“CHOUGA” – film kazak me regji te Darezhan Omirbaev

Nuk kisha degjuar ndonjehere per ekzistencen e Darezhan Omirbaev,regjizor nga Kazakistani. Paskesh bere 5-6 filma ne keto 20 vitet e fundit, te gjithe te natyres film-autor, por une nuk i kisha pare asnjerin prej tyre. Siç them më lart, as emrin nuk ja kisha degjuar ndonjehere.

Chouga” eshte ne fakt adaptim kinematografik modern i “Ana Karenines” se Leon Tolstoit (roman qe kisha lexuar para shume e shume vitesh !!); filmi më rifreskoi kujtesen e librit.
Dhe jo vetem kujtesen. Me dha para se gjithash, emocion te ralle gjate shikimit ! Nuk me kish ndodhur prej muajsh ! Omirbaev jo vetem e reklamon veten si pasues te Bresson-it, por per mendimin tim, filmi i tij eshte ndofta i vetmi film bressonian, i denje per nje emer te tille. Gje e rralle, per te mos thene e pamundur, pasi me ka ndodhur te shoh tentativa, te themi bressoniane, ne kinema. Por… pa fort sukses…

Jemi ne Kazakistan (ish-republike sovietike), por zere se jemi ne Shqiperi. Chouga eshte e grua e re, bukur, e pasur. Grua deputeti.

Nje dite Chouga shkon per vizite ne qytetin e motres se saj, bija e se ciles dashuron nje biznesmen te ri, fort te pasur. Nga ana tjeter, vajzen e re e dashuron nje djalosh i ri katundar, i thjeshte. Por vajza e re preferon biznesmenin e ri, i cili duket se nuk e ka me pasion vajzen e re dhe ne fakt, bie ne dashuri me… Chougën (qe i bie te jete tezja e vajzes se re). Chouga ndan burrin e saj deputet per tu martuar me djaloshin e ri biznesmen. Te cilin, me kalimin e kohes, e ze “semundja” e monotonise : dashuria me Chougën zvenitet.
Nderkohe, vajza e motres se saj, pasi braktiset nga djaloshi biznesmen, bën nje tentative vetvrasjeje dhe, me ne fund, ajo pranon te martohet me pretendentin tjeter te sajin, djaloshin nga katundi, qe ajo asnjehere nuk e kish dashur.. Dhe me te cilin ben nje femi.

Nga ana tjeter, Chouga, krejt e deziluzionuar nga martesa e re me biznesmenin miljoner, vret veten.

°°°°

Kinse e tregova gjithe historine e filmit, sepse dua te them, qe, ne vetvete, ajo nuk ka pothuaj fare rendesi, ne kuptimin qe, historia eshte e njejte me ate te romanit “Ana Karenina” – mjafton te kesh lexuar romanin, dhe gjithshka eshte e “parashikueshme”. Vlerat e filmit qendrojne gjetiu !

Qendrojne para se gjithash tek mjeshtria e regjizorit per te filmuar portrete (perzgjedhja e akores ne rolin e Chougës eshte i hatashem !); qendron tek maestroja e tij per te bere elipse (figurë stilistike kinematografike, per te kaluar nga nje ngjarje, direkt tek nje tjeter) -filmi eshte i mbushur me te tille; qendron tek aftesia e Omirbaevit per te rrefyer 1001 gjera njeheresh, me nje plan te vetem, per 5 minuta kohe; qendron tek fuqia e imazheve te filmit (filmi eshte i kompozuar nga imazhe filmike te kulluara ); vlerat qendrojne ne çdo minute te “Chouga“-s !

kryeveper !

10 !


 

Nentor 3, 2010

….Ne fakt, “Chouga” eshte film fort kazak. Biles ka shume gjera brenda, psh gjithe historia zhvillohet midis dy qytetesh : Almaty (kryeqyteti i vjeter, historik i Kazakistanit), dhe Astana, kryeqyteti i ri i ketyre 10 viteve te fundit (inaguruar ne 1998 – qytet i marrë). Ne pak plane, Omirbaev-i e shfaq kete te fundit ne menyre magjistrale : nje kadaver e vertete betoni e megallomanie !

Une nuk e kam pà “tueur à gage” (perderisa s’kam pare asnje film te tijin…), por thone qe nuk eshte më i miri i tij (thuhet se duhen me u pà “Kaïrat” dhe “Kardiogramma”). Por jam kategorikisht dakort me ty kur shkruan “por e kam hallin tek nje tip rrafshezimi te stilit dhe te estetikes kinematografike nga keta trapat nderkombetare qe ndikojne ne perzgjedhjen e filmave. Se fundja Omirbaev-i me pelqen, por nganjehere them me vete mbase duhen pare me mire filma te tjere“.
Jam dakort, sepse :

1. nese do te kisha ndonje rezerve ndaj “Chouges” se Omirbaevit, do ishte pikerisht nje far’ “automatizmi” ne aplikimin e bressonizmit (ta themi keshtu, per kollajllek) tek disa sekuenca, edhe pse e pranoj qe, rezultati final më là vertet pa fjale. Per shembull (edhe pse ti nuk e ke pà filmin, por besoj se do te më kuptosh), disa dialogje jane kinse teper artificiale (bressoniane), per te qene te sinqerta.

2. Sepse te kuptoj kur shkruan se duhen pare “filma te tjere”, dhe jo ne kuptimin se jane filma “te rralle” dhe qe “mezi gjinden”, por sepse jane filma qe jane bere apo behen larg ketij apo atij modeli (qofte hollywodianizem, qofte bressonizem). Ose, si krahasim : thone qe, po ti futesh kinematografive te vendeve Lindore (vitet 50-80), zbulon mrekullira qe pakkujt i shkon ne mendje se kane ekzistuar ! Ose konkretisht : po germoja ne web, dhe gjeta nje film shqiptar te vitit 1970, qe nuk e kisha pare kurre, sepse ka qene i ndaluar asokohe (jo per nga tematika, por sepse luajne aktorë te shpallur me vone armiq) e qe quhet “Gjurma” (me regji te Kristaq Dahmos, me te gjitha gjasat regjizori më i mire qe kemi patur ndonjehere ne shqiptarët). Film vertet qe meriton te shihet, edhe pse ndofta nuk eshte hatà. Por fundja, ç’eshte nje “film hatà” ?? 

2 comments

Leave a comment