66-70: Polanski, Hsiao-hsien, von Stroheim, Keaton, Kar-wai.


66. Roman POLANSKI (lindur ne 1933 – regjizor ne aktivitet) – POLONI, ANGLI, FRANCE, USA-  

.

Edhe pse femijerine e ka kaluar ne Poloni, Polanski ka lindur ne France.
Qe ne fillim te karrieres se tij polake (vitet ’60) njohu suksesin : thrilleri horror “Repulsion” fiton Ariun e argjente ne Berlin, ne 1966 ndersa “Cul-de-sac“, nje vit me vone, ne te njejtin festival, fiton Ariun e Arte. Fama e menjehereshme e lejoi te emigroje ne Angli dhe USA.

Dy filma te tjere “Rosemary’s Baby” dhe “Chinatown“, qe i realizoi ne Amerike per studiot hollywoodiane, e bejne te njohur ne gjithe boten. Vazhdojne me pas “Tess” (1979) , filmi fantastiko-horror “The Ninth Gate”(1999) ndersa ne 2002 realizon “The pianist”, film qe fiton shume cmime (Palma e arte ne Kanë) dhe disa Oscar-e.

Duke i hyrë gjithe e me shume ne qejf filmat super-produksione, Polanski kete vit realizoi “Oliver Twist”. (2005).

Ne foto, Roman Polanski dhe horrori i tij fantastik kult “Rosemary’s Baby” (1968)

.

    

Post: Nentor 14, 2005


.

67. Hou Hsiao-hsien (lindur ne 1947 – regjizor ne aktivitet) – TAJVAN-

 

Mê i madhi nder regjizoret aktualë tajvanezë !

Hous Hsao Hsien, perfaqesuesi më brilant i “nouvelle vague” (“rrymës se re”) te kinemase tajvaneze, ndofta eshte i vetmi regjizor aktual ne bote, filmat e te cilit arrijne te hipnotizojne spektatorin dhe te filmojne aromat e jetes, ne kuptimin më te vertete te fjalës.

Konsideruar si nje nga novatorët më të medhenj aktualë te mizaskenës (regjisë se nje filmi), filmat e tij, autentikë, tejet subtilë, anti-dramatikë, te sofistikuar dhe minimalistë ne te njejten kohë, në më të shumten e rasteve nuk mbeshteten ne ndonje histori dramatike por rrefejne nje atmosferë nga e cila buron edhe ideja dhe ngjarja e filmit.

Ne 1989, Hous Hsiao-hsien fiton luanin e Arte ne Mostra di Venezia me filmin e tij “City of Sadness” (“la cité des douleurs”) dhe filmat e tij jane prezantuar ne pothuaj te gjithe festivalet prestigjioze nderkombetare (Kanë, Venecia, Berlin).

Cdo film (gjithesej 17) i Hou Hsiao Hsien-it eshte nje film-atmosfere (aromë, hipnozë) i ndryshem nga te tjerët: ” Flowers of Shanghai” (“Les fleurs de Shanghai”) 1998 shpesh thirret film-opium per nga mundesia qe i ofron spektatorit te kete ndjenjën marramendese e te pirit hashish gjate gjithe filmit; “Millennium mambo” eshte nje film-techno ndersa “Three Times”, i fundit i tij prezantuar ne festivalin e Kanës 2005, eshte nje film-love.

Nder filmat e tjere te tij, permenden: “The Puppetmaster” (“Le maître de marionnettes”) 1993; “Good men, good women” (1995); “Goodbye south, goodbye” (1996), “Café Lumière” (2004).

ps: filmat e Hou Hsiao-hsien kerkojne nje angazhim moral nga spektatori: per te ndjere aromën e tyre, filmat duhen pare kryesisht ne kinema, nuk duhet te jesh i lodhur dhe ndalohet ngrënia e kokoshkave gjate filmit.

per me shume, ne frengjisht: http://membres.lycos.fr/travelavant/hou.htm dhe anglisht: http://www.culturevulture.net/Movies…siao-Hsien.htm

Ne foto: Hou Hsiao-hsien dhe kryevepra e tij “Flowers of Shanghai” (Les fleurs de Shanghai) 1998.

 

Post: Nentor 19, 2005


.

