Edipo re – nga Pier Paolo Pasolini, autobiografi psikoanalitike ne drame epike antikiteti


220px-StefanoBattaglia_Pasolini  p31308_v_v8_aa

 

Qershor 27, 2019

korriku

… meqe u pa mbreme le mbresen time ne kete kend te kinemase: Edipo re, 1967 pasolini,
eshte nje monument i vertete. Nga t’ia nisesh me pare… s’ka fjale…

korriku

Edipi eshte kryeveper, interesant se ate periudhe duhet te jete e shumte prodhimtaria boterore me tematike nga antikiteti por pasolini ne kete tematike ka drejtimin e vet, stilin e vet, gjuhen e vet… komplet out of this world. Gjuha e tij eshte sa realja aq dhe absurdja, kinemaja e ketij autori me teme nga mitet dhe antikiteti eshte goditese. Eshte me mire mos flasesh se e ul dhe banalizon cfare ai ben.

Korrik 17, 2019

STALKER

Po Edipo Re, sipas teje, a eshte film autobiografik? (meqe e di qe e ke pare)

korriku

jo nuk e pohoj dot. E them keshtu sepse gjithe duke ditur qe filmi autobiografik s’dmth kopja e biografise se autorit, prapeseprape duhet te perfaqesoje jeten e tij. Dhe une s’e njoh jeten e pasolinit. Por jo, nuk duhet te jete.

STALKER

eshte ne fakt ! e ke dhe tek pjesa e pare (babai qe thote):

1

2

3

4

STALKER

dhe sigurisht ne fund (ne te njejtin vendndodhje si dhe ne fillim) :

5

6

7

8

korriku

interesant sesi ky film eshte nje kthim ne epoken e filmit pa ze, e gjitha si nevoje e brendshme e asgje tjeter… Por s’eshte vetem ky aspekt… psh mbyllja e ciklit me rikthimin ne vendin e nisjes: e gjitha vjen papritur, dhe duke e permbledhur filmin e rimendon idene ose me mire idete e deritanishme mbi te.
Sa me shume xhironte filmi aq me shume me ikte truri nga habia thuajse ne cdo hap, cdo skene…

… ti e kishe pare me pare?

STALKER

sigurisht, ndaj dhe po flas.

Prologu dhe epilogu jane xhiruar literalisht atje ku ka lindur Pasolini (ne Bologne).
Jo rastesisht pyeta.
Filmi ne fakt,edhe nese nuk mund te kosiderohet puro autobiografik, kollajshmerisht mund te konsiderohet si autobiografi e ‘fshehur’ (e ‘tretur’, dissolved) ne nje film te nje zhanri x apo y (ne rastin konkret: drame epike antikiteti).

***

Ka dhe filma te tjere qe mund te konsiderohen si “autobiografi e fshehur (dissolved) brenda nje filmi te zhanrit x apo y” : “Tropical malady” mendoj se eshte i tille (jo rastesisht edhe filmi me i mire, ever, i regjizorit). Ose “Le Mépris” (Contempt) i Godard: eshte evident fakti qe regjizori eshte nën lekurën e Michel Piccolit.
Megjithate, une nuk u aventurova per ti futur ne liste edhe filma te tille, meqe ata fundja jane criptoautobiografike  😛

korriku

epilogu i Edipit, nga mbyljet me te bukura
jo vetem si film por dhe si narrative
fyelli i vazhdueshem… dhe Angelo sidomos, ky ishte surprize e papare…
Por rimenduar kot e vecoj se ai film eshte i teri nje xhevahir

Korrik 20, 2019

STALKER

Meqe ripashe mbreme Edipo Re (kisha vite qe nuk e kisha pare) : nuk di a e pate vene ré por ne nje moment, shfaqet vete Pasolini, ne nje rol te vogel, por jo te neglizhueshem: ate te Kryepriftit 😉

Film po aq sa i menduar mire (planet filmike jane artistike, te paramenduara etj etj), por aq edhe i lire (2/3 e aktoreve jane amatorë, homazhi qe i ben regjizori kultures popullore eshte me se evident); po ashtu krejt te lira jane zgjedhja qe ka bere Pasolini per kostumet: ato nuk kane fare fare greke (te antikitetit grek) por me se shumti mesopotamiane, azteke etj etj. Po ashtu, pjesa qendrore eshte e gjitha e filmuar ne Afrike e jo ne Greqine e Sofokliut. Pra Pasolini ka krijuar nje Edip po aq te baraslarguar nga greqia antike sa dhe nga ditet tona (prologu dhe epilogu), nje menyre e terthorte per te realizuar nje Edip ‘autobiografik’ (ose autobiografi psikanalitike, më sakte). Ose thene ndryshe: regjizori e ka bere te tijen (pra personale) tragjedine e Sofokliut duke i dhene literalisht nota autobiografike tek prologu dhe epilogu (por po ta vesh ré mire, edhe pjesa qendrore, eshte disi e ndare ne dysh: ne gjysmen e pare eshte miti i Edipit perpara tragjedise se Sofokliut dhe gjysma e dyte, Edipi-Mbret sipas tragjedise ne fjale; pra pjesa qendrore, ne nje far’ menyre, mund te shihet si “enderr” e gjate, por qe perfundon me nje zgjim – pjesa e fundit ne Bolonje).

