Psikotikë të të gjitha vendeve, bashkohuni!

“Elle” (Ajo) – film francez me regji te hollandezit Paul Verhoven


 

S’besoj se ka njeri qe nuk e ka pare “Basic instinct” (me Sharon Stone tek hap shalet e saj). Ate film e ka pas realizuar kineasti hollandez Paul Verhoven gjate periudhes se tij Hollywoodiane (1985-2005).
Edhe pse i njohur kryesisht per filmat e tij amerikanë (RoboCop, Total Recall, Basic Instinct, Starship Troopers) duhet thene se periudha e pare e krijimtarise se regjizorit ne fjale ka qene  hollandeze (1970-1985) por qe eshte me pak e njohur se périudha hollywoodiane. Per fat, i kam pare te gjithe filmat e Verhoeven, dhe nje top-5 imi do ishte ky i meposhtmi :

1. Turks Fruit (1973)
2. De Vierde man (1983)
3. Starship Troopers (1997)
4. Black Book (2006)
5. Spetters (1980)

*

Gjithsesi, ka nje keqkuptim me filmat e tij : jo rrallehere, Verhoeven eshte konsideruar (nga jo pak kritikë apo nga nje pjese e publikut) si regjizor kollajshmerisht provokator, i hidhur, pervers, cinik, obsessed e siperfaqesor.

Ne fakt, nuk eshte aspak ashtu: nga te paktit qe ka arritur ne menyre inteligjente te mundesoje ne kinema bashkejetesen e eksperimentales me entertainment-in, hedonizmin me satiren, Paul Verhoven eshte nje shembull i shkelqyer i guximit dhe shpirtit te lire artistik, i satires çarmatosese (psh: Starship Troopers, nga te rrallet filma qe reprezenton permes nje shkretetire super-realiste, ne menyre habitshmerisht profetike, deshiren e verber per vdekjen te ISIS-it te sotem!) apo i i humorit befasues qe merr me vete gjithshka (dhe qe shpesh kalon per nga erotizmi – “Turkish Delight” film i shkelqyer mbi çlirimin seksual).

Kishte 10 vjet qe Verhoeven nuk kish bere ndonje punë te re. I fundit ka qene nje film hollandez i realizuar pas kthimit te tij nga USA: “Black Book”, ne 2006, nga te parët filma qe kam komentuar ne kete blog, fiks para 10 vjetesh. Me ka pas pelqyer shume!

Kesaj rradhe i famshmi regjizor hollandez (sot pothuaj tek të 80-at) e ka xhiruar filmin e tij të 15 ne France, bazuar ne romanin “Oh…” te Philippe Jean (nje nga romancieret me te suksesshem komercialë francezë). Në rolin kryesor (por dhe në të gjitha planet filmike, pa asnje perjashtim te vetem!) eshte Isabelle Huppert, sot per sot aktorja franceze më në zë. Filmi u prezantua ne konkurim per Palmen e Arte ne festivalin e Kanës se ketij viti.

 

Historia e “ELLE” (Ajo) :

Michelle, borgjeze pariziene tek te 50-at, regina imperatrix -pronare e nje firme te madhe lojrash video, perdhunohet disa here rradhazi ne shtepine e saj ne periferine chic po aq borgjeze te Parisit (ku jeton e vetme) nga nje person i maskuar. Gjithe duke refuzuar te lajmeroje ne polici, Michelle i vihet punes per te gjetur dhunuesin e saj.

*

Film neo-hitchcockian par excellence, “Ajo” eshte nje thriller psikologjik qe zhytet (dhe zhyt spektatorin) ne thellesite me te panjohura dhe ‘te çuditshme’ te qenies njerezore : po aq sa te agresorit te prezumuar aq edhe te viktimes, duke shtruar pyetjen intime te reagimit ndaj nje agresioni te tmerrshem si perdhunimi, sidomos kur behet fjale per nje grua te pavarur qe gjithmone ka menaxhuar jeten e saj sentimentale, seksuale dhe profesionale me dore te hekurt, e per me teper qe ka nje te kaluar (femijeri) te shënjuar nga dhuna dhe tragjikja.


 

Që eshte Paul Verhoeven regjizori (ose me sakte, dirigjenti: filmi te mahnit me perpikmerine dhe shkallen e larte te zoterimit te gjithshkaje ! ) qe trajton nje teme te tille nuk eshte çudi: filmat e tij gjithmone kane patur nje vizion veçanerisht turbullues e shqetesues per njerezimin dhe per sistemet sociale qe ai ka krijuar. Sot, gati 80 vjeçar, Verhoeven nuk i largohet tematikave te tij  aspak komode, as obsesioneve te tij plot rreziqe ne vetvete, duke guxuar, ‘one more time’, te trajtoje nje teme kaq provokuese permes nje inteligjence dhe ironie çarmatosese e unike !

 

nota “objektive”: 10
nota (subjektive): 8

ps: Isabelle Huppert eshte ne apoteozen e lojes se saj. Më lart (dhe me larg!!) s’mund te shkoje!

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=H-iBBgcp7PY

 

 

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s