“The visit” – film amerikan me regji te M. Night Shyamalan

 

Qe prej Lady in the Water ne 2006 (suksesi i fundit i regjizorit te “The Sixth Sense” ), ne keto 10 vitet e tjera, Mister Shyamalan ka kaluar nga nje deshtim komercial ne tjetrin.

Eshte tjeter pune qe mua personalisht gjithmone me kane pelqyer punet e tij : njerin më shume e tjetrin me pak, filmat e tij kurre nuk me kane lene indiferent. Por si duket kupa e kompanive te medha te Hollywoodit u mbush (ose me sakt, u zbraz), prej nga dhe refuzimi i tyre per ti kene besuar (financiarisht) regjizorit ne fjale ndonje projekt te ri blockbusterian.

Keshtu qe Shyamalan kesaj rradhe ka qene i detyruar ti drejtohej nje kompanie fare te vogel producentesh per te realizuar filmin e rradhes me vetem 5 miljon $ (i fundit i tij kushtonte 130 miljon – sa per te krijuar nje idé), duke ju kthyer keshtu edhe motivit te tij te preferuar permes te cilit edhe shkelqen: atij te ankthit (The Six Sense, Unbreakable, Signs, The Village).

Dhe kesaj rradhe ka realizuar nje KRYEVEPER “te vogel” !

***

Pricipi mbi te cilin ngrihet “THE VISIT” quhet found footage‘, pra kamera-subjektive : njeri prej personazheve te filmit (ne kete rast, nje vajze e vogel dhe vellai i saj edhe me i vogel) supozohet se filmojne ngjarjen, dhe ne shikojme ate qe (gjoja) ata filmojne. Kete dispozitiv (process) nuk e ka shpikur Shyamalan por filmi “Blair Witch project” ne 1999 : qe prej asaj kohe, te mbeshtetur ne nje princip te tille ka patur qofte filma vertet te shkeqyer (si “Cloverfield“, Project X” ose “Redacted” ) qofte plera pa piken e vleres (si Paranormal Activity ). Keshtu qe Shyamalan nuk ka ndonje merite ne kete mes. Meritat qendrojne gjetiu.

***

Historia e filmit nuk ka ku te shkoje me e thjeshte : nje grua e divorcuar tek te 40-at u propozon 2 femijeve te saj te shkojne te kalojne nje jave pushime ne Pensilvani, ne fermen e gjysherve te tyre, me te cilet vete e ema eshte ndare shume keq (kur eshte martuar) dhe nuk i ka ripare më qe prej 15 vjetesh. Keshtu qe dhe vete femijet nuk i kane pare kurre ndonjehere me pare gjysherit e tyre. Por kur mberrijne ne fermen e fshatit ne fjale, konsatojne se dy pleqt… nuk jane fort ne rregull nga trute

Po ta mendosh mire, filmografia e Shyamalan shpesh ka patur ne qender te saj vizitën, pra qofte vizitorët, qofte ‘te vizituarit’ : djalin e vogel te “The Sixth Sense” e vizitonte perdite nje fantazem;  rojes se pallatit te “Lady in the water” i prishi monotonine e perditshme nje nimfë uji qe doli nga vrima e pishines; familja fshatare tek “Signs” dallonte prezencen kercenuese dhe misterioze te disa vizitoreve te çuditshem qe silleshin verdalle fushave te tyre me miser. E le pastaj tmerri  qe shkaktonin “those-we-do-not-speak-of” tek “The Village”

Edhe kesaj rradhe behet fjale per “NJE VIZITË”, eshte e njejta gje, vetem se fale principit te kameres-subjektive, jane permbysur rolet : irracionalja, terrori, ankthi dhe frika duhen kerkuar tek ‘të vizituarit’ (dhe jo më si me pare, tek vizitorët), duhen kerkuar tek ‘mosha e trete’ (tek pjesa me e perkedhelur e shoqerive te sotme perendimore, tek ajo qe enderron rinine e perjetshme). Pse ? Sepse tmerri absolut sot eshte pikerisht fundi i pafundem psikologjik ne fund te jetes, rrenimi trupor (fizik), dementia mendore qe kthehet ne deshire masakruese.
E megjithate, “The visit” nuk eshte per asnje sekonde moralizator: gjithe duke futur friken, filmi te ben me qesh : Shyamalan u ve dinamitin konvencioneve debile te “kameres subjektive” duke i mundesuar spektatorit, para se gjithash, te reflektoje mbi fuqine e imazhit (si i tha e motra te vellait qe donte te vinte nje kamera te fshehte ne sallen e ngrenies, per te filmuar gjyshen kur ngrihej naten ? “ah jo, nuk mund te besh nje plan filmik nese personi qe deshiron te filmosh nuk eshte prezent; perndryshe biem ne qorrsokakun e ‘Reality TV’ (big brother) “.

Po mire, po cili eshte sekreti i nje arritjeje te tille ?? Ai e ka emrin thjesht “meez on scene” (me theks amerikan – dhe ata qe e kane pare filmin, me kuptojne!)


9.5 

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=YfQnRjkuvaY

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s