“PRIMITIVE” – instalacion video nga Apichatpong Weerasethakul (TAILANDE)

Eshte hera e pare qe shkruaj ne kete ditar per nje ekspozite video, ose me sakte, per nje instalacion video. Per fat, autor i saj eshte Apichatpong Weerasethakul, regjizori tailandez i te famshmit Tropical Malady, perndryshe nje nga më premtuesit regjizorë te rinj aktuale.

Ky instalacion video ndodhet aktualisht ne Muzeun e Artit Modern te qytetit te Parisit dhe pata fatin ta vizitoj.

5 filma prezantohen ne 3 salla te ndryshme. Shoqeruar nga dy-tre objekte te ndryshme si psh nje mitraloz i ngulur ne toke, disa portrete femijesh e adoleshentesh, per te riprodhuar atmosferen e xhirimit te filmave ne fjalë qe shfaqen “non stop” ne 3 salla te ndryshme :

  • Making of the Spaceship dokumenton ndertimin e nje strukture ovoide si nje anije kozmiko-kohore.
  • A Dedicated Machine tregon ngritjen e ketij objekti arkitekturor naten.
  • Nabua Song, eshte interpretimi i nje kenge qe perkujton perplasjen midis ushtrise dhe fshatareve, vite me pare.
  • I’m Still Breathing, – eshte xhirimi i nje clip-i te nje grupi rrok tailandez ne rruget e fshatit.
  • Phantoms of Nabua, metrazh i shkruter (10 minuta) per te cilin kemi diskutuar edhe ne kete forum ketu, e qe mund te shihet falas ne adresen ne fjale.

Gjeja më evidente e filmave ne fjale eshte fuzionimi i kohëve, i shumë koheve njeheresh : koha e fiksionit (filmit), koha e mitit, koha e Historise (me H te madhe!), koha e se tashmes (jeta e perditshme, aktualiteti politik etj etj). Ky fuzionim proçedon ne kohe te dyfishtë : ne kohen astronomike (koha e perditshme) dhe në ate kalimtare te ekspozites. Fragmentet formojne nje lloj filmi te copetuar ne disa fragmente, qe eshte nderkohe edhe nje fare “making-of”-i, endrra e nje filmi te ardhshem te regjizorit, spektri ose hija e nje historie (njerezore).

Spektatori hyn ne ekspozite pa patur nevoje per prolog. Dhe ballafaqohet me te rinj fshatare, pasardhes te fshatareve te dikurshem komunistë, dikur ne konflikt me armë me Ushtrine. Sot behet fjale per nje popullsi apolitike, indiferente per te kaluaren. Ne fakt, pergatitja e filmit eshte i vetmi sheqtesim i tyre, eshte realiteti i tyre kryesor, realitet bujar per nje ekspozite te tille : filmi lind perpara syve te tyre dhe njeheresh perpara syve tane (vizitorëve e ekspozites).

Primitive lind nga zbulimi i nje hapsire gjeografike (xhungla tailandeze) dhe nga nje anketim, nga i cili lind nje histori (shtypja e nje popullate nga Ushtria). Kjo hyn ne rezonance me aktualitetin e sotem tailandez, duke evokuar politiken e keqe te kryeministrit tailandez Thaksin Shinawatra dhe familjes se tij (gje qe me kujtoi ate te qeverisjes se sotme te Shqiperise…).

Regjizori Weerasethakul transformon kinemane ne spektografi. Dmth, njeri nga motivet kryesore te ekspozites eshte drita, e filmuar ballazi, duke verbuar hapsiren dhe duke krijuar spektre rreth saj. Tek Tropical malady, kjo ishte nje nga gjestet plastike me te forta te filmit ku Weerasethakul perdorte driten e neonit per te hapur “kanale” brenda imazhit, duke ftuar spektatorin ta perjetonte filmin edhe si eksperience materiale dhe fizike.Forca e xhestit te filmave te ekspozites se Weerasethakul bazohet mbi nje “paradoks” : mos-intervenimi i regjizorit ne drejtimin e aktoreve dhe nje fare “artificialiteti” qe eshte goxha evident. Mizaskena ka te beje thjesht me regjistrimin e nje atmosfere te caktuar, asaj te xhirimit te filmave ne fjale, e shoqeruar nga prezenca e elementeve me drite, te infiltruar ne xhungel : topa futbolli qe marrin flake, prozhektore, vetetima, prezenca shkaterruese e te cilave thyen heshtjen dhe qetesine e genjeshtert qe mbizoteron ne xhungel. Pikerisht, shkaterrimi lejon riciklimin, prej nga lind nje proces permanent reinkarnacioni (rilindjeje). Pa patur nevoje te kete njohuri mbi reinkanacionin budist, spektatori kupton se behet fjale per vënien e nje realiteti te sotem (bazuar tek shoqeria e konsumit) nen perspektiven e te kaluares, dmth edhe te se ardhmes. Per te konfirmuar nje vazhdimesi historike, kunder harreses (dmth dhe mohimit) te krimit.

