Budallenj të të gjitha vendeve, bashkohuni ! (“Mandibles” – komedi franceze me regji të Quentin Dupieux)

Eshte nje kategori regjizorësh (autorë, të themi) që realizojne pothuaj nga një film në cdo vit (ose një në dy), pra kane nje ritem te tyrin në berjen e filmave. Por, duke qene se te besh film eshte së pari problem ekonomik (produksioni, me gjuhen e kinematografise), i bie qe keta regjizorë të kene gjetur nje mënyre prduksioni, pra nje menyre per te finacuar filmat e tyre me nje ritem stabël qe eshte per tu admiruar.

Në historine e kinemase numeroheshin me gishta te tillet: disa nga më tipikët kane qene amerikani Woody Allen, francezi Eric Rohmer apo portugezi De Oliveira.
Ndersa në ditet tona, mund te permenden si te tille jug-koreani Hong Sang-soo, italiani Nanni Moretti e ndonje tjeter syresh. Jane shume te rrallë.

Keto 3-4 vitet e fundit, bie ne sy qe regjizori francez Quentin Dupieux (ish DJ i famshem “Mister Oizo” !) mund te futet tek kjo kategori (nuk e di menyren e produksionit te filmave te tij, pra nuk di nese ka arritur te krijoje nje “Shtepi Produksioni” te tijen, si jo rralle në raste te tilla) por çdo film i tij i ri, 3-4 te tille në keto 3-4 vitet e fundit, eshte nje surprize e vertete kinematografike, edhe pse ata mbeten gjithmone (aq më mire në fakt !) jo pak margjinalë, në panoramën e kinemase franceze.

“Le daim” (“Deerskin”, filmi i tij i parafundit) figuronte i 15-i në listen time te 2019 (fatkeqsisht nuk e pata komentuar), ndersa filmi i tij i parë, i famshmi cult “Steak”, ishte i pari në listen time të 2007. Nga ç’konstatoj, paskam komentuar “Wrong Cops” (nje nga 3 filmat e trilogjise amerikane te Dupieux, te cilet i realizoi ne vitet 2012-2015, e nga te cilet paskam komentuar edhe “Reality“).

*

Siç paskam thene në nje prej komenteve, “extravagant, crazy, incongruous” jane epitetet qe u shkojne më se shumti filmave te Quentin Dupieux : jemi gjithmone në sferën e absurdit.
Zyrtarisht.
Pra në dukje.

Por ‘problemi’ me filmat e tij eshte se nuk eshte absurditeti qe ka fjalen e fundit.

Marrim “Mandibles” :
Në shikim te parë, dy kaqolë gjejnë nje mizë gjigande në bagazhin e kerrit te tyre të lodhur dhe qe nga ai moment, fillojne te mendojne ta zbusin mizen e te mundin te fitojne “noi lek” me të.

Por per mendimin tim:
nëse “Rrofte komoditeti” i Vincent Macaigne eshte filmi i parë francez i erës Macroniane (Emmanuel Macron, si simbol i epokes aktuale : Pleqeria eshte ardhmëria, e kam titulluar asokohe komentin tim per ate film), pra nëse “Rrofte komoditeti” na lë të kuptojme se marksizmi naiv nuk mund te shpjegojë më shoqerine njerezore te shek XXI (në të cilen anatgonizmat qe luajne rolin e motorit te shoqerise tashmë janë: rentierë vs. punonjes ; te rinj vs. pleq ; nomadë vs. sedentarë), “Mandibles” eshte, dashur-padashur, filmi i parë i erës biopolitike (ose asaj të viruseve) : po te kemi parasysh situaten patetike dhe absurde në te cilen ndodhemi, miza gjigande nuk eshte veçse virusi qe ka zbarkuar midis nesh, pra në mesin e nje shoqerie te mbushur me debilë, ku idiotësia dhe grotesku, pak e nga pak kthehen në normë.

nota: 8.5

TRAILER

One comment

Leave a comment