“MOTHER”- film koreano-jugor me regji te Bong Joon-ho

Image result for mother bong joon ho

Ne kohen e Merhumit, ka qene nje kenge labe qe thoshte : “Dy luanë ka sot Bota / Nje Azia, nje Europa “. Edhe kinemaja jug-koreane, njesoj si puna e kesaj kenges, sot per sot ka dy luanë, njeri më i perkedhelur se tjetri nga kritika oksidentale : njeri eshte Park Chan-wook, regjizor i “Old Boy” ose Thirst” tjetri eshte Bong Joon-ho– regjizor i “The Host  apo “Memories of murder”.

Edhe pse Park Chan-wook-u i “Old Boy”-t eshte etiketuar si më vulgar dhe më “tape à l’œil” se Bong Joon-ho, filmat e ketij te fundit, in fine, nuk jane aq te ndryshem nga ato te Park Chan-it : “Mother“, filmi i tij ultim, eshte nje quasi-remake i “Old Boy”-t ! Ne te dy filmat, gjejme pothuaj te njejtet elemente skenaristike : gjimnaziste nimfomane (figure arketipale e manga-ve aziatike), raporte gati incestale baba-bir (ose nene-bir); po ashtu, gjejme te nejtat obsesione mizaskenike : filma-rrefenjë qe kthehen ne fabula moralizuese (ku ne fund, viktima del kriminel dhe krimineli, viktime), dhenie e nje rendesie kapitale celulareve ne zbulimin e te vertetes, kuadro filmike qe insistojne mbi tenxhere me supe aziatike dhe gjelle me salcë curry, plane filmike patetiko-komike me portrete te rinjsh “si pune budallenjsh” dhe pa dhembe ne goje. E njejta gusto per personazhe “si pune budallenjsh”, ose me sakte : budallenj, ma non troppo ! Njesoj si dhe filmi “MOTHER” : film-pirouette, por piruetta jo fort te sinqerta… (te njejtat simptoma si dhe filmat e Park Chan-wook, dhe te “vales se re” coreano-jugore, ne pergjithesi…).

Vleresimi im:

nota 4.5 (kete vit po e bejme me notacion, per te dhene nje ide me te sakte).

 

Ne fotot e meposhtme: lart, budallai (ma non troppo!) tek “Mother” i Bong Joon-ho; poshte, ai tek “Old Boy” i Park Chan-wook

 

 

One comment

Leave a comment