“Dark Shadows” – film amerikan me regji te Tim Burton

” Tim Burton o Tim Burton,
ti je krenaria jon’ “

Keto kane qene disa nga vargjet e kenges se kenduar nga grupi nga krahina e Los Angelesit, ai grupi qe kendonte edhe ate kengen tjeter per Clint Eastwoodin. Sepse me shakà apo pà shakà, Timi ka qene dhe eshte nga te paktit regjizore hollywoodiane qe ka arritur t’ja imponoje origjinalitetin e tij Hollywoodit (ndonjehere edhe artin e tij, por nuk po shkojme aq larg hë per hë e nuk po guxojme te flasim per art).

Filmi i fundit i tij i para dy vjetesh, “Liza ne boten e çudirave”, me kish zhgenjyer jo pak : më qe dukur film i shtypur nen peshen e skenarit, marketingut, gjithshka ne të më qe dukur koherente (nderkohe qe, nese kane nje merite te padiskutueshme filmat e Tim Burtonit, eshte mungesa e konvencionales, e koherentes dhe pikerisht prezenca e transgresives !). Por me kujtohet mjaft mire se asokohe ja kisha vene te gjithe zhulin Walt Disney-t, kompanise qe kish prodhu dhe filmin 200 miljonesh : hajt mo, heren tjeter Tim Burtoni do qelloje ne shenje !

“Hera tjeter” i bie kjo e tanishmja, pra “Dark Shadows”, por dhe “Hijet e Erreta” nuk ishin me te mira se “Liza ne boten e çudirave” : magjia Burtoniane prap nuk operon (funksionon), filmi eshte jo pak siperfaqesor, jo pak konvencional, i terheq kembet zvarre pothuaj gjithe kohes (ne frengjisht, thuhet “plan plan”, pra me me plane filmike te rradhitura njeri pas tjetrit si ushtare te pjerdhur), transgresivja ka shku me sherbim, ndersa Johnny Depp thjesht ben detyrat e shtepise (por dhe ai, s’ka ç’te beje me teper ne fakt, faji nuk eshte i tij !!). Une ngela me gisht ne goje, sepse isha prefur shume kesaj rradhe, sepse kisha mendu me vete : Tim Burtoni ka fillu me e bo si shkolla e nates : nje po, nje jo, nje film i shkelqyer -“Sweeney Todd” -ne 2008, nje film i keq “Liza ne boten e çudirave” -ne 2010-n; keshtu qe tani, ne 2012-n, i binte te shihja nje film te mire tijin !
Prap nuk kish qene e thene… ; por problemi mbetet. Keshtu qe hajde te gjejme arsyet ! (ose qofte dhe ndonje arsye)

Tani : po ta marrim me shpate ne brez, i bie ta themi troç : Timit me sa duket ka filluar ti shterroje kroji. Me sa duket, ç’kish per te thene, i tha… . Por dhe kjo, eshte nje çike si e kollajshme me u thene dhe pa u argumentu !
Siç kam shkrujt dikur tek portreti i tij, heronjte e universit te tij kane qene personazhe timidë, te ndrojtur, por pasionantë : Pee-Wee, Edwardi, Batmani, Jack Skellingtoni apo Ed Woodi kane qene melankolikë dhe depresivë, te vetmuar dhe fantastikë, por me shpirt te paster dhe me zemër te nje fëmije ! Ndersa tek “Dark Shadows”, Barnabasi vertet eshte nje vampir fantastik dhe filmi vertet nuk bie ne moralizim apo ne pajtime konvencionale (ne fund te filmit, asgje nuk i pajton te vdekurit e djeshem me te gjallet e sotem, arsitrokatet e djeshem me borgjezet e sotem, dhunen seksuale me pastertine e ndjenjave), por te gjitha keto nxirren më shume si ‘konkluzione’ teorike, sesa shihen permes imazheve (ose me sakt : shyqyr zotit qe skena e parafundit fare – ajo tek keshtjella- eshte e arrirë, se perndryshe, edhe ato ‘konkluzione’ qe permenda me lart nuk do evidentoheshin !). Ose : vertet qe ne film jane pothuaj te gjithe elementet burtoniane -pra edhe pylli, edhe pema, edhe keshtjella e rrenuar, edhe heroinat evanescente, edhe obsesioni me kokat dhe duart e prera, edhe … edhe… , por nuk mjaftojne : te gjitha mbesin si ne teori, pra ne skenar : filmi per fat te keq do futej tek ata qe skenarisht (pra ne teori, pra me llafe), te qajne qoshen, por me vepra (në imazhe)… a ha, ua qan ti qoshen

5.3

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=isjg9O7ifwM

 

 

Leave a comment