prej nga hezitimi im per ta vene qe ne krye te heres ne top20 te filmave autobiografike

korriku

Ke te drejte, Pasolini e ka bere te tijen tragjedine e Sofokliut qe cke me te.
Per kostumet do thoja se ato evokojne ne menyre te pafjale mitin e madh, per mendimin tim ato kane perkatesi Afrikane por njekohesisht me duken pa perkatesi. Sikur jane thjesht simbole te cilat marrin spunto nga nenvetedija, dhe si nje perforcim i permbajtjes psikologjike te narratives… Me iku truri qofte edhe vetem prej origjinalitetit te kostumeve (ose cfare ti e quan me te drejte, liri!)
I ke rene pikes me barazlargesine e tragjedise nga lashtesia dhe moderniteti, ose me mire perfshirja e te dyjave bashke…
pjesa qendrore eshte nisja e nje segmenti ndryshe nga fillimi, dhe ajo eshte e papershkrurshme sidomos sesi Pasolini materializon marrdhenien e Edipit me te emen. Ne fakt e gjithd puna eshte nje materializim i papershkrueshem i detajuar i legjendes se famshme… Autobiografik, ne formen me te shkelqyer… nuk shterojne fjalet per kete film

***

posi jo, e pata vene re Pasolinin ne rolin e atij priftit… 🙂

STALKER

Voilà en image 🙂

edipo re

 

korriku

out of the world, si vete filmi

rrofsh sepse solli ndermend te tjera detaje nga filmi

 

Fund

´´

 

 

11 comments

  1. nese pjesa e pare ( nga te 3ja: e 1ra, qendrorja, dhe e 2ta – pa llogaritur prologun dhe epilogun qe shtrihen si kapituj me vete) dmth nese pjesa e 1re funksionon permes formes (ne kuptimin kitcsh te saj qe eshte aparenca): kostumet, simbolet, absurdi, heshtja dhe kinemaja pa ze, etj permes te ciles realizohet artistikisht ne menyre te papare, goditese, rrefimi …. Ne pjesen e 2te Pasolini aktivizohn fuqishem permbajtjen. Ne kete kohe te 2te ndodh ajo cfare ti cilesove “zgjimi nga endrra e gjate e Edipit” dhe Pasolini elaboron me durim procesin e investigimit qe nderrmerr Edipi dhe transformimet qe ky individ fatkeq peson hap pas hapi respektivisht me shkallen e pranimit e te vertetes therese. Duke filluar me mohimin ku Edipi denon lajmetarin (don’t kill the messenger – thote shprehja sot)- skene teeper interesante e zbuluese dhe qe le gojehapur me aftesine konceptuale te Superregjisorit Pasolini, e me radhe, duke marre kohen e nevojshme secilit hap: https://www.thwink.org/sustain/glossary/CycleOfAcceptance.htm.
    Te shohesh mohimin, e pastaj dyshimin, pastaj torturen e brendshme te Edipit derisa i afrohet, se bashku me te emen/gruan e tij, te vertetes cinike e tallese, eshte vuajtese, po aq sa mrekullohesh nga lirshmeria e pavaresia e Edipit, nga kjo e vertete (te cilen te gjithe ne sot e dime paraprakisht qysh para se te ulemi te shohim filmin), deri ne momentin qe Edipi mberrin tek ajo, sjellje si psh dashuria per gruan e tij, bisedimet e rremimi neper ngjarjet e shkuara (atehere kur s’kishte press e media, arkiva, e le me pastaj media sociale) qe bejne bashkarisht e reciprokisht… Kjo distance e barazlarguar qe mban Pasolini gjithe duke e ditur te verteten eshte gjeniale.
    Dhe u bene disa, dimensionet prej te cilave Pasolini ne zotesine e tij realizon kete loje barazlarguese: lashtesia dhe moderniteti si kohe te drames, kombesia dhe pakombesia si perkatesi te drames, dijenia dhe padijenia e se vertetes, struktura simetrike e filmit me 5 kapituj ku pjesa qendrore rri barazlarguar 2 pjeseve paraardhese e pasardhese, kinemaja pa ze e pjeses se 1re dhe ajo me ze pjesa e 2te, forma ne pjesen 1re dhe permbajtja ne pjesen 2te, etj etj etj..
    Sapo ulesh ta mendosh kete film e pamundur te mos te ngacmohesh nga momente gjeniale te tij.

