Gjenial! (“Jeannette, fëmijëria e Zhan D’Arkës” – film francez me regji të Bruno Dumont)


jeaneette.jpg

Si rralle ndonjehere ne kete blog (më sakte, kjo eshte hera e pare fare!), në vend te nje review-je per nje film te ri të parë ne kinema, po ulem te perkthej editorialin e « Cahiers du cinéma » (Fletoreve te kinemase – revistes serioze te permujashme franceze) te muajit shtator 2017, i cili i kushtohej si rralle ndonjehere nje filmi te vetem: filmit «Jeannette – fëmijeria e Zhan D’Arkës » te regjizorit francez Bruno Dumont. Arsyeja e perkthimit te nje teksti te tille eshte fare e thjeshte : mendoj se per filmin ne fjale (i cili figuron ne top-10 te filmave te mi te preferuar te 2017-es dhe qe eshte realisht nje meteor kinematografik qe vjen nje here ne 10 vjete), nuk mund te shkruaja më ‘mire’, më ‘sakte’ se ky editorial.

Pra:
Editoriali i Vincent Delorme, kryeredaktorit te «Fletoret e Kinemase », shtator 2017 :

GJENIAL!

Per fat, ja qe ka edhe disa momente qe na lumturojne në epoken e sotme. Per shembull, fakti qe pas 25 vjetesh te arrijme te shikojme vazhdimin e “Twin Peaks”, serise se famshme televizive te David Lynch. Ose, fakti i te qenit deshmitarë te metamorfozes fantastike te regjizorit francez Bruno Dumont i cili, duke filluar nga filmi i tij «P’tit Quinquin » në 2014-n, ka kapur apoteozen (provizore ??) te artit te tij me « Jeannette ».

Perpara veprave te tilla kaq te guximshme, spektakolare, te kompletuara e ‘turbulluese’ vetem nje fjale na vjen ne mendje: fjala GJENIAL. Eshte nje fjale qe e perdorim rralle ne kete reviste: e perdorim kryesisht per “perbindeshat” e shenjte te kienamse si psh per regjizorët Orson Welles apo Jean-Luc Godard.
Por kur nje fjale e tille te na vjen ne mendje, nuk duhet hezituar në perdorimin e saj : gjeniale!

Po çfare eshte nje veper gjeniale?
Cdo superlativë ka kuptimin e saj: fjala apo shprehja qe na vjen menjehere instinktivisht ne mendje në fund fare te shikimit te nje filmi te ri ka shume rendesi! Fjala i mrekullueshem eshte fjale tronditese por nderkohe dhe  qetesuese; fjala kryeveper nenkupton nje film te shkelqyer, ndersa fjala madheshtor i shkon nje filmi qe na lë pa fjale, qe na mek.
Fjala gjenial, perkundrazi, nenkupton shperthim : gjenialiteti i nje vepre krijon eksitim fizik, por gjithe duke na lene nje buzeqeshje ne qoshken e buzeve. Per shembull, Simfonia e pestë e Bethovenit eshte po aq ‘tronditese’ sa dhe ‘festive’: madheshtia e saj na ben te ngazellehemi : edhe pa shkuar ende tek Simfonia e 9-te, e pesta eshte déjà nje himn i gezueshem!

Ky reaksion vjen prej faktit se gjenialiteti i nje vepre i tejkalon parashikimet dhe pritjet e spektatorit. Gjenialiteti ka te beje me kontradiktat, bashkekzistenca e te cilave, ne dukje, eshte gjë e pamundur. Gjenialiteti eshte shperthimi i logjikes; gjenialiteti i lejon te gjitha sepse gjithçka duket e mundur dhe e nevojshme! Ai i tejkalon kontradikat, kalon mbi trupin e tyre, permes nje finese dhe lakueshmerie çarmatosese. Gjenialiteti ruan ‘mendjelehtesine’ e gjeniut, gjithe duke supozuar jo pak humor. Per shembull, tek filmi ne fjale i Bruno Dumont, montazhi eshte nje perzierje midis poetikës së Charles Péguy, emisionit televiziv « The Voice » dhe muzikes tekno ‘hard-core’! A eshte e mundur nje gje e tille? Po! Plotesisht! Sepse gjenialiteti supozon metamorfozen : artisti arrin te kaloje ne nje nivel me te larte nga ai qe ka arritur deri ne ate moment. Per shembull : «Idioti» i Dostojevskit, roman delirant e turbulles,  eshte gjenial, dhe eshte shkruar pas kryevepres «Krimi dhe ndeshkimi ». Ose David Lynch me sezonin e fundit te «Twin Peaks» (gjenial!), arrin te tejkaloje te gjitha parashikimet dhe pritshmerite tona te derimetanishme.

Gjeniu nuk ka frike se mos i bjere reputacioni. Nuk ka frike as nga kontradiktat. David Lynch xhiroi serine e tij te fundit televizive 18 oreshe pergjate 3 vjeteve. Bruno Dumont po ashtu xhiron çdo verë, vit per vit. Siç thote dhe ne nje interviste te tij : «ka diçka prej frenetikeje ne kete mes». Askush ,nuk lind gjeni. Gjeni behesh.

