“Fajin e ka Pasolini” (Babylon – film amerikan me regji të Damien Chazelle)

Hollywoodi kish bere në plan qe, pas gati dy vjetesh mbyllje nga Covidi, ti kthente spektatorët amerikanë në sallat e kinemase jo vetem permes filmave (debilizues) me superheronj ose permes filmave vizatimorë per kalamaj (dhe prinder kalamajsh), por edhe permes filmave autorialë. E provoi para pak muajsh me “The Fabelsmans”, filmin e fundit (autobiografik) te Spielbergut : deshtimi financiar ishte aq i madh sa filmi kaloi menjehere ne platformen PVOD (Premium Video on Demand) në TV. Dhe keto dite Hollywoodi e riprovoi perseri me “Babylon”, filmin e fundit te Damien Chazelle, kalamanit të talentuar te Hollywoodit (regjizorit te “La la Land” – kritika ime per filmin eshte ketu ) : deshtimi eshte i dyfishte: filmi, i cili ka kushtuar 80 miljon $ ka rritur te mbledhe nga shitja e biletave ne USA vetem… 8 miljon. Dhe në Europe, filmi po ecen po aq keq.

Deshtimet financiare te filmave te shumepritur autorialë amerikanë jane nje histori më vete, por historia aktuale me deshtimin monumental te “Babylon” eshte kryekeput e lidhur me krijimin e tradites Netflix-kanapé pergjate 2 viteve te Covidit : marrezia njerezore hipokondriake doemos qe do e kishte nje çmim më pas: rrenimi financiar i sallave te kinease detyrimisht qe do ishte nje nga konsekuencat më tê para te asaj marrezie (per inflacionin flasim nje here tjeter). Keshtu qe, financiarisht, fajin në kete rast e ka Covidi (më sakte, marrezia e mbylljeve absurde, por nejse, ky eshte tjeter debat) dhe pasojat do te ndihen mbi te gjitha tek kinematografia e mirë autoriale (sepse, në France per shembull, një pjese e mire e filmave autorialë financohen permes suksesit financiar te blockbuster-ave dhe plerave mainstream kinematografike qe qarkullojne me shumice çdo vit: nje pjese e lekeve te fituara shkon per financimin e filmave autorialë ose indipendentë, pak rendesi ka etiketimi).

E megjithate, une them se Babylon nuk eshte film i mire, pra kjo nuk ka lidhje me suksesin apo mos/suksesin e tij ne salle. Dhe per per mendimin tim, per kete “fajin e ka Pasolini“.

Po shpjegohem :

Por se pari, historia e “Babylon” :

Ngjarjet zhvillohen në fund te viteve ’20 dhe në fillim te viteve ’30 (nga 1926 deri në 1932), në Los Angeles dhe më sakte në Hollywood, pra në momentin e kalimit nga filmi pa zë në atë me zë. Në qender jane disa personazhe, aktorë e regjizorë te filmave pa zë te asaj epoke, per te cilet Damien Chazelle, skenaristi-regjizor i filmit eshte frymezuar nga aktorë e regjizorë te asaj epoke si John Guilbert (rolin e tij nën emrin Jack Conrad e luan shume mire Brad Pitt) apo aktorja Clara Bow (rolin e saj nën emrin Nellie LaRoy e luan më së shumti keq Margot Robbie) e keshtu me rradhe. “Balylon” rrefen ngjitjen marramendese te tyre si yje te Hollywoodit dhe më pas, me futjen e zërit në kinema, renien e tyre katastrofike pergjate kesaj periudhe dekadente dhe shthurjeje te pashoqe.

Per filmin e tij, regjizori ka bere zgjedhjen e meposhtme: gjithçka eshte midis pompozitetit të “The Great Gatsby” (filmi i Baz Luhmann me DiCaprio-n) dhe shthurjes se “The Wolf of Wall Street” te Scorsese-s, prap me DiCaprio-n. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Problemi eshte se duhet te kesh talent per t’ja dalë mbanë zgjedhjeve (choice) te tilla, sepse rezultati eshte : naiv dhe qesharak: skenat, te krijuara mbi principin e crescendos (ose dhe më sakte permes principit te orgazmes), kthehen në naive dhe qesharake kur në fund ato perfundojne me m…, me gjak, me te vjella apo me spermë.