Ushtrim kujtese.
Skalitje e mendjes (spirit) permes drites.

Master piece !

.

.

Nentor 24, 2009
CitimPostuar më parë nga peoples
Me sa po shoh, filmi s’ka dale ne kinema, por direkt ne DVD. Pra i bie qe ti t’a kesh pare ne DVD ose nga ndonje pervoje ilegale  (shkarkim).

Ashtu eshte : “Adventurland” nuk ka dale ne kinema ne France (gjynah !), por direkt ne DVD; kushton 15 €, dhe per mendimin tim, ja vlen (DVD permban edhe skena te hequra nga filmi, si dhe filmin te komentuar nga regjizori, nga fillimi ne fund).

Filmat e “bandës” se Appatow-t nuk para kane patur perhapje te madhe distribuimi (shperndarjeje) neper kinemate franceze, por dhe europiane. Me sa duket, shperndaresi amerikan i filmit nuk eshte lodhur ta sjelle ne sasi te madhe filmin ne Europe, per te mos ju futur riskut : “do eci filmi, nuk do eci filmi”, nderkohe qe ne USA, ato kane bere namin ne box-office ! Dhe, duke pare buxhetin modest te filmave (ky ne fjale, ka kushtu veçse 20 miljon $, kurrgje per filmat amerikane!), mesa duket, shperndaresi nuk eshte aventuruar te rrezikoje pertej USA-s ! Ose thene shkurt e shkoqur: filmi i ka nxjerre (disa fish !!) paret e veta ne USA, dhe kaq mjafton !!!

.


.

Une nuk e pashe ate qe ti e quan “pjesa tjeter” (ekspozime te piktoreve te tjere, ne te njejten galeri arti), qe ne fakt, nuk ka asnje lidhje me instalacionin ne fjale, pervaç faktit qe jane nen te njejten çati (ne te njejten galeri arti).

Nuk e pashe per nje arsye te thjeshte : i kushtova me shume se dy ore Apichatpong Weerasethakul (nuk mundesha me teper). Keshtu qe, nese do te keshilloja diçka, do ishte ti riktheheshe edhe nje here instalacionit ne fjale (une do ta kisha bere pa me te voglin hezitim, po ta kisha mundesine !!!), sepse vetem shikimi i plote i video-instalacioneve (jane plot 5 filma, nese me kujtohet mire), te jep ndjesine e plote te ansamblit te vepres se tij.

Nga ç’me kujtohet, ekspozita eshte e prezantuar keq, ndriçimi i sallave nuk eshte adekuat dhe ndihet nevoja per te fituar hapsire (vend).

E megjithate, vijme tek salla e fundit.
Dihet qe Apichatpong-u ka qejf ti ndajë filmat e tij ne dysh. Në ato qe shfaqen ne kinema, ai e ben kete ne brendesi te kohes se gjithe filmit, duke futur gjenerike (tituj) shpesh edhe nga mesi i filmit ( e di qe kur e thua keshtu, duket si snobizem, por kur e shikon, eshte tjeter gjë!). Ndersa per kete salle (salla e fundit ku shfaqet filmi qe mban dhe titullin e ekspozites: “Primitive”), eshte shikimi i spektatorit qe ndahet ne dysh, ne dy ekrane ngjitur me njeri tjetrin, me kend gati gati 90°.

Dy ekranet mu duken si dy te dashur, ngjitur me njeri-tjetrin : spektatori ftohet te “rreshqase” midis te dyve, ne “qoshken” e lënë te lire. Regjizori ne fakt, na propozon nje perqafim.

