Month: April 2012

“Avé” – film bullgar me regji te Konstantin Bojanov

(more…)

Advertisements

Hashoter (Polici) – film izraelit me regji te Nadav Lapid

Résultat de recherche d'images pour "hashoter film"
Postuar më parë nga peoples:

“Polici”
i Nadav Lapid.
Kinemaja israelite jep shembuj te mire se si duhet bere art me nje realitet qe gazetat, televizionet kane frike apo nuk dine ta japin. Kineasti, i mbrojtur nga ligji i te krijuarit ne liri, arrin te precjelli nje mesazh te forte: shoqeria ne Israel po fundoset dhe varferia po sundon, prandaj duhet vepruar shpejt… gje qe kater te rinj, rebel, utopiste, revolucionare ne shpirt por te papergatitur si nga ana teorike dhe ajo praktike, kerkojne te bejne duke mberthyer dy gjymtyre shteti qe peshojne ne miliarda dollare: te pasurit qe jane gjithmone problemi i te varferve…
Filmi ka nje qellim politik, por skenat jane te bukura, te fryra me melankoli dhe drite.
note maksimale.

Edhe pse kam pare te njejtin film me peoples, prap mund te them se nuk kemi pare te njejtin film, pasi nese do perdorja te njejtat fjale me te tijat, do shprehesha keshtu :
Gazetat dhe televizionet e Izraelit, në mos më mire, e shprehin po aq keq sa dhe filmi ne fjale realitetin ekonomik, social e politik te atij vendi. Sepse : nese mediat bien pré e komercializmit te problemeve ne fjale, filmi bie pré e ekstremit tjeter, pra bie pré i pozës, manierizmit, tangerllekut, formalizmit. Qe do te thote se filmi qe eshte gjithshka, vetem art nuk eshte : Nadav Lapid (regjizori) i pershfaq (i filmon) policet si te ishin aktorë porno (karakterizim vulgar e klishesk i personazheve te tyre permesh trupash erotike dhe zhurma rrahje krahesh), ndersa te rinjte e revoltuar, si klloune cirku. Vete (regjizori), na del se eshte mbi ta : dmth zot (démiurge).

Filmi vertet mund te kete nje qellim politik, por kjo nuk justifikon faktin qe skenat jane te shemtuara e formaliste

2.0