Ku mbaron Kina dhe ku fillon Bota?

MOUNTAINS MAY DEPART – film kinez me regji te Jia Zhang-ke


 

 

Kur punët e nje regjizori te mire fillojne e marrin tatepjeten, sinjali zakonisht eshte: dobesite e filmit te tatepjetes i evidenton veçse filmi i tij pasardhes.

Për “A touch of Sin” (2014), film i nje pesimizmi qe te linte pa fjale, para dy vjetesh kisha shkruar :

 “Megjithate, filmi i Jia Zhang-ke (nga i cili kisha pritshmeri fort me te larte nga ai i Scorseses), më la nje shije jo fort te mire. Me ngjau disi me nje “Underground” te Kusturices (sigurisht, jo per nga forma!) , pra me nje film qe te krijon pershtypjen se eshte bere enkas per publikun perendimor, si per ta qetesuar koshiencen e tij :  ( “ka dhe me keq, ja ç’behet në Kinë” ) , gje qe te kujton filmat e Emir Kusturices ne vitet ‘90, te cilet jepnin pershtypjen se ishin nje farë valiumi-tragjikomik per publikun perendimor (ose thene ndryshe, “sa mauvaise conscience” )

Cuditerisht, “A Touch of Sin” asokohe nuk impresiononte ashtu si filmat paraardhes te regjizorit ne fjale, si psh ky ose ky ose ky tjetri; e le më si filmat e parë fare të tij si “Platform” apo “The World”.

Pikerisht “The World” (padyshim filmi më impresionues e më i shkelqyer i regjizorit!), shtronte sikurse ”Mountains may depart” pyetjen e formes sociale, gjeografike e politike te Kines aktuale: formes se shoqerise kineze i superpozohej nje forme e shoqerise njerezore mondiale (sigurisht, artificiale, meqe behej fjale per nje ”World Park”, nje park argetimi kinez, alla Las Vegas). Dhe regjizori na ftonte te reflektonim: cili ishte më pak fallco, pra cili eshte më pak i trukuar: planeti ne miniature i pershfaqur permes nje parku argetimi apo gjigandi post-komunist, dmth vetë Kina?

*

“Mountains may depart” (Shan he gu ren) i shtrin ngarjet ne 25 vjet: fillon me vitin 1999 (vit kur Kina rikuperon Macao-n) dhe mbaron ne 2025 (filmi hidhet ne Australi dhe transformohet ne fantashkencë). Duke kaluar nga viti 2014.

Ne qender eshte nje treshe sentimentale (dy ish-shoke gjimnazi duan te njejten vajze, e cila ne fund zgjedh më ambiciozin: pasunarin e ri kinez). Pasi martohen dhe bejne nje çun te cilit i vene emrin Zhao Dollar (Zhao mbiemri, Dollar -emri), çifti divorcon (skemë tipike e familjeve te reja borgjeze kineze).
Kur rritet, Dollari jeton me te jatin ne Australi, vend ne te cilin ky i fundit ka gjetur strehim per t’ju shmangur denimit me burg qe e pret per korrupsion ne Kine.

Pak e nga pak Zhao Dollari harron kinezçen, biles dhe emrin e nenes se tij.

Te tre periudhat (1999, 2014 dhe 2025) jane te ndara respektivisht ne 3 kapituj, te cilet kane deri dhe formate te ndryshme filmike: kapitulli i parë në format 4:3 (formati i filmave te vjeter para viteve ‘50), i dyti në 16:9 (formati i filmave te sotem) dhe i treti në Scope (panoramik).

*

Pjesa e pare (1999), njeheresh edhe me e mira, ashtu sikurse shfaqet ne format te ngushte (4:3) , eshte edhe më e ‘mbledhura’, më kinezja, më autentikja. Pjesa e dyte (2014 – pra ne ditet tona), fillon e te jete problematike, per ti lene vendin pjeses se trete (ne 2025, pra fanta-shkence), më zhgenjyesja.

Problemi eshte se, in fine, edhe pse personazhet jane plotesisht kinezë, une si spektator nuk isha i sigurt nese behej fjale per nje tablo te Kines kontemporane apo isha duke parë nje melodrame amerikane (ose europiane) per nje familje te goditur nga globalizmi dhe liberalizmi dyer-shqyer. Dakort: dashuria, politika dhe ekonomia jane teresisht te lidhura ne film; dakort, filmi ngrihet mbi nje pasion kinez (pra romanca ka rrenje gjeopolitike dhe sociologjike teresisht kineze). Problemi eshte se influencat estetike te tij vijne nga kater anet e globit: çik kinema europiane (doemos, filmi ka patur per destinacion festivalet e kontinentit te vjeter – prezantimi i tij ne festivalin e fundit në Kanë e konformon kete gje), çik kinema eksperimentale, çik Jacques Demy, çik melodrame hollywoodiane.

*

Te jemi fair : te pershfaqesh Kinën kontemporane pa dyshim qe nuk duhet te jete gje e lehte. Por fakti qe pjesa e trete fantastiko-shkencore (viti 2025) i zhvillon ngjarjet ne Australi (në nje nga majat e kapitalizmit anglo-sakson, dmth të emblemes se globalizmit!) dhe jo ne Kinë, eshte ne nje fare menyre nje dorezim i regjizorit para veshtiresise per ti perkushtuar Kines nje histori te sajen pas 10 vjetesh. Per ti dedikuar nje narracion, dmth nje ardhmeri. Veshtire te mos shikosh ne kete kontekst nje farë komoditeti nga ana e regjizorit (gjithsesi, nje nga më te preferuarit e mi te ketyre 20 viteve te fundit).

Dommage…

 

6.6

TRAILER :  https://www.youtube.com/watch?v=pdavQLgSuRg

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s