    ps. shume pune te keqe wordpress me reklama te shtuara, acaruese, e qe ngadalesojne navigimin ne blog, per te detyruar te paguhet ne menyre qe t’i evitosh

    Liked by 1 person

    1. “Dhe u bene disa, dimensionet prej te cilave Pasolini ne zotesine e tij realizon kete loje barazlarguese: lashtesia dhe moderniteti si kohe te drames, kombesia dhe pakombesia si perkatesi te drames, dijenia dhe padijenia e se vertetes, struktura simetrike e filmit me 5 kapituj ku pjesa qendrore rri barazlarguar 2 pjeseve paraardhese e pasardhese, kinemaja pa ze e pjeses se 1re dhe ajo me ze pjesa e 2te, forma ne pjesen 1re dhe permbajtja ne pjesen 2te, etj etj etj..”

      yje pa fund…. !

      Like

      1. Pasolini i paarritshem! Eshte i pari nder regjisoret e tu te preferuar qe nuk jane ne jete.
        Shpresoj Edipo Re te kete nje vend ne listen e Top-5 Pasolini. Edhe pse Il Vangelo secondo Matteo mbetet prapeseprape me i madhi film i tij.

        Like

        1. Si gjithmone, muhabet i ngaterruar kjo puna e listave me regjizoret apo filmat e preferuar sepse jo vetem qe nuk i kam(kemi) pare te gjithe ‘filmat e botes’, as gjithe regjizoret nuk i njoh(im) te gjithe, por njeriu sheh, zbulon gjithmone e me shume cdo jave, cdo vit… . Por besoj se ka dhe edhe nje nendarje tjeter. Per shembull, mendoj se ka ‘regjizore te zemres’ dhe ‘regjizorë te mendjes’ (ndofta kete ndarje na e detyron edhe fakti qe ata jane shume). Per shembull, Pasolinin do e vija tek ata te zemres pra, qe i duam disi ne menyre te pakushtezuar, subjektivisht (si te thuash). po aty do vija Fassbinder-in, Jacques Demy, Tsai Ming-Liang, Kiarostami. Nese do guxoja ta thoja keshtu, ata jane regjizore qe kane bere filma qe me flasin “çik më shume” subjektivisht (edhe pse, te gjithe filmat qe peljeme na flasin ‘subjektivisht’). ose do e thoja keshtu; filmat e tyre do kisha dashur ti kisha bere vetë.
          Te tjeret si Godard, Antonioni, Hong Sang-soo, Ozu, Pedro Costa, Eric Rohmer, Straub-ët, jane te preferuar ‘objektivë’, pra sikur na ‘imponohen’ disi më ‘objektivisht’ (kane rendesi thonjezat !) : jo se nuk na pelqejne subjektivisht, por kane nje si far diference te vogel me grupin e pare.

          Por eshte dhe puna e kohes qe evokova me lart: ja, kur paskam bere portretin e Pasolinit, ka shume mundesi qe te mos e kem pas parë “Edipo Re” por ndofta dhe po, dhe nuk e kam adhuruar aq sa kete here qe e ripashe! E sheh qe jane te diskutueshme listat?
          https://kinoditar.wordpress.com/argument-index/filmat-e-regjizoreve-qe-nuk-jane-me-ne-kete-bote-1-pasolini/

          Vijme ku vijme, vijme tek kryesorja: te shohim sa me shume filma te mire, pa listat “vijne e shkojne” 😉
          ja kshu kshu…

          Like

          1. ps: ne fakt, meqe po i hidhja nje sy, per “Ungjillin sipas Mateos” une me mire kam fol kur e kemi evoku kete film me vone, se sa kur i paskam bere nje review te vogel tek portreti i Pasolinit.
            Kinofilia eshte ‘work in progress’ ne fakt: eshte questioning permanent

            Like

          2. Like ❤
            Ja qe kam une nje kategori te tille per listen e filmave qe shoh, por per filmin jo autorin pra film i zemres ☺

            Meqe Fasbinder dhe Tsai Ming-lang s’i njoh, perdor Kiarostamin si mates qe te kuptoj se deri ku arrijne keta autore per ty…

            Like

  2. Po ve ré s’en kam harruar Tarkovskin!
    Dhe menjehere mendova: harresa ka qene lapsus frojdian! Pra nuk ka qene rastesi, pra ajo konfirmon ate qe thashe pak me lart : kinofilia eshte working in progress ! (dhe, meqe keto kohet e fundit Tarkovskomaia eshte bere cik ne mode në rrethet kinofilike ne Perendim – ka nje keqkuptim me filmat e tij – automatikisht bezdisja nga një gje e tille shpjegon padyshim harresen )

    Like

Leave a comment