“The 15:17 to Paris” – nga Clint Eastwood dhe Top-15 Eastwood

Image result for the 15:17 to paris movie

 

Shkurt 8, 2018

STALKER

“The 15:17 to Paris”
Treni Bruksel-Paris; ushtaret amerikane luajne vete rolin e tyre (The film stars Stone, Sadler and Skarlatos as themselves)
Lind pyetja: meqe terroristi eshte gjalle (ne burg), pse mos luante dhe ai rolin e vet? 😀 😀

Ndalova tek terroristi sepse edhe shumicen e personazheve te tjere dytesore, i ka gjetur (psh, ambulacierët etj). Vetem terroristin nuk ka futur ne rol 😀

…..
Ishte ironi nga ana ime; ishte per te theksuar GAFEN e paparë te Eastwood (dhe producenteve qe kane mbeshtetur nje sipermarrje te tille imorale dhe naive!). Por filmi eshte nje shembull tipik qe konfirmon se, edhe nje artist (regjizor, ne rastin konkret) i talentuar dhe plot cilesi te padiskutueshme njerezore, thyen rendshem dhembet (filmi thuhet se eshte nje tmerr i pakaperdishem!!) kur angazhohet te misheroje bindjet e tij te politizuara (Eastwood perdor ushtaret e vertete në rolet e tyre per te himnizuar madheshtine e Armates Amerikane – per kete mjafton te shohesh Trailer-in e filmit). Ndaj dhe thash : kur qenka keshtu, pse mos marrim edhe terroristin per te luajtur rolin e tij në film ?

Triste… , très très triste.

 

Citim duket interesant si ekperiment dmth rikrijimi i nje ngjarjeje traumatike. te shohim si do perkthehet ne film.

Aq ‘interesant’ eshte eksperimenti sa nje prej tre ushtareve, mori aq superxhiro (pra aq shume ju duk vetja super-hero nga historia e trenit) sa hengri ca thika për shkak sherresh për pune pjeshkash. Dhe Eastwood vazhdoi heroizimin me mjete të tjera (rikrijimi i ngjarjes me të njejtet personazhe) 😀 😀

https://en.m.wikipedia.org/wiki/Stabbing_of_Spencer_Stone

 

Shkurt 12, 2017

STALKER
Sapo dola nga filmi (Eastwood-it ja kam bere gjithmone qokën).
Film tmerresisht i panevojshem dhe pothuaj pa asnje ide (ide kinematografike jo e jo). Ose me nje idé te vetme: vajzat europiane jane kurva
Seriozisht !
45% e 90 minutave te filmit eshte fëmijëria dhe rinia e 3 çunave: asnje interes dhe e nje merzie per të dale nga salla e kinemase; pastaj, 45% eshte turizmi i çunave ne Itali, Gjermani dhe Hollande («National Geografic » i ha munë asaj pjese: 30 minuta cliché turistike) dhe 10% ne fund eshte skena e trenit (skene e mire, po dreqi e mori, mos ish e mire dhe ajo, ç’ngeli ).

Filmi eshte pritur keq ne France. Salla ishte pothuaj bosh (edhe pse kinema nga ato me kokoshka). Besoj se pakkush ka deshire te shohe nje film qe rinderton nje histori qe tashme e njohin të gjithe (95% é publikut shkon në kinema duke u nisur nga historia, ngjarja qe ajo tregon). Shto qe s’ka movie-star në film (meqe protagonistet luajne rolin e tyre të jetes).
Por dhe kritika é ka pritur nuk ka ku të shkoje me keq. Për nje arsye të thjeshte: ndryshe nga 99% é filmave të rinj qe dalin në kinema, “The 15:17 to Paris” nuk u shfaq paraprakisht për shtypin (2-3 jave perpara) : Warner Bros. distributori i filmit NUK pranoi të organizonte séanca spéciale (si zakonisht me filmat é rinj) për gazetaret dhe kritiket. Me siguri, arsyeja ka qene mediokriteti (në fakt, nuliteti) ulerites i filmit i shoqeruar, për dreq, nga nje deshire e paperballueshme e Eastwood për të realizuar nje film qe noton rëndshem në ujra predestinimi kristik (e qe në fakt i jep filmit nota gati qesharake).
Keshtu qe shtypi francez é zbuloi filmin njekohesisht me spektatoret, pra të merkuren qe shkoi, dhe u lemeris nga nuliteti i tij (nderkohe qe, tradicionalsiht, shtypi francez historikisht i ka adhuruar filmat é 87 vjecarit).
Nuk besoj se në USA filmi do kete sukses komercial (por ndofta dhe po: kush po e merr vesh!). Amà “telefoni arab” (komentet e spektatoreve) nuk besoj se do jene të mira (varet pastaj edhe nga marketingu qe do shoqeroje filmin)

