Best movies for 2015


Sipas traditës së fund-vitit, voilà top-10 imi (subjektiv, sigurisht! ) për vitin kinematografik 2015.

Dhe 10 ”pse” në nje fjali te vetme (click link per secilin film):

1. Nje “Varreze Mrekullish” qe nuk eshte gje tjeter veçse “Salla e Kinemase”: Cemetery of Splendour!


 

2.  1001 imazhe nga 1001 sirianë e siriane. Dhe nje regjizor. Dhe Simav: Ujë i argjedtë!

Image result for silvered water syria self-portrait

.


 

3.  Vetem nga poetikja mund te lindë politikja: prova permes 1001 netesh portugeze!

.


4. The visit- “Më horror se horrori dhe njekohesisht aspak horror” pat shkruar me shume te drejte ’squarepusher’. “Kështu e kanë melodramat. Dhe The Visit eshte nje e tille ” – do shtoja une.

.


5. till madness do us part – “Lasciate ogni speranza, voi ch’entrate” – Harroni çdo shprese – shkruante Dantja kur na ftonte te hynim tek “Ferri” i tij. Til the Madness do us partben te njejten ftese.

.


6. Nese regjizoreve hollywoodianë te filmave fantastikë do tu jepej mundesia te shihnin “Vincenti nuk ka luspa”, fshehtesisht do ishin bere te gjithe xhelozë: me kaq pak mjete, pa më te voglin efekt numerik, me nje realizem (vërtetësi më saktë) që te lë pa fjale, Thomas Salvador (i cili luan vete rolin kryesor), realizon nje film poetik (pra: po aq komik, po aq prekes, po aq ‘te çuditshem’ ), gjithe duke mbetur brenda zhanrit… fantastik!

.


7. Kesaj rradhe Moretti nuk eshte më hero kryesor por eshte “në anë të” tij: nje engjell Gabriel qe vigjelon e regjistron çintegrimin e realitetit, gjithe duke qene krijues dhe pjesemarres aktiv i saj.

A domani” Mia Madre!

.


8. Ne vend te shpjegimeve sociologjike apo historike, Rini gjermane mundeson reflektimin e spektatorit nepermjet sedimentimit (dekantimit) te imazheve te kohes duke na rrefyer historine e nje gjenerate te tere qe fajesonte veten te kish lindur “in the wrong place, at the wrong time

.


9. Western futurist, “djallezisht” feminist, qellimisht modern, Mad Max eshte paradoksalisht nje opera Heavy Metal, lirik dhe barok qe ridefinon pa ju dridhur qerpiku kodet kalsike e te vjeteruara te filmave-aksion

furiosa

.


10. Rinia e dyte e Apatow-t nepermjet Amy Schumer, per te kuptuar se monogamia eshte plotesisht e mundur dhe antidoti e ka emrin… dashuri!

images

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s