“Fort i dashur muaji gusht” – film portugez nga Miguel Gomes

Perpara disa muajsh, pata shkruar per nje film shume te mire algjerian (INLAND).

Tani : nga filmi i i algjerianit, do te hidhem shkurtazi tek ata te Jean-Marie Straub & Danielle Huillet, apo te Pedro Costes : edhe filmat e ketyre regjizoreve, shikohen nga nje numer shume shume i kufizuar spektatoresh, ne rastet me te mira zor se kalohet numri 4-5 mije spektatorë. Dhe, nese vazhdojme me logjiken e mëlartme, pra me faktin qe problemi nuk eshte tek numri i spektatoreve por ciletjane keta spektatore, gjithe ndryshimi eshte se filmat e Straub & Huillet apo Costes jane plotersisht te justifikueshem : dy te parët, shpesh filmat e tyre i realizojne pasi i vene ne skene ne teatrin amator te Buti-t, nje fshat (qyteze) e vogel ne Itali, e ku aktoret jane fshatarë apo punetore te thjeshte. Pra qofte dhe per syte e ketyre njerezve te thjeshte qe jane bashke-”pronarë” te filmit, utiliteti i filmave te tyre eshte i justifikuar ne menyren me brilante ! Nuk po ndalem tek filmat e Pedro Costes, i cili ka kaluar vite te tera ne periferine me te varfer te Lisbones, Fontainhas, duke filmuar personazhet e tij, gjithashtu amatorë, ne shumicen e rasteve refugjate nga Kepi i Gjelbert te instaluar ne Portugali. Duhet te jete e pa imagjinueshme impakti qe ka patur tek keta qytetare te “kategorise se trete” te shikojne veten ne art (dhe ç’fare arti…!).

Image result for aquele querido mês de agosto

Me te gjitha keto dua te them qe e famshmja ndershmeri artistike, me te gjitha gjasat nuk zbret nga qielli, ajo eshte produkt i nje pune te gjate e te lodhshme te nje regjizori (diçka midis sociologut, antropologut, artistit,… njeriut mbi te gjitha !) me nje komunitet. Ose, ne se do te guxonim te thoshim ate qe shpesh kemi frike ta themi (per shkak te manipulimit ideologjik te shprehjes, per 50 vite ne Shqiperine komunizmes), per keta regjizorë, Arti buron nga populli dhe i takon popullit.

E guximshme per te konfirmuar nje gje te tille (per me teper qe i gjori term “popull” eshte aq i keqperdorur, dhe jo vetem ne Shqiperi…). Por per fatin e mire te syve te nje spektatori, filmi i fundit qe doja te komentoja permes ketij postimi, pra “Aquele Querido Mes de Agosto” (”Shume i shtrenjti muaji Gusht“), si rralle ne kinematografi, e perligj nje mision te tille kaq nobël e delikat : nje krijim poetik e popullor njeherazi !

Po shpjegohem duke “rrefyer” filmin (kuptohet, jo “skenarin”) :

Regjizori, Miguel Gomes (37 vjeçar, ky eshte filmi i tij i dyte), kish vite qe deshironte te realizonte nje film ne rajonin e Arganil-it, zone malore dhe pak e populluar e Portugalise Qendrore, ku ai dikur femijë kish kaluar pushimet e tij verore. Fillon te xhiroje ne formen e nje “dokumentari”, dhe ne krye te nje muaji xhirimesh, konstaton se e ka te pamundur te vazhdoje me tutje, per arsye financiare.
I bindur se do te duhej patjeter te realizonte filmin e tij, regjizori kthehet ne gushtin e e vitit tjeter, ne rajonin ne fjale, me nje kamera te thjeshte 16 mm, pa dhe nje te vetem aktor me vete. Te cilët, kuptohet, fillon e i “rekruton” ne terren !

Midis projektit inicial dhe filmit (qe pashe dje), rreshket gjithe puna pergatitore ne terren e regjizorit, prej nga lind nje film i mrekullueshem ne formen e nje diptiku diskret, ku pjesa e pare “dokumentareske” rreshqet padukshem drejt pjeses se dyte, fiksionit. Festat popullore, fanfara tradicionale, camping-et, proçesionet e Shen Merise neper rruget e fshatit, zjarrfikset, atmosfera baritore… : gjithe kultura popullore portugeze, kthehet ne terren pjellor per filmin (fiksionin).

“Fort i dashur muaji Gusht” zgjat 2 ore e gjysem.
Ky eshte i vetmi “difekt” i filmit : eshte shume i shkurter.
Sinqerisht !
Nuk me ikej nga salla…

Ashtu sikurse do doja te flisja per të, per orë te tera…

TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/v/kzTpMtmbVao

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s