K si komunist apo si k-pop[corn]? (“Parasite” – film korean me regji të Joon-ho BONG)


Résultat de recherche d'images pour

Kete vit Palma e Arte e festivalit te filmit në Kanë shkoi në Korene e Jugut. Kujt tjeter perveç se regjizorit te «The Host» (apo «Snowpiercer»  apo «Mother» apo «Okja») do ti takonte ky privilegj ?
Pra, pas nje periudhe amerikano-netflixiane, Joon-ho BONG i eshte kthyer vendlindjes dhe ka bere nje film jo vetem te xhiruar në Kore, por qe merr persiper te na rrefeje per koreanët, per hallet e tyre, pra si i kane punet e tyre te brendshme (e deri edhe te jashtme : tek «Parasite» ka dhe nje alegori te raporteve me sivëllain koreano-verior por nuk po them më shume per te mos ‘spoiler’-izuar filmin).

*

Image associée Historia me dy fjale : e gjithe familja Ki-taek eshte e papunë. Nje dite, djali i saj 20 vjeçar ja del te jape mesime anglishtjeje per vajzen e ré te nje familjeje pasunare te quajtur Park. Qe nga ky moment, te dyja familjet hyjne ne nje rreth vicioz diabolik per te cilin nuk dua te tregoj shume.

*

BONG Joon-ho vazhdon fiks aty ku e ka lene me «Snowpiercer» : me luften e klasave. Dhe, sikurse «Snowpiercer», edhe «Parasite» te le shijen e nje lufte klasash «for dummies», sidomos fundi i tij (fundi, në sensin skenaristik, sepse filmi, ne teresine e tij, eshte pazgjidhshmerisht i lidhur me skenarin). Une e kuptoj qe filmi eshte shitur me nje reklame ku shkruhet «mos e tregoni filmin, ju lutemi shume », por une di po ashtu qe, nje film i mire (ç’eshte nje film i mire ?) nuk ka nevoje te beje paralajmerime te tilla (te cilat ne fakt jane per te maskuar anen entertainment te filmit). per te cilen do flas më poshte…

Shkurt, koreani i talentuar Bong ka diçka te ngjashme me amerikanin e talentuar Tarantino : jane te dy jo pak marifetxhinj si regjizorë (nuk po them hilacakë, por më se shumti marifetxhinj në sensin e zanatit, ne sensin disi teknik te fjales : psh, te dy perdorin ‘slow motions’ pa hesap !) por qe, në fund  (dhe, ne fund te fundit) filmat e tyre te lene shijen e diçkaje jo fort stimuluese ne planin estetik, artistik apo, te themi, intelektual. Ose ajo qe ka thene Godard per amerikanin («Tarantino est un faquin*») , do te vlente edhe per koreanin.  Ndofta jo rastesisht në posterin e filmit ne fjale, eshte shkruar: “Palma e Arte më accessible që prej “Pulp fiction” te Tarantinos“.

Shkurt : “Parasite”, film komunist “for dummies” apo film-popcorn? (ose më sakte, k-popcorn).
Apo pak nga te dyja ? 😉

*faquin – fjale e vjeter franceze e shek XVII qe do te thote : individ banal, pa interes, impertinent.

Nota: 7.0 (me mik !)

Résultat de recherche d'images pour

TRAILER :

 

 

One comment

Leave a comment