Konkretisht : skena hapese e filmit tregon transportimin e nje elefanti në nje feste te çthurur në maje te malit në Hollywood. Elefantin e ze paniku (sepse monopati eshte shume i pjerret) dhe dhjet me nje fuqi te papare mbi ata qe e transportojne. Dhe keshtu me rradhe pergjate 3 oreve te filmit: regjizori kenaqet si një femi 6 vjeçar nga pipi apo kaka (apo e vjella, sipas rastit) si lumë qe leshojne personazhet e tij, fut aty dhe elefantin.

Le pastaj që filmi vuan rendeshem nga veraciteti (vertetesia, autenticiteti) historik: heroines kryesore, kur ajo fillon te luajë filma me zë, i vihet nofka “zë rosë” (duck voice), nderkohe qe ajo ka zë shume te mire në film (per arsye komerciale, regjizori ka zgjedhur nje aktore sex-simbol, me floke si në vitet 2020 dhe jo 1920 dhe me zë shume seksi dhe aspak “duck voice”!). Nga e gjithe kjo baterdi, nuk lind asnje fije emocion: filmi nuk eshte as i mire as i keq, as agresiv as mikpritës, as… as… , por thjesht naiv dhe qesharak.

Tani vijme tek Pasolini dhe “faji” i tij.

Keto vitet e fundit, ka nje tendence tek regjizorët qe jane (ose dhe mbahen) si autorë per te perdorur skena me të përgëra apo të vjella, si per të ‘shokuar’ spektatorin (po më kujtohet per shembull “Triangle of Sadness” i suedezit Ruben Ostlund, fituesi i Palmes se Arte ne festivalin e filmit te Kanes në 2022, i cili i ka pa doganë skena te tilla). Dhe evokoj Pasolinin sepse eshte regjizori i shume te famshmit dhe kontraversit “Salò o le centoventi giornate di Sodoma” (film i fundit i tij te cilin ai e pagoi literalisht me jeten), i ndertuar me rrathë (frymezuar nga rrathet e Ferrit te Dantes) te quajtur : Rrethi i Pasionit, Rrethi i Mutit, Rrethi i Gjakut dhe Rrethi i Katert (pa emer).
Kam vene ré se, po aq sa ka regjizorë që me të drejte e kane kuptuar jo vetem mesazhin por dhe menyren se si i pershfaq skenat e rratheve te ferrit te tij Pasolini, po aq ka dhe te tjere qe i kane marre ato me lehtesi gati-gati argetuese, si per te na thene: kur e beri Pasolini, pse mos e bej dhe une ?? Perderisa haet m… në filmin e tij, pse mos haet dhe në timin ?

Problemi eshte se Pasolini e ka bere krejt ndryshe kete punë, qasja e tij eshte krejt tjeter (per asnje moment e zbukuruar dhe pa shtuar asnje aditiv) ndersa Chazelle apo miqt e tij si puna e Ostlund-it (dhe jo vetem) bejne kinematografi aditive, me kimikate: te vjellat apo dhjerja jane shokuese, por te karamelizuara (ngjyrat, muzika shoqeruese, distanca e regjistrimit te gjestit etj etj) dhe sherbejne vetem per te mbyllur skenën, pra thjesht si climax (pikë kulmore)e skenës. Domethene, si qellim në vetvete. Dhjerje per dhjerje.

Shkurt: jo gjithkush mund te quhet Pasolin.

*

Per ta mbyllur pa lavdi : tashme qe deshtimi financiar i “Babylon” eshte i konfirmuar (dhe per me teper, per syte e mi behet fjale per nje film te dobet, pa interes e pa emocion), si do i behet halli me 38 vjeçarin Damien Chazelle, pra si do i behet halli me (sot per sot) te parin e klases se Hollywoodit? A eshte “Babylon” filmi i tij vetevrasës (dhe fundi i karrieres si regjizor fiksionesh), apo kjo vetevrasje do i lejoje te kaloje ylberin dhe te beje nje krejt tjeter kinematografi?

Wait & see !

nota : 5.0 (ose: kur i pari i klases mezi e kalon klasen)

TRAILER :

2 comments

Leave a comment