II. Vitet ‘30-40: nga “Mosha e arte” tek “Filmi i zi” dhe nje shqiptar: Gjon Mili

Siç ka deshmuar me vone John Fordi ne nje interviste te tijen (pa dyshim kineasti me i madh amerikan i te gjitha kohrave, por shkurt, ndofta edhe me i madhi i te gjitheve!) kur nga fundi i viteve ‘20 mberrin zeri, Hollywoodin e kap paniku. Gjithsesi, tranzicioni i kushtueshem i sinkronizimit te zerit ne filma mbaron ne vitin 1930, dhe kjo gje mundesoi lindjen e zhanreve te reja kinematografike: kinemaja amerikane hyri ne ate periudhe qe zakonisht thirret “Mosha e Arte e Hollywoodit” e qe zgjat nga fillimi i viteve ‘30 deri andej nga fundi i viteve ‘40 me mbarimin e Luftes se II Boterore, ose siç eshte bere zakon te quhet, Periudha Klasike (edhe pse ne te vertete, ata nuk jane filma klasikë, por romantikë; klasik do te thote diçka tjeter, por per kete gje do flasim me vone… ).

Filmat realizoheshin pothuaj te gjithe ne studio. Ne shikim te pare, gjithshka ishte biznes. Por nje konstatim i tille nuk eshte aq i vertete: fabrikimi i filmave ne studio, me se shumti te kujton ateliete veneciane, fjorentine apo romane qe prodhonin tablo pikturash ne seri (ne pergjigje te kerkesave qe benin familjet aristokrate apo institucionet fetare), te cilat sot jo rralle konsiderohen si kryevepra.

6 ishin zhanret kryesore :

1. Komedia muzikore (falë zerit dhe vetem atij!!)
2. filmat horror (thellesisht te frymezuar nga ekspresionizmi gjerman: psh Frankenstein!)
3. filmat me gangsterë (po mos luante ne film Humphrey Bogart, nuk quhej! lol)
4. Western
5. Komedite (ku shkelqen mbi te gjithe regjizori Ernst Lubitsch!!)
6. Filmat e animuar (vizatimore)

– Ne anen tjeter te pertej oqeanit, ne France shkelqen realizmi poetik (Jean Cocteau, Marcel Carné/Prevert) te cileve, ”filmat e zi” (film noir) amerikane te viteve ‘40 u detyrohen shume (pasi jane thellesisht te frymezuar nga ta). Jean Renoir mbetet regjizori europian me gjigand i atyre viteve, sidomos per humanizmin e tij, i cili ne rastin e Renoir perkthehet me mosrenie ne manikeizem (dmth: disa personazhe te mire e disa te keqinj; ne filmat e tij gjithmone mund tu gjesh diçka pozitive personazheve! )

Ne Gjermani shkelqen Fritz Lang me “M” dhe “Dr Mabuze” por shume shpejt, qe ne 1933, duke ndjere forcimin e nazizmit, emigron ne USA.  Largohen po ashtu per ne Amerike regjizoret Robert Siodmak, Billy Wilder, Max Opuls, Georg Wilhelm Pabst, Otto Preminger… etj etj, por dhe aktorja  Marlene Dietrich! Mbetet ne Gjermani Leni Riefenstal, regjizore me nje talent te pamate, filmat e te ciles shume shpejt kthehen ne objekte puro propagande hitleriane: “Triumph des Willens”  – trumfi i Vullnetit, film mbi kongresin e nazisteve ne Nurenberg ne 1935 dhe “Perendite e Stadiumit”, mbi Lojrat Olimpike ne Berlin ne 36-n , te famshem per bukurine e tyre plastike po aq sa dhe per mesazhin nazist qe percjellin.