4.0

Se harrova : terroristi ne film nuk shfaqet vecse 3-4 minuta dhe nuk eshte vecse nje siluete é mortifikuar dhe kaq 😀

image

 

Albano-id
film dokumentar dmth. ne teori eshte interesant, po amerikanizmi i tij duket mjaft influencues

 

STALKER
Nuk ka ndonje glorifikim të Ushtrise amerikane në fakt (zaten as tek “American Sniper” nuk eshte se kishte nje të tille por mungonte pikeveshtrimi nga ana tjeter e konfliktit, dmth pikeveshtrimi i irakianeve për ushtaret amerikane por nejse, eeeee për kaq “pakogje” jemi mesu me Clintin.
Kesaj rradhe ka glorifikuar predestinimin kristik (“e kish shkruar Perendia – Jezui ne kete rast – qe të ndodhte keshtu”). Ka plot skena përgjate 90% të filmit qe tregojne se heronjte é filmit ishin të zgjedhurit e perendise (mbi të gjitha ai qerosi, Spencer Stone qe eshte pothuaj heroi kryesor i filmit, për me teper qe zezaku, në fakt, nuk eshte as ushtar asgje, thjesht shok i dy të tjereve.
Psh, ka nje skene qe, kur ishte në gjimnaz, mesuesi é pyet Spencer-in “po mirë, ça do besh ti në rast të nje ngjarjeje të paparashikueshme?”. Ose nje skene tjeter Spencer, kur ishte në shkolle për ushtarak, eshte i vetmi qe (s’po e them); shto qe të tre, kur ishin kalamaj, studionin në nje shkolle private (dmth fetare).

Shkurt muhabeti, Clinti do të na thoje qe “keshtu ishte shkrujt për ta”, se ishte e natyrshme qe po shkonim drejt nje “Epifanie ke treni”. Lere Lere dhe filmi mbyllet deri dhe me nje lutje
Shkurt, kesaj rradhe Clinti é ka me Jezuin. Unë s’kam asgje kundra në princip, po humori ka çik kufi…

 

STALKER
Citim korriku: ordinary people doing extraordinary things’. Clint-i duhet te kete deshtuar ne pershfaqjen e ‘ordinary people’

Në fakt, problemi eshte se me pretekstin qe ata janë ordinary people (asgje të keqe deri ketu), eshte vete filmi qe duket ordiner. Dhe në fakt, eshte ordiner dhe i merzitshem ku ska ku të shkoje. Edhe tek “Sully” dakort, heroi ishte ordinary people, njeri i zakonshem, por brenda filmit kish konflikt, kish mister. Tek “The 15:17 to Paris” zero konflikt, zero mister. Në vendi të kesaj, siç thashe me lart, nje obsesion debil dhe krejt i pajustifikuar me predestinimin kristik dhe kaq.
Film koti – kur thone kalamajt

 

STALKER
Citim korriku: nga fotografia Spencer Stone eshte ca ndryshe nga dy te tjeret. Ndoshta PTSD, simptome e zakonshme per veteranet.

