“Lol lol Land” apo “L.A. Land” ?

“La la Land” – film amerikan me regji te Damien Chazelle

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2017/01/29/lol-lol-land-apo-la-land/

KUNDER :
(ose: “Lol lol land”)

Filmi eshte kollajshmerisht i kritikueshem keshtu qe fare mire mund te titullohej “Lol lol land”: ai eshte
gati-gati nje shakà kinematografike.
Kjo vjen kryesisht prej faktit se atij i mungon dukshem konsistenca, por jo ne sensin e skenarit apo
dramaturgjise por mbi te gjitha ne sensin e tensionit kinematografik, te imazhit.
Konkretisht : per kete do mjaftonte te merrnim si shembull skenen-çeles (climax) te tij: ate kur dy
heronjt e filmit shkojne tek Observatori astronomik dhe fluturojne ne qiell. Ideja eshte shume e bukur.
Ok deri ketu. Po ç’ben regjizori me ate ide ? Asgje. Dy heronjt e filmit zbresin zdruq-zruq nga qielli
dhe kaq. Skena, in fine, nuk eshte veçse nje tullumbace e çfryre (dhe pikerisht, ne ate moment, une
dola zdruq-zdruq nga kinemaja, per me teper qe jasht saj bente nje kohe e shkelqyer!).
*
PRO :
(ose: “L.A. Los Angeles Land”)

E megjithate, filmi (gjysma e tij qe pashë) ka nje far’ sharmi. Se pari, kjo vjen nga fakti qe Hollywoodi,
keto vitet e fundit, po na zhgenjen ne kulm nderkohe qe ky film, ka nje far’ deshire per te na nxitur per
te besuar tek Endrra Hollywoodiane. Regjizori, i cili me siguri qe e di qe, ne fillim, Hollywoodi quhej
Hollywoodland, e vendos qytetin e endrrave (Los Angeles) ne qender te filmit. Dhe aq me mire!
Keshtu qe, ne nje far’ menyre, filmi mund te shihet si homazh per Los Angeles, per L.A, per “City of
Stars”!
Nga ana tjeter, filmi nuk eshte agresiv, pra qe te sjell zorret ne fyt sic ti sillte “Whiplash”, filmi
pararendes i ketij regjizori 30 vjeçar. “La la Land” eshte film teresisht inofensif, ne sensin pozitiv te
fjales, dhe aq me mire (PRO).
Problemi eshte se i mungon konsistenca (KUNDER)
6.0

trailer:  https://www.youtube.com/watch?v=lu4RHvouJH8

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s