Nderkohe qe në asnje nga vendet qe hyne ne konflikt Lufta e II Boterore nuk prodhoi ndonje thyerje, në Itali ndodh nje fenomen unik: lind neo-realizmi (Rossellini, de Sica, De Santis, Fellini…) filmat e te cileve jane teresisht ne faze me ndryshimet morale dhe politike te epokes dhe per rrjedhoje, kinematografia definohet mbi te gjitha per nga permbajtja e saj sociale. Neo-realizmi mund te permblidhet keshtu: nese me pare, per te trajtuar nje situate (per shembull, nje grevë) merrej nje ngjarje (nje drame dashurie e dy grevisteve, psh) dhe greva vendosej ne sfond, neo-realizmi italian e merr greven dhe e vendos ne qender te filmit.
Megjithate, filmat neo-realiste nuk arriten te mbushnin sallat, te cilat vazhdonin me se shumti te shfaqnin filma argetues dhe filma te zhanreve (te cituar me lart), sidomos peplum (psh Herkuli apo Uliksi)

– Kthehemi ne Amerike, vend ku tashme ka vendosur per te punuar edhe anglezi Hitchcock.
Pas filmave te viteve 30 (ku gjithshka shkelqen, ndrin, llamburin), nje zhaner i ri fillon e nxjerr krye andej nga viti 1944: filmi i zi (film noir)Arsyeja padyshim duhet te lidhet me ndryshimet sociale te periudhes se Luftes se II, por edhe me nje pjekuri te llogjikshme te publikut: kinemaja po mbushte rreth 40 vjeç dhe tashme, publiku dukej jo pak i pjekur per te pranuar personazhe frojdiane (qe jane esenca e ‘film-noir’ ) . Siç thashe me lart, pesimizmi i realistëve poetike franceze te viteve ‘30 ishte frymezuesi kryesor i ketij zhanri qe ne Amerike lulezoi midis viteve 1944 e 1958. Por siç e kam thene edhe here tjeter, gjurmë te ‘film noir’ gjejme deri edhe sot, psh tek The Dark Night i Christopher Nolan (2008) !

Ne 1948, ndodh diçka fort e rendesishme ne Hollywood: ligji i detyron kompanite e medha (ose siç quhen Majors) te shesin sallat e tyre te kinemave: qe nga ai moment, kompanite nuk kane më te drejte te merren me shperndarjen (distribution) e filmave. Nje kapitull i rendesishem mbyllet ne fund te viteve 40 per kinematografine.

 

Tre konkulzione:

1. Nese duhet pare nje dhe vetem nje film emblematik i atyre viteve, ai eshte The Third Man (1949)

2. Nese ka nje regjizor qe me vepren e tij i nderroi faqen Historise se Kinematografise se atyre viteve, ai eshte Orson Welles me kryevepren e tij “Citizen Kane” (te cilin e realizoi ne moshen… 26 vjeçare!!)

3. Nese do ti permblidhnim vitet ‘30 -40 ne nje personazh te vetem me kusht qe ky te ish shqiptar, ai do te qe fotografi Gjon Mili, qe ka realizuar ne 1944-n nje nga metrazhet e shkurter me te bukur ne bote (une do e vija ne nje Top10 short ever): JAMMIN’ THE BLUES

_______________________________

Top 20 subjektiv i filmave te mi te preferuar te viteve ‘30- ‘40  :

1. The Shop around the corner (Ernst Lubitsch, USA 1940)
2. Red river (Howard Hawks, USA 1948)
3. Hitori Musuko – The only son (Yasujiro Ozu, Japoni 1936)
4. Citizen Kane (Orson Welles, USA 1941)
5. My darling Clementine (John Ford, USA 1947)
6. The Ghost and Mrs Muir (Joseph Manchievicz, USA 1947)
7. La règle du jeu (Jean Renoir, France 1939)
8. Rebecca (Alfred Hitchcock, USA 1940)
9. The Awful Truth (Leo McCarey, USA 1937)
10. Its a wonderful life (Frank Capra, USA 1948)
11. Ossessione (Luchino Visconti, Itali 1942)
12. Double indemnity (Billy Wilder, USA 1944)
13. City light (Charlie Chaplin, USA 1931)
14. Frankenstein (James Whale, USA 1931)
15. Roma citta aperta (Roberto Rossellini, Itali 1945)
16. The Fountainhead (King Vidor, USA 1949)
17. L’Atalante (Jean Vigo, France 1934)
18. Иван Грозный – Ivani i Tmerrshem (Sergei Eisenstein, BRSS 1944)
19. Leave here to heaven (John M. Sthal, USA 1945)
20. Out of the Past (Jacques Tourner, USA 1947

 

  

  

 

 

 

 

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s