68. Erich VON STROHEIM (1885-1957) – USA 

I lindur ne Austri, Erich von Stroheim emigron ne moshen 13 vjeçare ne USA dhe ne 1914 futet ne Hollywood, qe ishte asokohe ne fillmet e suksesit dhe punon per David Wark Griffith, babain e kinematografise amerikane, regjizorin e filmit te pare amerikan me metrazh te gjate “The birth of a nation”, si asistent.

Filmin e pare (pa zë) e realizon ne 1919 : “Blind husbands” dhe me vone, “Foolish wives” ne 1922.

Por ajo qe e karakterizon mbi te gjitha krijimtarine e tij eshte deshira e tij per te realizuar filma gjithe e më te shtrenjte, per te arritur kulmin me kryevepren e tij më të njohur : “GREED” (Les rapaces – ne frengjisht) qe eshte jo vetem nja nga filmat me te shtrenjte te historise se kinemase (400 mije $, ne 1925 !), por dhe nje nga filmat me te demtuar (negativi) : Nga 9 ore qe zgjaste ne fillim, ai perfundoi ne 2 ore e 30 minuta.
“Greed” eshte nje KRYEVEPER (master-piece) ne kuptimin me absolut te fjales : nje nga filmat më te medhenj natyraliste te gjithe kinematografise boterore, ai u xhirua teresisht ne ambjente natyrore, nderkohe qe askohe filmat xhiroheshin ne studiot e Hollywood-it.

Me lindjen e filmit me zë, Erich von Stroheim fillon karrieren e tij vetem si aktor, pasi producentët nuk pranonin ti ofronin xhirimin e filmave, per arsye te shtrenjtesise (kostos se larte) qe ai propozonte.

Vepra e Stroheim ben nje nderthurje te natyralizmit sordide me romantizmin e deshperuar. Edhe pse vetem 9 filma, vepra e tij i ka dhene jashte mase kinematografise.

Ne foto: Erich von Stroheim dhe KRYEVEPRA E TIJ “GREED” (1925)

 

Post: Dhjetor 1, 2005


.

69. Wong KAR-WAI (lindur ne 1958 – regjizor ne aktivitet) – HONG KONG

.

Më i shquari i regjizorëve aktuale Hong-Kongezë ! Gjithesej veçse 8 filma ne rreth 20 vite karrierë (Wang Kar-wai shquhet per “manjakërinë” e tij ne kerkim te persosmërisë vizuale dhe vokale te filmave te tij) ku me te njohurit jane : “Chungking express” (1994), “Fallen angel” (1995), “Happy together” (1997), “In the mood for love” (2000) dhe filmi i tij i fundit “2046”, realizuar ne 2004.

Karakteristika kryesore e filmave te Wong KarWai-t eshte melankolia dhe sensi i jashtezakonshem poetik kinematografik.

Ne foto: Wang Kar-wai dhe filmi i tij i mrekllueshem: “In the mood for love” (2000).

.

 

 

Post: Dhjetor 6, 2005


.

70. Buster KEATON (1895-1966) – USA- 

Nese ne gjininë e komedise ka nje emer qe do te renditej pas atij te Charlie Chaplin-it, ky do te ishte ai i Buster Keaton-it ! Por ajo qe e dallonte totalisht nga Chaplin lidhej pikerisht me nofkën qe nuk ju nda gjithe jetes: “Njeriu qe nuk qesh kurrë”. Keaton-i, regjizor, aktor, producent, nuk qeshi asnjehere ne filmat e tij qe luante dhe drejtonte vetë, por humori i tij ishte unik, edhe pse pa zë (karriera e Keaton perfundon me fillimin e filmave me zë).

Ajo qe arriti Keaton ishte fakti se ai mundi te filmonte “thyerjen”, “tatëpjetën” e humorit. Kryevepra e tij mbetet : “The General” (aka: “Le mécano de la General”) – 1926, nje nga filmat më burleskë te gjithe Histotrise se artit te 7te. Nder filmat e tjere mund te permenden: “The navigator” (1924), “Go West” (1925), “Spite marriage” (1930).

Ne foto, Buster Keaton dhe kryevepra e tij “The general” (1926).

.

 

 

Post: Dhjetor 18, 2005

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s