi i filmave te tij eshte panteizmi: pra besimi tek natyra.

Filmi i tij i pare “Badlands” (La balade sauvage) korr menjehere nje sukses te jashtezakonshëm, ndersa i dyti, ne 1979 “Days of heaven” (Les moissions du ciel), nje ballade elegjiake qe te kujton tabllotë e Edward Hooper, nxjerr ne dritë nje aktor te madh: Richard Gere (montazhi i filmit zgjat … 2 vjet !).
Vetëm 20 vjet më vonë, ne 1999, Malick realizon “The thin red line” (“La ligne rouge”).

Më ne fund, pas 7 vitesh, realizon “THE NEW WORLD” qe aktualisht shfaqet neper kinema : nje kryeveper filmike siç di te realizojë vetem nje mjeshter i madh si Terence Malick !

Ne foto: Malick dhe dy kryeveprat e tij te fundit: “The thin red line” dhe “The new world“.

.

   

.

Post: Shkurt 19, 2006


.

75. Nanni MORETTI (lindur ne 1953 – regjizor ne aktivitet) – ITALI-

.

Regjizori më i talentuar kontemporan italian, duke filluar sidomos nga vitet ’80- ’90, konsideruar si perfaqesuesi i rilindjes se kinemase italiane te fund shek. te XX.

Eshte fitues i Ariut te Arte ne Festivalin e filmit ne Berlin (Berlinale) ne 1986 me “La Messa e finita” (“Mesha mbaroi”) nderkohe qe gjithe filmat e tij ne vijim jane prezantuar ne Festivalin e Kanës : “Palombella Rossa” ne 1989, “Caro Diario” ne 1994, “Aprile” ne 1998 per te arritur konsekracionin me Palmën e Arte ne 2001 per kryevepren e tij “La stanza del figlio” (“Dhoma e të birit”).

Filmat e Nanni Moretti-t shquhen per karakterin e tyre shpesh biografik, per humorin e hollë dhe nganjehere ironik ne analizën e shoqerise moderne, per inteligjencën e tyre. Moretti eshte po ashtu nje nga intelektualët me te njohur italianë, i angazhuar politikisht ne krahun e te Majtës Italiane.

Ne foto, Nanni Moretti dhe filmi i tij kult : “Caro Diario” (I dashur Ditar) -1994

.

 

 

Post: Mars 24, 2006

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s