Aferim! – western rumun me regji te Radu Jude

Radu Jude, njëri prej regjizoreve te “Vales se Re rumune” te shek XXI (më eshte dhene te shikoj filmin e tij te parë fareVajza me e lumtur ne bote“ si dhe te dytin Secili nga anetaret e familjes tone) ka bere nje te te trete, me te cilin edhe ka fituar Ariun e Argjende ne festivalin e filmit ne Berlin ne shkurt te 2015-s .

“Aferim” i vendos ngjarjet ne Vllahine (nje prej provincave rumune) e fillim-shekullit te XIX, gjithe duke aplikuar kodet e filmave te famshem westerne amerikane : krahina ne fjale (e cila asokohe zor se do kete qene fort e ndryshme nga krahinat e banuara me shqiptare) pershfaqet e prapambetur, fetare, mizerabel dhe e ndare midis influences se Rusise dhe Turqise.

Ne qender te “Aferim” eshte nje xhandar (sherif, ne gjuhen western) dhe i biri i tij, njeri me rrote se tjetri, te cilet i bien kryq e terthor Vllahise ne kerkim te nje skllavi cigan (arixhi) qe supozohet te kete guxuar te joshë gruan e beut.

Rrugetimi aventuror i xhandarit eshte rast per te pershfaqur paragjykimet dhe kseonofobine e kohes, perçmimin ndaj grave, fshatareve, turqve, çifuteve, ruseve dhe mbi te gjitha, ndaj ciganeve. Sarkazma dhe humori i zi (i cili i shkon per shtat ne menyre te shkelqyer  bardh-e-zisë se filmit), proverbat reaksionare e konservatore i japin “Aferim”-it notat e nje farse ironike e cila fare mire mund te shikohet si nje aludim per realitetin e sotem te Rumanise (e jo vetem te saj!), si per te na rikujtuar se, “Django“-ja i famshem i Tarantinos  fare mire mund te kish qene rumun, bullgar, francez, kinez.

Biles edhe shqiptar. Dhe mua, per te me rikujtuar per te 1001 here se ky film fare mire mund te ish realizuar nga nje regjizor shqiptar, por menjehere u permenda tek çova ne mend se regjizoret shqiptare kane vendosur te bejne vetem filma me mafiozë ose me gjakmarrje (ose me ish-te burgosur politike – me gjithe respektin qe kam per keta te fundit). 

Aferim!

   

8.0

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=mmTYOY_jQWc

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s