Pleqëria është ardhmëria («Rroftë komoditeti» -film francez me regji të Vincent Macaigne)

Me perjashtim te titullit (i cili sigurisht qe eshte ironik),  «Rrofte komoditeti» (Pour le réconfort – në frengjisht) nuk eshte per asnje sekonde te vetme film komod. Por dhe aspak ironik (siç eshte titulli i tij), pra aspak në ‘second degree’ (siç jane, per shembull , filmat e Tarantinos – sa per te krijuar nje idé se ç’dua te them).

Regjizor eshte Vincent Macaigne, per te cilin ky eshte filmi i tij i parë si kineast. Sepse Macaigne eshte i njohur mbi te gjitha si aktor: ai ka luajtur ne jo pak filma ekscentrike franceze te ketyre viteve te fundit dhe qe personalisht me kane pelqyer jashte mase (psh «Nje bote pa gra» (2011),  «Beteja e Soferinos» apo «Ligji i xhungles» dhe “Vajza e 14 korrikut”), filma te cilet rrefejne Francen e shekullit te XXI, nje France komplet absurde dhe te çmendur. Per shembull, tek «Ligji i xhungles », ne qender eshte nje stazhier i ri i caktuar nga ‘Ministria e Normes’ (!!) per krijimin e nje stacioni per ski në… Guajanën franceze (në tropik te Amerikes latine!); ndersa  «Vajza e 14 Korrikut» (te cilin per fat te keq nuk kam mundur ta komentoj), rrefen historine e nje grupi te rinjsh te cilet detyrohen te rikthehen ne Paris ne gusht, sepse qeveria ka dekretuar se, per shkak te krizes, puna rifillon ne gusht e jo ne shtator !! Keto filma, pa pretenduar te jene ‘filma tematikë’ (film à thèse), pershkruhen nga ide te forta politike, te distiluara me delikatese nepermjet absurdit.

Aktualisht, Vincent Macaigne (foto) ka nje trupë te veten teatrale me te cilen organizon shfaqje dramash në Paris. Pikerisht, me disa prej ketyre aktoreve ka realizuar edhe kete film qe, ne mendimin tim, eshte nga më shënjuesit e ketij viti. Ndofta jo më ‘i arriri’, por nga më mbreselenesit.
Diamant, por diamant ‘bruto’.

*
Historia e filmit:
Ne qender te tij jane nje vella dhe nje moter, Pascal dhe Pauline, te dy tek te tridhjetat, te cilet, pas disa vitesh udhetimesh e harlisjesh në New York apo Brazil (pasuria qe u kane lene prinderit del e tepron per ta !!), kthehen perkohesisht ne fshatin e vendlindjes (ku ndodhet dhe shtepia-keshtjelle e prinderve zengjinë qe tashme kane vdekur) per te zgjidhur disa probleme fiskale. Aty takojne disa miq te ngushte te femijerise me te cilet jane rritur : Emanuelin (i cili nuk eshte larguar asnjehere nga fshati por ka blere nje truall ne te cilin ka ngritur nje azil pleqsh) dhe Lauren, gruan e tij; si dhe Laurent dhe te dashuren e tij, Jozefinen.
Emanueli eshte i interesuar qe shoku i tij i femijerise ti shesë me nje çmim te arsyeshem nje cope toke nga pronat e pafundme te tij, me qellim zgjerimin e Azilit te Pleqve. Sepse, gjithmone sipas tij, «pleqeria eshte ardhmeria» e Frances.  Filmi rrefen ‘thjesht’ debatet, takimet, perplasjet midis ketyre tridhjetevjeçareve : nje metaforë e Frances aktuale.

*

Per mendimin tim, «Rrofte komoditeti» eshte filmi i parë francez qe trajton ne menyre frontale situaten aktuale te Frances, te cilen mund ta quajme «periudha makroniane»  (Emmanuel Macron si simbol i saj).

Me nje buxhet mikroskopik (regjizorit i jane dashur 4 vite per ta perfunduar e nxjerre ne drite –dmth ne ekranet e kinemase) kete projekt tijin, duhet pranuar që, në shikim te pare, filmi eshte komplet bordelik, histerik, frontal, turbullues etj etj. Por amà, I VERTETE.