Zakonisht, filmat e tailandezit ne fjale, “luajnë” me kujtesen tone (“X plan filmik duhet te kete lidhje me Y plan “). Kesaj rradhe, me duket mua, regjizori “luan” me aftesite tona “akrobatike” vizuale. Per shembull, “loja” midis nje portreti (fytyre) ne njerin ekran, dhe nje zjarri te madh, ne tjetrin. Ose, nje ze (nga njera ane) dhe nje grupi njerezish, nga ana tjeter. Regjizori kalon nga nje bote ne tjetren, amplifikon eko-t (rezonancat) midis nje kohe qe mban brenda te sotmen dhe te ardhmen dhe nje zeri qe ka dhe pastaj s’ka siguri ne ato qe thote; rezonancat midis nje spektatori dhe nje filmi, midis nje filmi dhe fabrikimit te tij, midis dekorit dhe pejzazhit.

Qarte : ideja eshte te flitet per nje vend, nje krahine, te demtuar nga lufta; ideja eshte te shfaqen imazhe, ne te cilat, ne fund te fundit, pothuaj asgje nuk eshte e dukshme nga ajo lufte e dikurshme. Por permes imazheve, diçka me ne fund lind : per shembull, permes trupash gjysem te fjetur, ose permes elementesh fantastiko-shkencore.

Nese Blissfully Yours, Tropical Malady dheSyndromes And A Century shpaloseshin si gjarperinj ne mutacion te vazhdueshem, “Primitive” (qe sigurisht, perben dhe berthamen e filmit te ardhshem te regjizorit !) shpaloset permes shperthimesh : duken flake, flake armesh, flake fishekzjarresh, shperthime gezimi.

3 filmat e meparshem te tij, dukej sikur ishin ne ndjekje te nje sekreti. “Primitive“, gjithe duke mbetur po aq mistik, jo vetem qe perballet me te pa-dukshmen, por duket sikur arrin ta kape ate, duket sikur te vë perballe dilemes: “po sikur ta shikoj prap filmin, se diçka me ka “shpetuar” !. Sepse sigurisht, shikimi im perqendrohet here ne njerin, here ne tjetrin ekran, dhe me krijohej pershtypja se “diça me ka shpetuar”; sepse, duke parapelqyer te hyja ne brendesi te nje dialogu, isha koshient se totaliteti tij, me kish “shpetu nga duart”.

Ne fakt, totaliteti i filmit eshte veçse nje shpikje, nje “sajesë”, dhe jemi ne qe si spektatore krijojme dialogun, bashke-bisedimin midis dy ekraneve, bashekbisedim qe fare mire mund te quhet partiturë muzikore, aq shume ndjehet melodizmi i imazheve. Sensacioni qe lind ka te beje me lirinë, çlirimin, e perzier me nje far fashinacioni plastik, erotik, filozofik, sensacion qe te jep ndjesine se po shikon diçka qe “askush nuk e ka pare me pare“, dhe qe je duke degjuar diçka qe ka te beje me zera te larget, ne rezonance me jetet e tua te jetuara apo edhe te enderruara, jetë koshiente ose jo.

Cuditerisht, me duket se e gjitha kjo s’ka te beje me transin (komunikimi me shpirterat), me ekzaltimin. Jo. me duket se ka te beje më shume me diçka qe te perqafon, por dhe qe temban brenda. Tamam si ai imazhi i asaj anijeje kozmike (qe duhet te kesh pare), qe ne fund te fundit te duket si nje bark (tamam si barku i nje nene qe mban femijen).

Apichatpong Weerasethakul nuk e fsheh gjestin e tij artistik. Biles na tregon se si e ka fabrikuar. Fabrikimi biles eshte vete filmi. Por jo si “mise en abime“, si film brenda filmit. Jo. Fabrikimi lidhet me çastin, me venitjen (tretjen) e tij, me harresen, dhe me vone, me rilindjen e tij, ne forme te deformuar. Dhe kjo eshte pikerisht ajo qe perben kontemporanen (bashkekohoren) tek Weerasethakul : s’ka më xhirim filmi, por ka filmim, gjithe kohen, gjithe kohen non-stop, gjithe kohen egziston deshire per te filmuar, deshira per imazhe, deshirë dhe imazhe, dhe kur s’ka më nga keto… prap behet fjale per kohe kinematografike ! Gjithmone egziston nje film i mundshem, dhe pamundesia eshte nje tjeter mundesi !

Duke shkruar keto rradhe, po me mbushet mendja per ti hypur trenit e per te ardhur per ta rijetu nje kohe te tille.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s