As parodi, as pamflet. Po çfarë?

WrongCopsFullposterIFC590rls01a

“Wrong Cops” – film amerikan me regji te francezit Quentin Dupieux


Kush e ka pare komedinë franceze Steak (filmi im i preferuar per 2007-n !) mund te kujtohet se realizues i saj ishte kompozitoro-regjizori Quentin Dupieux, alias “Mister Oizo”, i cili ne 2010 realizoi edhe Rubber, filmin e cuditshem te xhiruar teresisht me nje aparat fotografik (dhe ne te cilin personazhi kryesor ishte nje rrote makine). Qe prej atij filmi, Dupieux jeton e punon ne USA dhe “Wrong Cops” eshte i teri amerikan, me aktore amerikane si Mark Burnham, Stive Little. E deri edhe Marilyn Manson luan ne te!

Film i thjeshte ku s’ka te shkoje, “Wrong Cops” nuk eshte parodi, edhe pse e ka aftesine per te bere te qeshesh (gjithe duke mos kerkuar detyrimisht te qeshesh ‘ne menyre inteligjente‘ !) por nuk eshte as pamflet (edhe pse e ka mprehtesine e pamfletit). Ne thelb, filmi tregon historite e nje tufe policesh budallenj dhe kaq. Por me nje perjashtim te “vogel” : narratori (qe i bie te jete regjizori, meqe eshte dhe skenarist i filmit te tij) per asnje moment nuk i genjen mendja se eshte më ‘i zgjuar‘ se ata, pra se policët. Dhe kete gje ai e ben, one more time, permes mizaskenes (regjise) se tij.

C’eshte e ‘çuditshme’ eshte se ne shikim te pare, skenat e filmit nuk kane ndonje vlere kushedi se sa me te madhe se skeçet, te themi, te “Portokallisë” nderkohe qe personazhet jane thjesht tip ‘bad cops’, arketipe te sternjohura policesh ne filmat e Hollywoodit. E megjithate, filmi te ngjit ne retinen e syut, duke e tejkaluar 1000 here stadin e skeçit!
Ku qendron sekreti ?

Nuk po e them. Sekush qe do kete mundesi te shohe filmin, le ta kuptoje si dhe sa te mundet.


8.3

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=_0b5y4lGunk

 

(vijon ne faqen 2)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s