“STEAK” – film francez nga Quentin Dupieux


Image result

Filmi i pare nga ky regjizor i ri, i njohur ndryshe edhe si Mister Oizo si muzikant i muzikes elektro dhe video).

Ka nje problem me kete film : ne qender te tij jane dy nga humoristet më popullore aktuale franceze, Eric & Ramzy, dhe ne aparence, i bie qe filmi te jete nje komedi mediokre, per te mos thene zero me xhufke. Por eshte krejt e kunderta : Ky nuk eshte film i Eric & Ramzy-ut, por film me eric & ramzy: Filmi eshte i regjizorit dhe jo i dy aktoreve kryesore.

STEAK eshte nje film super inteligjent, me nje humor pothuaj te zi. Më ne fund nje komedi e shfaqur per publikun e gjere, po ku pothuaj askush nuk qesh. Sepse mileti ka marre zakonin e keq te qeshe me batuta gjoja homoristike (qe jane kryesisht debilizuese per trurin e njeriut  ) dhe majmunllëqe te kesaj natyre. Gjysma e spektaoreve ne sallen ku pashe filmin dolen nga salla gjate filmit. Nje shenje e mire qe konfirmonte se e kishin te veshtire te kuptonin sensin e filmit dhe nuk dilnin dot nga cliché-te qe i kane ne koke, persa i perket komedive.

Steak eshte krejt e kunderta dhe mua me beri më teper se me qesh.

Ngjarjet zvillohen veçse 10 vjet nga dita e sotme, dmth ne vitin 2017. Shoqeria krejt e Star-Akademy-zuar, te pish duhan eshte nje herezi, gjithe dynjaja ben kirurgji estetike dhe alkoli eshte zevendesuar nga nje lloj pije me baze qumeshti. Sterilizim total i shoqerive perendimore.

Nga ana tjeter, filmi eshte tejet kinefilik, fotoja e filmit, e persosur. pak plane, por te gjithe plane nga me te bukurit qe kam pare keto vitet e fundit.

Komedi e shkelqyeshme !! Pa dyshim, me e mira qe kam pare keto dy tre vitet e fundit por dhe nga 10 filmat me te mire qe kam pare deri me tash!)

.


 Korrik 4, 2007
 autori:
Citim Postuar më parë nga peoples
Por njerezit qe shkojne te shohin filmin bien ne kurth sepse filmi nuk ben per te qeshur.Atehere çfare bejne E&R aty?Gjithe reklama e filmit eshte bere ne baze te dy aktoreve,por veshtrimi i holle i regjizorit e anashkalon kete problem mesa duket,gje qe ne rrjedhen e ngjarjeve filmi ngec.Historia nuk del siper dy aktoreve,ajo qendron poshte tyre dhe ndihmon ato qe te luajne nje rol qe behet i bezdishem ne shume raste..

jam dakort me kete konstatim; e mendova dhe une ne fund te filmit. Por, a nuk eshte kjo (pra, punesimi i yjeve ne kinema) nje nga problemet më te mprehta te kinematografise se stme? edhe une mendova kete gjë ne fund te filmit: Po pse i ka futur ne film keta dy karafila ?? (biles diku rastesisht lexova se kostoja e filmit qenkesh 5 miljon euro).

Por qe te marr nje pergjigje taman, dua qe te me shpjegojne se pse Terrence Malick puneson Collin Farellin tek “The New World“, apo apo dhe me larg, pse Godard punesonte Brigitte Bardo-ne tek “Le mepris”

Nuk dua te bej asnje paralelizem midis ketyre emrave, por proçedura eshte e njejte apo jo ??

Nga ana tjeter, mua mu duk se Eric & Ramzy nuk e ekzagjerojne, jane goxha te permbajtur (ne krahasim te pakten me imazhin qe kane). Edhe une e pata disi te veshtire ti “kaperdija” si aktorë, por kam pershtypjen se me pak “mundim”, sikur ja arrita disi qellimit, meqe me pelqeu menyra gati naive e egzistences se filmit, forma e tij e “pa kodifikueshme”. Sinqerisht, mua me duket se konstatova “un vrai regard de cinéaste”, edhe pse ky eshte filmi i tij i pare, ë ?

.


Korrik 5, 2007
autori:
Citim Postuar më parë nga korcar
Per mua eshte nje parodi, e lezetshme PAK (qesha disa here), e MERZITSHME shume (por problemi nuk qendron ne merzitshmeria). Film qe mundohet te flase per disa gjera (politike sa s’ka ku te veje) qe jane lene disi menjane nga kinemaja serioze kontemporane (pa dashur ta pergjithesoj, le te themi nga nje pjese e madhe e kinemase “serioze”), le ta quajme keshtu, por ja qe nuk ja arrin hiç qellimit .

jam kuroiz te di nese ke mundesi te me citosh ndonje komedi te viteve te fundit qe te ka pelqyer; sepse, personalsiht, e kam te veshtire te citoj (ja po me kujtohet OSS 117 dhe ndonje tjeter, por mund ti numeroj me gishtat e vetem njeres dore…)

Dhe nese ne se problemi nuk qendron tek merzitshmeria, ku qendron atehere ? Kam pershtypjen se komedite jane zhaner i veshtire, dhe mund te kritikohen kollaj; pikerisht, fakti qe nuk ishte “film à gag” me pelqeu. Dhe qe nuk merrte persiper “te na shkrinte se qeshuri” (et pourtant, j’ai ris )

.


Korrik 10, 2007

autori: 

Citim Postuar më parë nga korcar
“The Queen”, Stephen Frears

The Queen” eshte parodi.
STEAK” nuk eshte parodi, por komedi… fantastiko-shkencore 

.

Related image

Image result for steak quentin dupieux pics

 

 

Advertisements

2 comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s