Never-ending filming (“Ditar gushti” – film portugez me regji te Miguel Gomes)

Diários de Otsoga - Cinemas NOS

Midis gushtit dhe shtatorit te vitit 2020, në kushte karantine per shkak te epidemise se Covid-19, Miguel Gomez, më i talentuari (sot per sot) i regjizoreve portugeze, xhiron “Ditar Gushti”: fjala gusht ne portugalisht (AgostO) eshte kthyer mbapsht duke dhene Otsoga. Filmi fillon me diten e fundit te xhirimit te nje filmi (po cilit film?? asnje filmi, ne fakt!) në nje shtepi te stermadhe te braktisur në periferi te Lisbones dhe mbaron me diten e parë te tij. Pra mbrapsht. 20 ditë.

C’fare ndodh ne keto 20 dite? Po ja: nje ftua i kalbur qe fillon e merr jete (doemos, perderisa jemi në kohë mbrapsht! :D); pastrimi i nje pishine; nje qen qe leh. Kesi gjerash. Dhe nje treshe aktoresh. Dhe nje trekendesh sentimental. Ose me sakte, nje trekendesh seksual (siç thote njeri nga personazhet e filmit “jemi ne epoken e epidemisë se ketij timit” 😀 )

“Diarios de Otsoga” nuk ka skenar: asnje progresion drmaturgjik e per rrjedhoje psikologjik nuk ndodh gjate 100 minutave te tij. Po diçka ndodh gjithsesi. Sigurisht qe ndodh, edhe pse jo dramturgjikisht e psikologjikisht.
Në fakt, filmi pershfaq nje mbyllje, nje karantine, por e ben kete duke prodhuar eko, ‘jehonë‘: eko permes fytyrave te aktoreve, te objekteve (nje ftua psh!), dialogjeve (te paket, gjithsesi), nje teksti te Cesare Pavese-s, a thua se bota e kinemase po zgjohet nga koma e rende dhe e imponuar e karantinës se epidemise Covid-19.

Heren e fundit (para 5 vjetesh), Miguel Gomez na kish ofruar nje film gjigandesk prej 7 oresh, trilogjinë Nje mije e nje netë; kesaj rradhe, eshte krejt e kunderta: behet fjale per nje film minimalist, per kroniken e nje karantine te imponuar por, POR qe evokon (permes ekos, ‘jehones’ qe permenda me lart) kinemanë, kinematografine, filmin, xhirimin e nje te tilli (dhe per mua, filmi eshte nje “remake”, nje “eko”, nje “jehone” e “Le Mépris” (Perçmimi) te Godard, jo vetem permes lojes se dritave qe te kujton ate te skenes hapese te filmit te famshem me Brixhid Bardonë lakuriq, por dhe gjithe aspektin e xhirimit te nje filmi tek “Le Mépris”). E megjithate, qofte ai i para 5 vjeteve, qofte ky i tanishmi, edhe pse te ndryshem ne koheshtrirje, kane te perbashket nje gje: deshiren per never-ending filming. Dhe, edhe kesaj here, filmi i rradhes se Gomes i mbetet besnik devizes pazoliniane sipas te ciles, veprat e verteta artistike jane ato qe i largohen qellimshem imitimit te shoqerise; duke mundesuar keshtu lindjen e nje manifesti vetjak poetik.

10.0 !

Trailer:

excerto (siç do thonin portugezet!) :

7 comments

  1. Tashti, kjo pyetja ime eshte pak “qorre”(shume bile) por nejse, si i thone, Stambolli gjehet me te pyetur. Dhe ju mund……E sigurt eshte qe behet fjale per nje film portugez, disa fragmente te te cilit(aq pashe, diku i ftuar) me kane lene mbresa te thella. Nje plak qe verdallosej si delirant e fliste per jeten me nje sens “Sokratik” por pa nje fabul konkrete. Ngjante me nje meditim filozofik apo “bilanc” te jetes, por larg didaktizmit dhe krejt heretik. Keto jane qiqra ne hell por tek pashe nje “portugezomania”, mendova – Oh, e gjeta Stambollin.

    Liked by 1 person

    1. Me kinemane portugeze eshte shume e thjeshte (dhe besoj se e kam gjetur filmin qe kerkon), sepse ai vend nuk prodhon fare (po asnje biles!) film ‘mainstream’, pra ‘per publikun e gjere’. Vetem filma autorialë, pra indipendente.
      Keshtu qe nuk eshte shume veshtire ta gjej filmin qe kerkon.
      Ka 2-3 mundesi :
      Ka shume mundesi te jete nje film i João César Monteiro, njeri nga dy baballaret e kinematografise (vetem indipendente) portugeze. Une i kam pare vetem nga nje here filmat e tij dhe mund ti ngaterroj (sepse ai luan vete në to) por psh mund te jete “A Comédia de Deus” (La comédie de dieu).

      Ose ose “As Bodas de Deus” (Les noces de Dieu).

      Ooooose “Vai E Vem” (Va et vient).

      Perndryshe, mbeten filmat e Manuel De Oliveira-s, por ky ka bere shume, dhe nuk ‘shoh’ se cili mund te kete nje personazh sokratik ne qender te tij. Ato te João César Monteiro, PO.

      Like

Leave a comment