“Tabu”- film portugez me regji te Miguel Gomes

Une nuk njoh ndonje regjizor tjeter te ri perveç Miguel Gomes-it i cili, që me të parën, te kete goditur aq fort ne shenjë sa qe filmin e tij ta kem perzgjedhur si te preferuarin tim per X apo Y vit, siç ka qene rasti per Fort i dashuri muaji gusht, Number ONE ne Top listen time te vitit 2009.

Kaluan tre vite dhe portugezi Gomes (qe lexohet GomeSH, me sh-në e famshme portugeshe), ka bere nje film te ri, “TABU”, te cilin e prezantoi kete vit, pra ne shkurt te 2012-s ne Festivalin e filmit ne Berlin, nga dhe ku u kthye me çmimin fipresci, dmth me çmimin e Jurise profesioniste. Po behej gati nje vit qe prej shkurtit, dhe mua po me dilte nepsi per te pare filmin, sepse e dija qe e kish bere Gomes-i portugesi. Dhe per fat, edhe pse filma te tille dalin me pikatore qofte edhe ne nje vend kinofil si Franca, “Tabu” po shfaqet edhe ne kete qoshken time. Dhe puna e pare qe duhet te beja, ishte te sulesha e te shihja… TABU !

Edhe kesaj rradhe, Gomesit i ka qare kamera! Dhe filmi ka nje sharm te hatashem prej crooner-i. Biles fare mire mund te quhet: film-crooner !

“Tabu” eshte i ndare ne dy pjese. Ne pjesen e pare, Pilar, nje zonje grua nga Lisbona, perpiqet te ndihmoje Auroren, fqinjen e saj, nje zonje e thyer ne moshe, qe duket se eshte afer te dalurit nga mendt : Aurora prish kot më kot paret e saj ne kazino, deliron, keqtrajton sherbyesen e saj zezake nga Bregu i Gjelber (te cilen e akuzon se i ben magji) etj etj. Aurora nje dite vdes, gjithe duke i lene nje leter komshijes, te ciles i kerkon qe te shkoje te gjeje nje farë… Gianluca Ventura!

Kur Gianluca del ne skene, fillon dhe pjesa e dyte e filmit, dhe eshte zeri i tij qe rrefen te shkuaren e tij ne Afrike (Mozambik) me… Auroren! Filmi, qe nga ai moment kthehet ne film-pa-zë, me perjashtim te zhurmave te pyllit, te zogjve, motorrave, kengeve. Por asnje ze nuk del kur buzet levizin : Gianluca rrefen ç’ka ndodhur para gjysem shekulli, aventurat e tij me Auroren, martesa e saj me nje tjeter, dashurine e tyre klandestine… etj etj.

Tabou eshte i gjithi ne bardh e zi. Sikurse dhe filmat, ne origjine te tyre, ne fillim te ekzistences se tyre. Dhe film më ‘kinofilik’ se TABU, ne kete sens, nuk behen dy !

Eshte e vertete se, ajo qe mund ta quajme kinematografi ekzigjente (por jo detyrimisht vetem ajo autoriale), i ruhet si djallit rrefimit, narracionit, pikturimit te pasioneve dhe aventurave sentimentale te cilat, ne me te shumten e rasteve, duhet ta pranojme, jane konfiskuar nga kinemaja meanstream, nga filmat ekspoitative, nga kinemaja e kokoshkave. Keshtu qe pergjithesisht, regjizoret autorialë, me se shumti i kthejne kurrizin rrefimit, per ti dhene me shume rendesi afirmimit formal (dmth per nga forma) te vepres se tyre.
Me ç’kuptoj une, Gomes sigurisht qe e di kete, por çuditerisht refuzon te marre nje ‘qendrim’ te tille, a thua se refuzon te pranoje nje ndarje te tille te kinemase, a thua se refuzon nje “rruge (te tille) pa krye”, refuzon tautologjine e ‘ekzigjences’ dhe te ‘veshtiresise’, a thua se ende beson ne martesen midis sharmit te fabules dhe te kerkimit formalist ne nje veper arti. Biles duket sikur nje gje te tille, Gomes e konsideron VITALE.
Dhe mire ben : Filmi eshte i mrekullueshem e i shkelqyer ! Per shembull : guximi per ta rrefyer pjesen e dyte te filmit me ze “off” (ze komentatori), in fine, nuk ben gje tjeter veçse çliron imazhin (nderkohe qe, normalisht, nje zë off ne nje film, ne te shumten e rasteve e fut imazhin si ne burg), zë ‘off’ qe duket sikur i ben imazhet e peizazheve te vallezojne, po aq sa dhe instalon nje fare flash-back-u në gjysem-distance te kujtimeve (souvenir, souvenir) : parajsa afrikane eshte po aq e larguar sa dhe e afert, me koktejt e saj ne buze te pishines, me gjuetine dhe lojrat e ping-pongut, me ekzotizmin e saj po aq te pacenuar sa dhe te vjeteruar, me personazhet e saj crooner !

E gjitha kjo kthehet ne rezonance te bute : Lisbona dhe Afrika, e sotmja dhe e djeshmja, tamam si kenga “Be my baby” e “the Ronettes”– qe interpretohet ne Mozambikun e vitet ‘60 ! Gjithshka eshte funy, sepse gjithshka qe normalisht duhet te ishte kontradiktore, kthehet ne ‘ngjashmeri’, kthehet në rimë ! Ndofta ketu duhet gjetur dhe arsyeja qe filmi i merr borxh titullin njerit prej filmave me te bukur te historise se kinemase, “Tabu” te Murnau (ne vitin e larget 1931) : innamoramentoja kinofilike do ishte diçka nevrikosese nese nuk do behej fjale per “diçka tjeter” : Gomes merr deri dhe dy nen-titujt e filmit te Murnau, por i kthen bythmbrapsht : parajsa e humbur tashme eshte pjesa e pare e filmit, jeta ne Lisbone. E dyta, ajo ne Afrike, parajse e rigjetur, eshte po aq e humbur, ose me sakte, e rihumbur : Gianluca largohet nga Afrika, po ashtu Aurora : dashuria e tyre nuk i shoqeron më ne ditet e fundit te jetes…

Duket sikur vete Gomes beson tek permbysja e kohes. E kohes njerezore dhe asaj kinematografike. Qe te jep shijen e kerkimit te Parajses, ose me sakte, rigjetjen e nje moshe te Re te arte te formave dhe pasioneve. Dmth nje Parajse te Re per Artin. Diçka te tille duket se ben dhe tailandezi Weerasetakhul, ose filipinasi Raya Martin, nga me te talentuarit e regjizoreve aktuale bashke me portugezin ne fjale. Tek te tre, ka diçka krejt te ndryshme nga perpjekja ne vitet ‘80-90 e regjizoreve te asaj kohe, me se shumti volontariste dhe manieriste : ne kete dekade te dyte te shek te XXI, me se shumti duket se ka nje perpjekje per nje kercim te vertete ne te ‘kaluaren’, ne sensin qe e Shkuara te kthehet ne Emer te Ri te se Resë.

Vezullues dhe… so crooner !

nota : 10.0

 

web-site i filmit: http://adoptfilms.net/tabu

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=HoelUhjVXas

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s