C’dua te them ? Dua te them se eshte flagrante dashuria (empatia) e regjizorit per te gjithe personazhet e tij, biles edhe më sakt, per aktorët e tij (ka diçka ‘te cuditshme’ ne kete mes, sepse aktoret te japin pershtypjen se pothuaj luajne rolin e tyre, pra ashtu siç jane edhe ne jete, pra a thua se ndajne po ato opinione politike, sociale e kulturore si dhe në jeten e tyre).

Pra : nje ndarje thellesisht e qarte shenjon filmin e parë fare te Macaigne si regjizor : nga njera ane, Pascal dhe Pauline, femije pasunarësh, moderne,  kozmopolite, por qe gjithsesi, nuk te japin pershtypjen e njerezve te lumtur (biles Pauline, ne nje monolog qe hap filmin (foto majtas), rrefen se sa e trishtë eshte ajo ne thellesi te vetes se saj, dhe pak me vone, ne nje skene tjeter, thote si me te qeshur (shakaja treçereku i te vertetes) se «jeta e saj ka shkuar per lesh»; nga ana tjeter, ish-miqte e tyre te femijerise, ata qe kane ndenjur ne ate fshat te humbur, dhe qe kane krijuar jeten e tyre me perpjekje jo te vogla.

Ne fakt, kemi te bejme me nje model te ri sociologjik, i larguar nga ai (klasiku) i shekullit te XX (punetorë vs. pronarë), nje model i ri qe lejon vizatimin (me sakte, skicimin) e nje forme te re «lufte klasash».  Biles në film mesojme se borgjezet e rinj votojne kryesisht te Majten (në shenje respekti dhe dashurie per rinine e tyre liberale!) ndersa miqt e tyre, ekonomikisht modestë, votojne derrçe djathtas (dhe e reklamojne me ze te larte nje gje te tille !). Biles perplasja midis dy grupeve mund te shihet si ajo midis atyre qe preferojne mobilitetin gjeografik dhe atyre qe preferojne ngulitjen ne nje territor te caktuar (në vendlindje –në rastin konkret). Paradoksalisht, pikerisht tek keta te dytet ndihet edhe nje forme xhelozie ndaj te parëve, edhe pse ata japin me se shumti pershtypjen se fshehin ne vetvete nje forme depresioni, si rrejdhoje e kesaj jete boheme (lotet e Paulines).

E megjithate, keto dy grupe nuk arrijne te pajtohen, edhe pse regjizori nuk pushon se perpjekuri per ti futur ne te njejtin kuader filmik (filmi ka jo rastesisht format katror!), shpesh dy e nga dy, shpesh në grupe me te medha, nganjehere perpiqet ti fuse pothuaj te gjithe bashke. Por ndihet pamundesia per ti futur te gjithe ne te njejtin ‘katror’.

Mizaskene –ja thone emrin.

Sepse krejt ndryshe nga regjizorë aktualë te kinematografise indipendente alla-Haneke (pra ndryshe nga italiani Sorrentino, greku Lanthomos, rusi Zvianguitsev, austriaku Ostlund, francezi Audiard, rumuni Mungiu etj etj), Vincent Macaigne nuk qendron mbi personazhet (regjizori-demiurg), por behet njësh me ta. Sigurisht, dikush mund ta kritikoje regjizorin se nuk jep zgjidhje (regjizoriale, sigurisht !), nuk mban qendrim, nuk pozicionohet me njeren prej paleve. Por fundja, kjo nuk eshte detyre e nje regjizori ! (ka diçka intresante : Macaigne, ne perqasjen e tij regjizoriale, te kujton italianin Nanni Moretti, i cili te jep pershtypjen se eshte gjithmone i torturuar nga dyshimi (ose me sakt, nga Dyshimi – si nocion filozofik), se asnjehere nuk eshte i sigurte kujt “ti jape te drejte” e kujt jo.

Pra : Macaigne nuk ja del te dezinjoje ‘te miret’ dhe ‘te keqinjte’. Sepse nuk e ka si objektiv nje gje te tille. Në vend te kesaj, permes nje regjie tmerresish bruto (montazh më te ‘ashper’ zor se ekziston, por qe prap se prap prodhon sens) dhe aspak te rafinuar, filmi propozon nje Francë te copezuar, nje situate « lufte civile » (shprehje qe degjohet ne film !) ku anatgonizmat luajne rolin e motorit te shoqerise : rentierë vs. punonjes ;  te rinj vs. pleq ;  nomadë vs. sedentarë.

Rrofte komoditeti ! Pleqeria eshte ardhmeria !

9.0

trailer:

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s