Por ndofta gjenialiteti mund te zgjase vetem perkohshmerisht! Gjeniu na lumturon sepse te shikosh se si nje njeri arrin te gjeje dhe ta shprehe fuqine e tij artistike, eshte fitore per te gjithe, eshte fitore per njerezimin. Gjenialiteti eshte ‘semundje’ ngjitese, ai na ben edhe ne te tjereve më të forte, me entuziaste. Hitchcock-u ishte déjà Mjeshter, por kur realizoi “Vertigo”-n dhe “Psikozen”, ai revolucionarizoi kinemtografine! Dhe me kete rast, i gjithe arti kinematografik mori fuqi, u be më i forte. Dhe kur gjenialiteti eshte veper kolektive (per shembull “La Nouvelle vague” – Vala e Re kinematografike franceze e viteve ’60), behet fjale per nje dallgë baticë te vertete!

A eshte ende bota e sotme e afte te degjoje (ndjeje) gjenialen, gjeniun? Shpesh bota e sotme shihet e reduktuar në cilesi te tilla si zgjuarsia, strategjia, etj etj. Gjeniu eshte krejt e kunderta! Artisti i vertete, per nga natyra, eshte vetmohues: ai kurre nuk imponohet me vulën e deshmitarit te epokes, por eshte epoka e sotme ajo qe eshte dyshuese ndaj gjeniut poetik. ne raste te tilla, zakonisht thuhet se ai eshte ‘i paklasifikueshem’, ‘origjinal’, ‘unik’, ‘bizarre’, ‘i çuditshem’ (sikurse deshmon edhe pritja e ndrojtur nga kritika anglo-saksone e “Jeannette”-s ne festivalin e filmit ne Kanë në 2017-n). Në kete menyre, gjeniu tretet midis satisfaksionit te pergjithshem per filmat ne pergjithesi (“jo keq ky festival filmi”) dhe nga ana tjeter nostalgjia per te kaluaren (“filma te medhenj beheshin dikur! Sot jo”)

ne foto: regjizori Bruno Dumont dhe 2 “Zhanetat” e tij
17456159

Lind pyetja: gjeniu, a eshte i destinuar te mbese vetmitar? Po te shohim ngazellimin dhe jehonen e sezonit te fundit te serise televizive amerikane “Twin peaks” si dhe suksesin televiziv francez te “P’tit Quinquin”, them se jo! Fundja, nje pjese e mire e kinematografise aktuale franceze po riorganizohet rreth tentatives se jashtezakonshme te Bruno Dumont: filmat e tij kristalizojne ne menyre te shkelqyer ekscentrizmin, fenomen kardinal per kinemane franceze! Po ashtu, te gjitha serialet televizive do te duhet te ‘infektohen’ nga epopeja e fundit e David Lynchit. Pra gjeniu, gjenialja, nuk ka pse te rrije i(e) izoluar, vetmitare.

Sa më pushtet te fitoje normalja (banalja), aq me shume shperthejne perjashtimet. Në mes te kesaj gjullurdie, e kemi per detyre te ndalim, te veshtrojme, te habitemi. Fundja kjo eshte dhe arsyeja pse shohim filma: per te parë se si hapen portat drejt… te panjohures!

Origjinali i ketij editoriali gjendet ne kete adrese: https://www.cahiersducinema.com/produit/edito-n736-genial/

ps: perkthimi i tij eshte nje dedikim modest per ‘korriku’-n, qe i ka aq per zemer filmat e Bruno Dumont

TRAILER i “Jeannette, femijeria e Zhan D’Arkes” :

4 comments

  1. Kam nja dy-tre dite qe e kam lexuar. Me ka “ngacmuar”, por dicka nuk…..por dhe hezitoj. E para, eshte ajo klasikja, “E kush je ti mor aman, qe thartohesh me Fellinin”. Pastaj, adhurimi juaj per « Cahiers du cinéma » dhe beteja eshte e humbur. Nejse. Aq me mire bile. Filmin se kam pare, por tema eshte tek Vincent Delorme-ja. Jam subjektiv(se mos ka tjeter) por proza e tij me duket patetike. Me duket me fine, ajo e “perbindeshit” Orson Welles, qe “kinemaja(e tij) eshte 2% art dhe 98% bullshit”. Dhe ne ka dicka te mire – shton – “eshte bere gabimisht”. Mos marrja seriozisht e vetvetes, eshte mencuri e lindur, do te thoja. Sa per gjenialitetin, se di. Pastaj, “semurem” me ate parade yjesh. Ka nje banalitet te madheshtise e gjitha kjo. Ne fund te fundit, nje film eshte dreqi ta haje. Me kujton Sam Peckinpah-un qe shurronte c’kishte xhiruar te djeshmen. Ku e gjeti dhe “Idioti”-n Fedkes, vepra me e dobet(por personazhi me i arrire) e tij. Shume intelektuale, jane te paafte te thone gjera te thjeshta ne menyre te thjeshte. Kaq.

    Liked by 1 person

    1. Problemi ne fakt, nuk eshte pse Delorme e quan gjenial ate film, por qe vazhdon te mbroje (si dhe Cahiers) «France», filmin e rradhes se Dumont, nen peshen e ‘gjenialitetit’ tashme te ‘akizicionuar’ nga regjizori në fjale

      Like

Leave a comment