Loçka ime!

“Ma Loute” – film francez me regji te Bruno Dumont

Shume shume seriozi Bruno Dumont ka kthyer tashme pllaken dhe ka filluar te beje humor ne filmat e tij: “P’tit Quinquin” ishte lajmeruesi i nje ndryshimi te tille, “Ma Loute” (Loçka ime) eshte konfirmimi: film burlesk par excellence, regjizori konkuron kete vit per Palmen e Arte ne festivalin e filmit në Kanë, pas dy trofesh (2 Grand Prix) tashme te fituara atje.

Ma Loute (Loçka ime) i zhvillon ngjarjet ne fillim te shek. XX ne veri te Frances, nê gjirin oqeanik te “Slack Bay” (i cili i jep edhe titullin filmit ne gjuhen angleze). Dy grupe shoqerore vihen perballe njeri-tjetrit: nga njera anë Van Peteghem-ët, familje borgjezo-incestuale e dekadente dhe nga ana tjeter, nje familje e varfer peshkataro-kanibale, djali i te ciles (te cilin pikerisht te afermit e therrasin Loçka-ime = Ma Loute) bie ne dashuri me vajzen e Van Peterghem-ëve.

Rolin e borgjezëve e luajne tërësisht aktorë profesionistë ose më saktë, e luan ajka (borgjezia) e aktorëve aktualë francezë (Rrastësi?). Ate të familjes se peshkatareve e luajnë teresisht aktorë amatorë (prap rastësi?). Midis ketyre dy grupeve shoqerore, qendron i trashi Machin, komisar policie dhe ndihmesi i tij (i holli Malfoy), te cilet inspektojne disa zhdukje te herpashershme personash qe ndodhin ne zonen ne fjale.
*

Film-monstër (nuk thashe monstruoz!), “Loçka ime“ në fillim befason: veshtiresia per tu futur në të (edhe pse tashme i kisha parë të 8 filmat e meparshem te Bruno Dumont) qendron tek “martesa” midis mizaskenes aspak ledhatuese te filmit dhe deshires komike (burleske) te gjesteve. Gjithsesi, me kalimin e minutave te para filmi funksionon, pra ndjehet dialektika e brendshme midis lirizmit nga njera ane dhe tonalitetit burlesk nga ana tjeter, e gjitha kjo permes nje procesi autodestruktiv qe ka per emerues te perbashkët humorin.

 

Pikerisht, nepermjet kesaj loje tonesh, filmi arrin të intrigojë, duke na kujtuar portretet e piktorit te rrymës naive Henri Rousseau, portrete (ne shikim te parë) te lemuara e plot ngjyra te ndezura por të cilët, falë mosperputhjes (ne dukje) me trashesine e trajtave dhe tipareve, intrigojne progresivisht mendjen e shikuesit.
E njejta ndjesi me filmin ne fjalë!

 

 

*

Ky quhet ekscentrizem, por ekscentrizmi nuk i ben aspak keq kinematografise (mbi 90% e filmave te sotem vuajne nga nje akademizem ulëritës! ). Për fat, pjesa më e mirë e kinematografise se sotme franceze guxon të jete ekscentrike (Steak i Quentin Dupieux, Vincenti nuk ka luspa i Thomas Salvator, Kulla e kontrollit te trafikut ajror i Eric Judor  apo Merde i Leos Carax  -per te permendur vetem disa syresh te viteve te fundit): filma qe guxojne te jenë “te ekzagjeruar”, “absurdë”, “irreverencialë”, “monstra”.

Ndofta kjo nuk eshte rastesi: shpirti i artistit francez jo rralle ka qene ekscentrik (në letersi: nga Rabëleja (Rabelais) tek Alfred Jarry; në muzike: nga Erik Satie tek Gainsbourg), te gjithe artistë “ekstravagantë” romatikë te pakorigjueshem. Por dhe në kinematografi: Jacques Tati, Jacques Demy, Jacques Rozier.., lista do ish e gjate.
Sigurisht, jo çdo regjizor i madh ka qene detyrimisht ekscentrik (sikurse jo e gjithe vepra e nje regjizori ekscentrik ka qene e tille: ajo e Godard-it, psh). Ne kinematografine franceze ekscentrizmi shpesh ka ardhur nga jashtë (Buñuel, Ruiz, Ferreri) ose si influence nga fusha te tjera (psh nga aktrimi ose teatri: mund te kujtojme FEKS, Fabriken e Aktorve Ekscentrikë Rusë te viteve ‘20). Eshte e natyrshme nje diçka e tille sepse ekscentrizmi eshte hapje ndaj “te huajës” : ne nje botë te populluar gjithe e me teper nga njerez-robotë, jane ekscentrikët ata qe ç’rregullojne makinën e vajisur te Shoqerise se Konsumit; ne nje bote depresivesh, ata jane public health.
Por fundja, edhe artikulli me i bukur qe Arber Zaimi ka shkruar ndonjehere deri me sot ka qene: Manifesti i Ekscentrikut.

Keshtu qe: vive l’excentrisme!
Rrofte “Loçka ime”!

 

8.8

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=4lU1dR9X9VY

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s