“Old” ose: fillimi i Shyamalan 2.0 ?

Ka bere nje film te ri Mister Night Shyamalan. Ai i «The Sixth Sens», i «The Village», i «Unbreakable» apo «Split» (martesa e ketyre dy te fundit pat dhene «Glass», filmin e tij te parafundit (i cili ishte në nje far’ menyre edhe konfirmimi i nje shterje te sistemit Shyamalanian).

Gjithe kleçka qendron tek fjala ‘sistem’ sepse në Hollywood, kur behet fjale per nje regjizor, nuk eshte pak te flasesh per nje gje te tille: pakkush ja arrin te krijoje nje sistem te tijin nëHollywood, thjesht sepse sistemi i produksionit eshte shume e shume here më determinues e më me pushtet se ai krijuesit (regjizorit) : vitet ‘70, hera e fundit kur regjizoret amerikane rimoren nje far’ pushteti në Hollywood jane tashme fort larg, dhe me se shumti perbejne nje kujtim te bukur, por te larget.

Une nuk e di se si Night Shyamalan ka mundur ti bindë producentet per filmin e tij te ri, por në zanafillen e «Old» qendron ngajrja e meposhtme : në diten e festes se baballareve, vajzat e regjizorit i ofruan të atit nje roman-grafik francez te titulluar «Një keshtjellë prej rëre» te shkrimtari francez Pierre-Oscar Lévy me grafist Frederik Peeters. Shyamalan, mbi ate roman, krijoi filmin e tij qe eshte, per nga zhanri, nje thriller fantastik me nota horrori. Por dhe humori.



Historia e filmit : Me pushime në nje vend tropikal, nje familje amerikane ben nje eksursion per disa orë në nje ishull te izoluar ku zbulon jo pak e tmerruar qe plakja e tyre pershpejtohet aq shume sa ata plaken brenda 24 oreve per sa do plakeshin per… 40 vjet !

*

Në shikim te parë, Shyamalan i eshte kthyer dashurise se tij te parë, pra fantastikes, permes nje filmi ‘no exit’ (ose: behind closed doors) ku po ashtu kemi te bejme me temen e vizitës, vizitorit (gje qe e kam shpjeguar tashme ketu), temë qendrore ne filmat e regjizorit.

«Old» fillon me nje skene (mberritja e familjes ne hotel) nuk ka ku te shkoje më Shyamalaniane : fluiditet i paparë permes alternimit te fokaleve te kamerës, lojë vizuale reflektimesh, storyboard magjistral.

Pastaj, i gjithe aksioni zhvillohet në nje gji plazhi te virgjer, dhe kalojme nga parajsa në ferr : 40 vite jetë zgjasin 24 ore reale. Dmth 2 ore kinematografike. Nga ky princip, regjizori ngré nje rrefim midis horrorit dhe humorit, shpesh pasionant (diçka midis ”El ángel exterminador” te Bunuelit, dhe  filmave te dikurshem te regjizorit, sidomos «The happenning») e nganjehere më pak.
Por problemi kryesor më duket vjen nga fundi i tij. Per here te pare, mu duk se Shyamalan heziton se si ta mbylle filmin e tij. Megjithate, per nje regjizor qe mbahet si i ‘sprovuar’(pra gati tangerlliks në gjestin etij artistik), nje konstatim i tille eshte pothuaj pozitiv : perkunder titullit (Old = Plakje), filmi mund te shihet edhe si nje sprovë e tij per nje kurë rinimi kinematografik, pak a shume sikurse e kisha parandjerë tek kritika e «Glass», filmit te tij te parafundit (Fundi i Shyamalan 1.0 ?– gjithe duke vënë nje pikepyetje në fund te titullit te review-së).

Që i bie : po, regjizori duket se tashme ka mbyllur nje kapitull te krijimtarise se tij. Nëse «Old» eshte nje sprovë jo fort ‘e plotësuar’, jo fort ‘e plotë’, aq më mire : kryesorja eshte qe ajo te inagurojë nje etape te re artistike, ngritur mbi guximin, mbi sproven (rrenja e te ciles eshte fjala provë, provoj, guxoj).

8.0

trailer :

One comment

Leave a comment