Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (1)

Diskutoja tek “Forumi Shqiptar” me korçarin, nje mikun tim forumas, rreth mundesise se ekzistences se disidences ne filmat shqiptare te periudhes se komunizmit. Po e rivendos kete debat edhe ne kete blog, pasi me duket jo pak interesant :

korcari:

Ore po kete filmin “Gjurma” ku e pe, a s’na kallzon dhe ne, se lexova sinopsisin ne linku qe kishe vene dhe me ngacmoi kuriozitetin…

autori: 

Ka nja nje vit qe e kam pare ne “google video”, por po konstatoj se e paskan hequr. Megjithate eshte dhe ketu. Vetem se i mungojne 40-50 sekondat e para, qe kane rendesi per tu pare, dhe qe mund te shihen ne youtube

Filmi eshte thriller i realizmit socialist.

(Sa vlen nje thriller ?
Po ‘realizmi socialist’, sa vlen ? – do thosh korçari)

korcari:

Autor-o shprehja “thriller i realizmit socialist” eshte shprehja me e bukur qe ke thurrur ndonjehere ne gjithe c’ke shkruar. Sikur filmi te jete vertet i tille do ishte nje mrekulli…
Megjithese te gjithe filmat e realizmit socialist ne nje fare menyre mund te quhen thriller (skepticizmi i vlerave te tjetrit) ajo qe ju mungon ne krahasim me thriller-at amerikane eshte atmosfera (besoj se me kupton). Pra kur thua thriller i realizmit socialist une imagjinoj vlerat morale te realizmit socialist dhe estetiken (atmosferen) thriller alla amerikance. Ne shprehjen tende ke bashkuar dy termat me antagonike qe egzistojne ne kinema prandaj dhe behet shprehje poetike sepse, per tu bere dy sekonda didaktik, thriller-i eshte pjelle e kapitalizmit me te shfrenuar dhe realizmi socialist eshte… realizem socialist. Nejse do ta shoh pak me vone dhe flasim, megjithese jam i bindur se do zhgenjehem ne krahasim me gjithe ato qe me evokon shprehja jote (ne fakt gjithe historine shqiptare nga 45 e ketej, kollaj mund ta quaja “thriller i realizmit socialist” ; pra per mua ke fjalezuar nje intuite shume te fuqishme timen). Flasim…

 

korcari:

…hata qenka “Gjurma” qe c’ke me te! Pse thua qe s’eshte hata? Me shume se thriller besoj se duhet te jete filmi i vetem (me perjashtim te te tjereve te Dhamos qe duhen pare, po ky Dhamoja qenka autori i filmit te pare shqiptar “Tana”, s’besoj te jete rastesi, dhe tani po me kujtohet nje tjeter film i tij “Bote e padukshme” qe ka qene nje nga te paktet filma qe me ka terhequr vemendjen kur e kam pare ne televizor), pra po thosha me shume se thriller eshte i vetmi film ku vezullimet thriller-iane jane nga me te bukurat qe mund te kem pare ndonjehere ; disa nenvizime muzikore jane te denja per Hitchkockun ; personazhet jane nga te paktet personazhe filmash shqiptare me nje fare kompleksiteti, jo vetem nje fare kompleksiteti por nje kompleksitet gati te plote qe vetem “rrethanat pengojne te zhdervillet tamam, personazhe qe nuk veprojne si blloqe idealesh, me nderthurje te verteta mendimesh ; nuk po i futem skenarit sepse besoj se eshte i vetmi “difekt” i filmit, jo i gjithi po ka momemte te shumta ku nuk funksionon si duhet, ose me mire nuk eshte ne lartesine e duhur me mizaskenen, me ambicien e mizaskenes, si per shembull epilogu i filmit qe eshte nje lloj “deus ex machina”, kurse mizaskena e epilogut eshte e hatashme fare… (a e pe se cfare respekti ne trajtimin e “armikut”, e atij qe do te arratiset, trajtimin e mizaskenes e kam fjalen, megjithese as nje zot s’do guxonte te imagjinonte se ce pret…), ashtu sic eshte dhe fillimi i filmit. Skene me te “zeze” (ne kuptimin “film noir”) se epilogu nuk kisha pare ne filmat shqiptare. Kjo puna e skenarit dhe te epilogut “deus ex machina” sidoqofte mbase eshte nje lloj hileje per te thene tjeter gje… ose jam une qe enderroj sepse fundja ajo qe kerkoj (dhe besoj se s’jam i vetmi) eshte nje disident kinematografik i periudhes se komunizmit ne shqiperi ne menyre qe pak a shume te shpetoje nderin e gjithe kinematografise se asaj kohe, e cila eshte hedhur e gjitha pertoke per arsye qe i dijme… Ndonje tip disidenti kinematografik qe ta shpetoje kinematografine shqiptare nga izolimi.

Me sa shoh Kristaq Dhamo eshte akoma ne jete, duhet pyetur si qysh e tek… ku i ka influencat, sepse e kam te pamundur te mendoj se nuk i ka influencat tek “filmi noir” amerikan, dhe hamendesoj se duke qene se ka lindur ne 1933 si femije n’ato kohe mbase ka hasur filma amerikane, por mbase dhe ne studimet e tij, mbase ka studiuar ne ndonje nga keto vendet e lindjes qe ishin disi me te hapura ndaj botes dhe si rrjedhoje dhe ndaj kinemase.

Perfundimisht mbreselenes “Gjurma”. Autor-o ti bej ze more xhan kur zbulon ndonje xhevahir te tille. Ke nje vit qe e ke pare e s’ke bere pipiz fare. Gjithesesi rrofsh.

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s