Le visage est un paysage (« Një diell i bukur i brendshëm » – film francez me regji të Claire Denis)


Claire Denis eshte nje zonje e vertete e kinemase autoriale franceze : tashme kam komentuar ne kete blog disa filma te saj te realizuar ne keto 10-15 vitet e fundit, si psh « White material » në 2010 apo « 35 Rhums » në 2008.

U bene disa kohe qe Claire Denis nuk kish bere nje film te ri. “Un beau soleil intérieur”  (Nje diell i bukur i brendshëm) ajo e prezantoi ne festivalin e fundit ne Kanë. Skenariste e filmit eshte nje tjeter grua, shkrimtare fort e njohur  franceze, Christine Angot; aktore kryesore eshte nje tjeter star-kinematografik francez, aktorja e njohur Juliette Binoche. E megjithate, «Nje diell i bukur i brendshem» s’ka asgje prej nje filmi mainstream. Perkundrazi! Eshte fort subtil, i hollë, inteligjent.

*

Filmi tregon andrallat sentimentale te Izabeles, grua e divorcuar tek pesëdhjetat, ne kerkim te dashurise.
Kaq.

Nê origjine te «Nje diell i bukur i brendshem»  eshte eseja filozofike e vitit 1977 «Fragmente te komunikimit sentimental » (Fragments d’un discours amoureux) shkruar ne 1977 nga filozofi francez Roland Barthes.  Nga eseja, tek filmi, nje « mal » i tere (edhe pse ky i fundit ka ruajtur goxha strukturen fragmentare te esesë!) :  kjo eshte dhe arsyeja qe ky film eshte nga ata qe, nese fillon ta shpjegosh, ta permbledhesh, te plas ne duar (ose më sakte: te plas në sy) : ajo qe shikon eshte krejt « tjeter gje » nga «permbledhja».

Kjo ven prej faktit se, pershfaqja e botes se brendshme eshte sport i veshtire ne kinema. Claire Denis ka zgjedhur ta ndertoje filmin e saj krejt  ndryshem nga filmat dramatikë apo psikologjiko-psikologjizues : ai ngrihet i teri si nje rreshtim fragmentesh qe tregojne (shfaqin) efektin qe kane në portretin (fytyren) e nje gruaje (pra te Izabeles) diskurset (lloqet) e meshkujve te ndryshem me te cilet ajo shkon : le visage est un paysage (fytyra eshte nje paizazh !).

Ne kete menyre, eshte pikerisht  fytyra e aktores qe kthehet në pasqyre te reflektimit te eksterioritetit (botes se jashtme qe e rrethon) – ne rastin konkret, te burrave qe takon :  bankierit hedonist e cinik, fqinjit borgjez aristokrat e ekscentrik, aktorit alkolik, ish-te shoqit qe provon ta rifitoje dashurine e ish-gruas, drejtorit te galerise se arteve te obsesionuar pas klasave sociale, fermerit sensibel dhe fatalist e deri tek Gérard Depardieu qe luan rolin e magjistarit.

Thene ndryshe, filmi luhatet midis Woody Allen (fjalëshumë) dhe Chantal Ackerman (radikalitet i mizaskenes), pa harruar figuren ‘kujdestare’ te Jean Eustache (që vigjelon nga vendi i Ëngjejve).

Po ‘morali’ i filmit? Sigurisht qe s’ka moral, te pakten ne sensin e pare te kesaj fjale. Dakort, ne fund te filmit, Izabela fillon te kuptoje se  njeriu  duhet të mësohet të jetojë me pasigurinë e ndjenjave. Dhe ky eshte nje nga ‘mesimet’ kryesore te dashurise.

Nese per spektatorin ky eshte nje ‘mesim’ (pra edhe ‘morali’ i filmit) aq më mire per spektatorin!

 

9.2

Trailer :

 

 

 

(vijon ne faqen 2)

 

Advertisements

4 comments

      1. Patjeter Depardieu (e habitshme angazhimi i tij ne kete veper te Claire Denis, kisha idene qe nje aktor kaq i madh sikur s’nuk… per vepra autoriale. E thashe kete meqe fole per te, por per mua mbyllja e “Soleil…” si nje epilog i tere, ishte veper me vete.

        Po mendoja qe “Un Soleil…” sec ka nje ngjajshmeri me “Lola” te J. Demie.

        Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s