1001 netët portugeze

  

“As mil e uma noites” / “Një mijë e një netë”: trilogji portugeze me regji te Miguel Gomes


Duhet te jesh disi ‘i çmendur’ (dmth gjeni) per te konceptuar dhe krijuar nje projekt te tille prej gati 7 oresh:  per te rrefyer nje pjese te historise se Portugalise se viteve 2013-2014 (vitet e austeritetit ekonomik), regjizori MIguel Gomes ka zgjedhur formen e trilogjise (ne nje interviste ai thote se per kete, eshte frymezuar nga “Star War” ) ne menyre te tille qe, secili nga 3 filmat 2 oresh, edhe pse me tonalitete krejt te ndryshme kinematografike nga njeri-tjetri, kompletohen ne menyre te shkelqyer. “1001 netët” ishin i vetmi film-eveniment ne festivalin e fundit te Kanes, reputacion plotesisht i merituar.

*

Gomes-i portugezi, regjizori i te mrekullueshmit TABU dhe te hatashmit “Shume i shtrenjti muaji gusht”, per te shkruar skenarin e ketij filmi ka vepruar si me poshte: pasi ka kontaktuar disa gazetarë, i ka ngarkuar ata me misionin e investiguesit te ngjarjeve te perditshme te portugezëve te thjeshte (ose edhe ‘te nderkiluar’ ). Vetë ngjarjet pastaj lidhen me njera-tjetren permes fillit narrativ te meposhtem :  nje regjizor (rol i luajtur nga Gomes, dora vete), duke u ndodhur perballe veshtiresish, çan ferren (skene shume humoristike alla-Moretti !) dhe i le hijen ekipit me te cilin po xhiron nje film; eshte asistentja e tij, Sherezadja,qe merr persiper te rrefej historite e filmit.

Pikerisht ne ate moment, fillojne dhe “Nje mije e nje netet”…

Historia e dokereve te papune; bankieret te cilet nuk arrijne tu çngrefet; historia e gjelit qe komshinjt nuk duan ta degjojne tek kendon; e te pasionuarve pas zogjve zborake (zogj te vegjel te bores) ne periferine e varfer te Lisbones… . E te tjera e te tjera histori. 1001 histori. 1001 nete.

Tri pjeset  e trilogjise te krijojne pershtypjen se filmi eshte nje univers kinematografik më vete (mendja te shkon tek filozofia e Hegelit – tezë, antitezë, sintezë) duke mundesuar qe ai te mos jete vetem ‘nje film’, por shume me teper se kaq : te jete nje fluks filmik ! Nje far “never-ending filming”, pak a shume si kenget e Bob Dylan. Bukuria e tij (pra edhe e gjithe trilogjise) lind pikerisht nga kjo ‘pafundesi’, nga ky heterogjenitet me ‘asortimente’ nga me te ndryshmet: fiksion ‘hollywoodian’, dokumentar, farsë, tragjedi, komedi. Jo rastesisht edhe vete tri kapitujt titullohen : “I Shqetesuari” (O Inquieto ), “I Trishtuari” (O Desolado) dhe “I gezuari” (O Encantado).

Ose thene ndryshe : edhe pse fillimi i filmit eshte felinian (Otto e mezzo), edhe pse gjestikulacioni kinematografik eshte goxha pazolinian, ne teresine e tij filmi te le shijen e nje vepre godardiane (filmat e te cilit gjithmone te jepinin pershtypjen se komunikojne me njeri-tjetrin, si pjese e nje të tëre). Ose ne literature, mendja te shkon tek “Kerkimi i kohes se humbur” te Marsel Prustit : ashtu sikurse romani i tij (i cili më shume se ‘permbledhje’ e kujtimeve te rrefyesit eshte reflektim mbi literaturen, kujtesen dhe kohen), edhe “Nje mije e nje netet” mund te “lexohet” (dmth shikohet) si reflektim mbi kinemane dhe mbi politikén (e cila ne art, nuk mund te linde veçse permes poetikEs – me e), duke mundesuar sot rilindjen e idealit te dikurshem pazolinian sipas te cilit, veprat e vertete artistike jane ato qe i largohen qellimshem imititimit te shoqerise; duke mundesuar keshtu lindjen e nje manifesti vetjak poetik.

Kryeveper !

nota: 10 !

ps: Pour les plaisirs des yeux, disa foto nga filmi :

 

 

 

TRAILER :  

 

 

2 comments

Leave a comment