Kam frike se nuk eshte pune PTSD-je, por thjesht sepse Spencer duket çik trap per nga natyra E them kete sepse ne kete historine e trenit, po ta mendosh mire (le qe duket edhe ne film), keta çunat nuk eshte se bene ndonje gje realisht te madhe qe te prodhoje stres post-traumatik. Konkretisht: kur terroristi del nga haleja e trenit brenda te ciles po armatosej, tek dera e saj pret nje pasagjer tek te 40-at (i vetmi qe plagoset rende ne ate ngjarje, pasi merr nje derro plumbi ne gjoks) i cili, pak minuta më pare i thote te shoqes se dikush eshte futur ne banjo dhe ka çerek ore brenda. Kur terroristi del nga WC, pikerisht, eshte ky burri tek te 40at qe perpiqet i pari tja heqe kallashin nga dora; dhe me pas ha plumbin. Po ashtu, eshte edhe nje tjeter pasagjer qe perpiqet ti imponohet terroristit.
Kur vjen momenti qe ky i fundit hyn ne vagonin ku jane 3 djemt amerikane, ka diçka interesante. Ne konferencen per shtyp, Spencer ka thene qe, kur pame se terroristit nuk i funksionoi arma (gun jammed), ju hodhem siper.
Clinti, per ta dramatizuar çik ngjarjen, e ka treguar skenen sikur Spenceri i hidhet terroristit 2-3 sekonda para se ai te konstatoje qe kallashi i ben shkrepje boshe (gun jammed). Vazhdimi pastaj dihet.
Clint Eastwood eshte regjizor i apasionuar pas heronjve te heshtur (dhe mire e ka!!); per me teper qe disa nga filmat e kesaj natyre i ka qare (“Sully”“Jersey Boys”); ca te tjere ç’ka (“Amerikan Sniper”, “Invictus”), dhe ndonje si puna e ketij “The 15:17 to Paris” e ka çuar per lesh. Por ndofta nuk eshte dhe aq faji i tij: si duket, nuk eshte se kish shume lëndë per te bere nje film te mire, pra heronjt nuk ishin aq te heshtur (ose siç thash ne nje mesazh te melartem: ne film mungon totalisht konflikti, misteri)

 

Albano-id
mos, na dhe spoiler ,
mbaj mend te gran torino, ka nje skene te fundit ku merr pozicionin e krishtit. ke pas bere nje review interesante dhe per ate film.

STALKER
S’ka perëndi (s’ka anti-spoiler) qe e shpeton “The 15:17”
Gran Torino ishte film qe me bente nevrik, por s’ka gje, amà kish konflikt brenda vetes (brenda vete filmit); pozat kristianike te Clintit me irritonin, por kur e kam riparë filmin me vone, me se shumti me kane bo me qesh

Albano-id
ka bere goxha filma ky, kur e mendon, edhe si numer, jo te keqinje te gjithe, mystic river, po ashtu me konflikt e dramatik.
une do ta shof vetem per kuriozitet, se keto atentatet terroriste nuk i ndjek me, me ka humb filli

 

STALKER
Ky biles SHUMICEN e filmave i ka sh te mire!

po te beja nje top15-Eastwood shpejt e shpejt, do ishte pak a shume kshu:

1. The Bridges of Madison County (1994) – masterpiece
2. A Perfect World (1993) – masterpiece
3. Honkytonk man (1982)
4. Jersey boys (2014)
5. Sully (2016)
6. Play Misty for me (1971)
7. J. Edgar (2011)
8. Absolute power (1996)
9. Hereafter (2011)
10. Midnight in the garden of good and evil (1997)
11. Unforgiven (1992)
12. Mystic river (2002)
13. True Crime (1998)
14. Million Dollar Baby (2004)
15. Sudden impact (1983)

filmat me te mire, Clinti i ka bere ne vitet 90

 

STALKER

Citim korriku: perkon edhe me nje kulture qe eshte ngritur ne usa – rrembimi dhe tjetersimi i ngjarjeve te realitetit- me justifikimin e teorise se individit te suksesshem.

ah ah ah… . Na hape pune, por per ti rene shkurt, Godard ka kohe qe e ka thene ne menyre metaforike (dhe jo vetem) : problemi i vertete i USA eshte fakti se s’kane Histori (ose e kane shume te re) e per rrjedhoje, u duhet te shkojne gjetiu per ta kerkuar (Vietnam, Irak…). Deri dhe emrin e kane te huazuar : Amerikat (Americas) eshte emri i gjithe kontinentit amerikan, verior dhe jugor, por ja qe eshte USA qe e ka bere te vetin kete emertim.

ps: po ta vesh ré, tek filmi “Che” i Soderbergut, ka disa fragmente nga arkivat e Mbledhjeve te OKB-se se vitetve ’60. Aty fjalen e merr edhe Fidel Castro dhe ai, kur flet ne emer te vendeve te Amerikes Latine si Kuba, Kolumbia etj etj, thote :“Ne, shtetet e Amerikës, … etj etj”. Biles nje gje e tille sjell konfuzion tek spektatori sepse duket sikur Castro flet ne emer te Shteteve te Bashkuara te Amerikes 😉

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s